Ish-zëdhënësja e Berishës: Basha po përgatitet për krijimin e një partie të re

29 Gusht 2022, 12:04Politika TEMA

Ish-zëdhënësja e Berishës: Basha po përgatitet për

Ish-zëdhënësja e Berishës Juela Meçani, në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se Lulzim Basha në heshtje po bën përgatitje për formimin e një partie të re.

Më tej ajo tha se zgjatja e vendimit të Gjykatës për t’i dhënë vulën e PD-së grupit të Berishës apo atyre që janë mbështetës të Lulzim Bashës me në krye Enkelejd Alibeajn, po përkeqëson situatën brenda kësaj force politike.

“Paralajmërimet janë se situata politike do të nisë vrullshëm në shtator. Janë hedhur indicie se do të jetë një vjeshtë politike opozitare e mbështetur të denoncimet. 

Zgjatja e vendimit të Gjykatës për PD është gjëja më e gabuar që u bë. Është pak i habitshëm dhe zgjatja e këtij vendimi e kris edhe më shumë situatën brenda PD-së. 

Ajo që unë nuhas është se një pjesë e lidershipit të kaluar të Bashës. Janë në pritje të këtij vendimi për t’i dhënë një zgjidhje politike karrierës së tyre politike dhe e dyta kredopolitike të një force të re. 

E nuhas që do të ketë një forcë të re politike. Mendoj se njëra nga palët që do të marrë vendimin e gjykatës do të jetë e detyruar të bëjë një parti të re. 

Basha mendoj se po bën përgatitje për një parti të re. Sido që të jetë vendimi i gjykatës, do të shkojë drejt krijimit të një partie të re”, u shpreh gazetarja.

Nga ana tjetër gazetari Mariglen Kume tha se Sali Berisha nuk ka mundësi që të zgjedhë kreun e grupit të ri parlamentar.

“Më rezulton se Berisha mund ta ketë bërë shumicën, por nuk ka mundësi akoma që të zgjedhë ai kryetarin e grupit parlamentar të PD-së. Edhe në sesion të ri Enkelejd Alibeaj do të jetë  kreu I grupit parlamentar të PD-së”, tha gazetari.

4 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Basha është paqësor, asnjëherë s'ka qënë problem i PS-së.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lulëzimi

      Lulëzimi do t'donte t'ishte në paskajore si Raçkapuri te filmi "Dëgjoni këngën time" - në talent e prekshmëri - por ja që nuk e ka at'hov .

      Përgjigjjuni
    2. v
      vlora.vlora

      Po pse jo, une jam i majte dhe me ka ardhe ne maje te hundes me kete hajdutin e rilindjes ,nqs Basha krijon nje parti me elemente te rinj ,sigurisht qe do kete mbeshtetjen e e usa-s dhe te njerezve ,dhe pse jo do ta votoja me deshire

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bersh

        Basha e ka partine Ska pse Berisha duhet te krijoje parti te re

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje