Shpërthimi i Malltezit rrëzon epopenë 1-vjeçare të foltores së Berishës

29 Gusht 2022, 18:10Politika TEMA

Shpërthimi i Malltezit rrëzon epopenë 1-vjeçare të

Nga Ylli Pata

Shpërthimi i Jamarbër Malltezit(anëtar i grupit të ndëshkuar nga SHBA si Non Grata), ka nxjerrë në pah problemin kardinal brenda opozitës shqiptare. I cili që prej 9 shtatorit të vitit të shkuar, jo vetëm që nuk është zgjidhur, por është majisur më keq, duke e fshehur këtë plagë me plagosje të tjera të kota “brenda familjes”.

Malltezi sulmonte deputetët e PD-së që po hezitojnë të bashkohen me Berishën në një grup parlamentar, duke i anatemuar e tallur me krahasimin që i bënte me disa nga emrat e “opozitës parlamentare” që mbushën vendet e PD-së e LSi-së në Kuvend, pas djegies së mandateve.

Malltezi, rrekej të kërcënonte parlamentarët aktualë, se nëse do të vijojnë të ndjekin politikën e SHBA-së, ata nuk do të marrin vota nga militantët e opozitës. E këtu bënte krahasimin me Rudina Hajdarin që kandidoi për një forcë politike të re në zgjedhjet e 25 prillit 2019, apo edhe me emra të tjerë.

Një logjikë e qartë sipas Malltezit, për të treguar se sot përkrahësit e PD-së nuk janë me Amerikën se ka ndëshkuar doktorin, por kundra saj. Një argument që ka ndjekur si një fill i pashkëputur tërë historinë e përplasjes së Sali Berishës me SHBA që në vitin 2016. E cila shikohet qartë nga egërsia me të cilën sulmohet jo vetëm ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, por edhe zyrtarë të lartë amerikanë që nga Presidenti Biden apo Antony Blinken, në qarqet apo rrjetet pro Berishës. Shikohet gjithashtu në komentet që ky grup bën ditë për ditë në faqet e rrjeteve sociale të ambasadës së SHBA në Tiranë, ku dominojnë sharjet e kërcënimet nga më ordineret, pikërisht duke u nisur nga ndëshkimi që i është bërë Sali Berishës.

Kjo është një linjë, e cila edhe pse hapur fshihet se “nuk ka qëndrim antiamerikan në PD”, duket se e gjithë kjo “ushtri trollsash” mbështetet e frymëzohet nga lart.

Nga ana tjetër, qëndrimi nervoz i Malltezit ndaj deputetëve të PD-së, tregon tashmë rrëzimin e epopesë së foltores, tashmë që maskat kanë rënë dhe Sali Berisha po e drejton personalisht partinë e tij politike, ku nuk se ka forume apo një udhëheqësi kolektive.

Sjellja, gjuha e rëndë e Malltezit ndaj ish-deputetëve të “opozitës parlamentare”, vjen pas një “pajtimi” që Berisha bëri me një numër të konsiderueshëm të këtij grupi, të cilët që në fillim ju bashkuan foltores, dhe janë aktiv në rrjete sociale, apo edhe protestat që ka organizuar Foltorja prej më shumë se një viti.

Rudina Hajdari përshembull, e cila përdoret si një sebep nga dhëndri i Berishës për të sulmuar deputetët e PD-së, jo vetëm që i është bashkuar foltores, por është anëtare e Këshillit Kombëtar të partisë paralele të doktorit. Po ashtu në Këshill Kombëtar është zgjedhur edhe Muslim Murrizi, ndërkohë që Kujtim Gjuzi, Selami Jenisheri etj, janë tashmë përkrahës publikë të partisë së Berishës.

Zgjedhja e tyre tek grupi i Berishës, edhe pse mund të komentohet apo kritikohet, ka një logjikë krejt të thjeshtë politike. Të gjithë këta deputetë kanë pasur kundërshtar më të madh në PD Lulzim Bashën, e atë e kanë sulmuar egër që në fillim, e Berishën jo. Madje edhe kur Sali Berisha u shpall Non Grata prej qeverisë së SHBA-së, ky grup që anatemohet nga Malltezi si “njerëz të ambasadorëve” nuk përkrahën amerikanët, por doktorin.

E kjo përkrahje u bë mjaft më e dukshme, kur Sali Berisha nisi lëvizjen e foltores, të cilën e fshehu si një nismë politike për të bërë ndryshime brenda opozitës, e jo si krijim i një bunkeri politik antiamerikan.

Anatemimi nga familjari i Sali Berishës, i Rudina Hajdarit dhe kolegëve të saj, tregon pikërisht rrëzimin e demagogjisë dhe lëvizjes politike një- vjeçare për të “rthemeluar Partinë Demokratike”. Berishës, sot nuk i nevojitet as Rudina Hajdari, as Muslim Murrizi, por as Kujtim Gjuzi e Selami Jenisheri, të cilët i duheshin për të larguar Lulzim Bashën, pasi betejën aktuale e ka me “grupin 35” të deputetëve që nuk kanë pranuar që të jenë pjesë e lëvizjes së tij.

Krahasimi i “opozitës parlamentare” të 2019-s me 35 deputetët e sotëm të PD-së nga Malltezi është realisht çështja themelore e opozitës shqiptare. Fshehja apo futja e kokës si struci për një vit rresht nuk mund të zgjasë pafund. Ngaqë thelbi i ngërçit të opozitës është ndëshkimi perëndimor i Sali Berishës, e qëndrimi në parti, e akoma më keq drejtimi i partisë nga “Non Grata”, nuk është gjë tjetër veçse një qëndrim anti-amerikan.

Vendimi i qeverisë së SHBA vjet tregoi se brenda opozitës ka një vullnet të qartë për të deberishizuar Partinë Demokratike, si dhe një qëndrim për të mbajtur një politikë të afërt me aleatët strategjikë të Shqipërisë.

Ky qëndrim, natyrisht ka qenë i përfaqësuar nga Lulzim Basha, sot nga regjenca komanduese që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, e nga një pjesë e rëndësishme të deputetëve të PD-së. Natyrisht ka edhe një grup të madh që mendojnë kështu, si në degët e PD-së, strukturat e saj, por edhe në strukturat paralele që ka krijuar Foltorja. Sipas të gjitha gjasave, Rudina Hajdari apo Muslim Murrizi, edhe pse janë kundërshtarë të fortë me grupin e Alibeajt, ata janë në një linjë në lidhje me SHBA dhe ndëshkimin amerikan të Berishës.

Aktivizimi me foltoren, sipas të gjitha gjasave është një aksion politik pragmatik, e jo një shprehje e rreshtimit antiamerikan me doktorin. E këtë siç duket e di mirë Sali Berisha, pasi me rezistencën që po i bëhet nga PD-ja “legale” e cila është edhe aleate e njohur nga SHBA e BE, do të rritet edhe qëndrimi brenda foltores, ku ndoshta edhe ka nisur “gjuetia e spiunëve”. Në fakt kjo u pa që me përplasjen ndërmjet Evi Kokalarit dhe Belind Këlliçit, por anatemimi i rëndë nga Arbër Balltezi, i aleatëve “proamerikanë” të Berishës, e tregon edhe më qartë këtë.

Brenda opozitës, ka dukshëm dy qëndrime: njëri që sulmon egër SHBA dhe zyrtarët e saj dhe e cilëson Sali Berishën si viktimë, dhe një tjetër që përkrah vendimin e SHBA, edhe pse nuk i pëlqen ndëshkimi i liderit të tyre historik.

Çështjet e tjera që u përdorën për një vit si “statuti, rithemelimi, demokracia e brendshme” etj ishin kështjella rëre që shërbyen vetëm si pozicione luftimi të palëve në oborrin e selisë blu. Vetëm përballja me këtë çështje do të prodhojë politikë reale brenda kësaj opozite.

TemA

16 Komente

  1. A
    Agron

    Ne pd jane te gjithe Selami

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Ky është manall,i shkreti.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Debilët qe na bene Ramen peshqesh

        Vërtet, ky është manall fare, por ka edhe nje pyetje tjeter. Pse Saliu, dhe gjithë manallet qe i shkojnë mbrapa kane 30 vjet me dy gishta perpjetë si Jaser Arafati i Palestines? Ato dy gishta mbaruam pune ne vitin 1992. Tani vetem nese ja fusion vetes nga mbrapa. Akoma ka debila qe kujtojne se do rrezojne Ramen me dy gishta. Mjere elektorati i djathte ne dore të kujt Ka rene. Po kur bën dhe Jamshkerdhate Malltezi si i djathte, atehere të djathtet e vërtetë kane mbetur pa shtepi, se ua ka vjedhur familja Berisha.

        Përgjigjjuni
    2. t
      trimi

      Shkoni me salen që të shpëtoni lëkurën se dhe likja me salen është, dhe dilni kundra Amerikës. Do tju coj sala ne rusi që ti tregoni putinit se si e mposhtet Amerikën në Shqipëri që ta mposht dhe Rusia pastaj. (aha ju si hyni ne pun e as dreqit, kur do vij ajo dit qe te shuheni si far efis sic shujti sala familjen haklaj)

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taliban

        Ha...ha....harxhon kohe dhe energji duke bere 'analiza' te detajuara. Kujton se do te bind talibanet e Shqiperise. Njerzit koke betoni ndryshojne mendje vetem kur vdesin.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Himarioti

          Ky Malltezi është një vrimë qenefi në familjen Berisha qenef.

          Përgjigjjuni
          1. o
            olio pidhari

            Ky Jamkar karabushi e ka kunj te madhe me Lul brylin , me sa duket e ka kuptuar qe Lul dordoleci dicka kish me hunderen e Saliut ne Kosove ....eshte e pamundur qe ky mos te kete dicka personale , ky sulmonte Lulin edhe atehere kur Saliu pergjerohej per Lul dylberin ....me sa duket ja paska valuar lul bytha gruas se ketij , kjo eshte arsyeja qe ky nuk e kaperdiu dot Lulin kurre , kjo per sa i perkete nje komenti te verdhe ....kurse per sa flet botimi ske cfare i shton , Ylli ka bere si gjithmone pershkrim akzakt , ky eshte plere , po plere ne kuptimin total te fjales , ky e ka gjuhen te gjate , dhe eshte shume provokator , atje ku duhet te rinte si miu i trembur se po i vjen Boa ta godase , hap gojen ofendon , dodet pa kritere kundershtaret , perdor nje gjuhe te papareshtatshme ....njesoj si Jeri i tij kufoma Sali .....kete qelbesire dhe ta terheqesh zvare rrugeve dhe ta godasesh me kamzhik prap pak eshte .....ky eshte nder te rallet qe mbart ne vetvete shume shum karakteristika te peshtira .....

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pensionist pa pension

              Koment i sakte, edhe pse autori Olio duket me mbiemer te lakmuar

              Përgjigjjuni
            2. F
              Fevzo qime deri

              Akoma mereni me kete qe e ka koken si condom .

              Përgjigjjuni
              1. Çup frroku

                Vazhdo e shkruaj shoku patoku se berisha po vazhdon perpara sport ka politikan e nderkombetar qe e ndalon ju te gjithe qente lehni karvani po ecen perpara populli nuk duron me shkruaj ti sa te duash se klysh rilindas e komunisti je duket urrejtjen qe ke per opoziten

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zagali

                  Kame degjuar se ai Lul Bukuroshi sikur e ka peleqisur pak Ergiten kure ishin ne Kosove. Por ama pak. Per kete Arber Malltezi nuk duhet t'a marin per kapital, se ne fund te fundit Ergita e Saliut ne vend e ka. Luli nuk ja mori per gjithemon.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lasgushi.

                    Ky e ka prejardhjen dhe ADN nga nje familje budallenjsh. U trazua me poshtersine,intrigen dhe skizofrenine e familjes Berisha,perfundimi bole komplet. Aq me teper,me borsalino tip peshkatari koqe e qe do te beje politics.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rexhina

                      Ky plehra grin sallat per sa kohe qe drejtesis ecen me hapin e breshkes.Tu sekuestrohe te gjithe pasurit se te vjedhura i kan e pastaj e shikojm a do birbilos kerma Malltezi.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arbëror Epiroti

                        Që këta rrojnë si nuk ka më mirë, këtë e di dhe bufi. Që krekosen e kanosin edhe këtë e di kunadhja. Që mediat e gjithë llojeve i bëjnë me zë e me fytyrë edhe këtë e di edhe maçoku. Që flasin e bërrtasin po thuaj gjithë politikanët duke akuzuar njëri-tjatrin e di gjithë mileti. Do thoni ju, miq të rrjeteve sociale, po kush nuk e di? Të gjitha këto nuk i dinë vetëm organet e akuzës. Ka dhe diçka tjetër, që të jem i qartë. Këto i dinë edhe ata që i bëjnë, por ata bëjnë sikur nuk e dinë që të gjitha i di mbarë populli. Po pse i bëjnë? Se nuk dinë se si të kthehen mbrapa, jo si nendim, por si veprim, sepse nuk i lejon kthim mbibgopja. Interesant si është ndlrrtusr kjo qënie njerëzire???. Arbëror Epiroti

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xen Gërdeci

                          Kësaj që po bën PD,foltore (Sali) apo PD Alibeaj (Luli) i thonë pirdh të çfryesh. PD duhet të ringrihet nga fillimi pa xhaketa të vjetra ish sekretarë PPSH - je apo ish të përndjekur spiunë të ish sigurimit të shtetit . Pd-ja duhet të ringrihet nga hiri i antikomunizmit dhe anti ishsigurimsave , shkurt nga ata që realisht e kanë vuajtur atë sistem .

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            Ornitologu i pavarur

                            Se shpejti,ky “karabojsi” do i bashkohet marrshimit LGBTI,pasi thone qe eshte mik i Kristi Pinderit.Bravo,motra!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje