SPAK hap tjetër dosje për Ilir Metën dhe kunatin e tij Drini Kryemadhi për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre (procedimi nr. 137)

29 Gusht 2022, 16:54Politika Adriatik Doçi

SPAK hap tjetër dosje për Ilir Metën dhe kunatin e tij Drini

Teksa vijojnë hetimet për çështjen e lobimit në SHBA me para të padeklaruara, SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penal për Ilir Metën, Monika Kryemadhin, vëllain e saj Drini Kryemadhin dhe vjehrrin e këtij të fundit Nuri Peti. Procedimi penal është regjistruar për veprat penale për korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre. Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e një kallëzimi të referuar nga gazetari Adriatik Doçi, pas publikimit të disa artikujve në Report Tv dhe Shqiptarja.com për një aferë të dyshuar korruptive. 

Puna (misioni) i gazetarit mbaron me raportimin e fakteve dhe rrethanave me interes publik. Por, meqenëse prokuroria ka një raport problematik me hetimet kryesisht dhe kreu i SPAK-ut Arben Kraja ka deklaruar se hetimet i nisin me kallëzime, vendosa të referoj në SPAK një kallëzim penal për Ilir Metën, për korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre etj., në bashkëpunim me kunatin tij Drini Kryemadhi dhe vjehrrin e këtij të fundit Nuri Peti. 

Sigurisht nuk mungon as Monika Kryemadhi. (Ky është procedimi i tretë i regjistruar nga SPAK për aferat e larmishme të Ilir Metës). 

Materiali i referuar shoqërohet me provat, rrethana dhe faktet mbështetëse, që konfirmojnë pasurimin e këtij grupi duke abuzuar me detyrën publike dhe koncesionet e paguara nga shqiptarët. 

Në 27 korrik 2022, pas interesimit tim, jam informuar se SPAK, në 25 korrik 2022, SPAK ka regjistruar procedimin penal nr. 137, për shpërodrim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. 

"Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion nga Prokuroria e Posaçme, informojmë si vijon: Mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Adriatik Doçi, kundër shtetasve Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Drini Kryemadhi dhe Nuri Peti, me datë 25.07.2022, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal Nr.137, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248, 259 dhe 287, të Kodit Penal", thuhet në përgjigjen e SPAK.

Ku konsiston kallëzimi penal:

1. Drini Kryemadhi ka marrë 36 milionë lekë ose rreth 360 mijë USD nga kompania e kolaudimit SGS, në formë pagash, gjatë periudhës 2013-2020, me funksionin ixhinier mekanik. 

2. Drini Kryemadhi ka marrë një pagë disa herë më të lartë se sa inxhinierët e tjerë, madje në një periudhë kohe, më të lartë edhe se sa vetë CEO i SGS-së, një rast ky ndoshta unik në Ballkan. Konkretisht, paga e vëllait të Monika Kryemadhit rezulton 385,000 lekë/muaj ose rreth 4 mijë USD në muaj, ndërsa CEO i kësaj kompanie, Alexandros Michail rezulton me pagë 351,467 lekë. 

3. Gjatë 7 viteve, Drini Kryemadhi ka shkuar vetëm disa ditë në punë, duke ngritur dyshime të arsyshme se vëllai i Monikës është paguar nga SGS, me qëllim që Meta të mos i kërkonte zbatimin e kontratës dhe realizimin e investimeve, përmes Ministrisë së Transporteve, të cilën e kontrollonte LSI-ja.

4. Në shtator të vitit 2013, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të merrnin plotësisht nën kontroll Ministrinë e Transporteve dhe drejtorinë e targave dhe patentave, përmes dy të besuarve të tyre, Edmond Haxhinasto si ministër dhe Ylli Spahiu si drejtor, ky i fundit me dosje në SPAK. Në 21 nëntor të vitit 2013, Drini Kryemadhi fillon punë si një inxhinier i thjeshtë mekanik pranë SGS-së, por me një pagë marramendëse. Ministria e Transporteve ishte përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të koncesionit të konsideruar si skandaloz. Teksa vëllai i Monika Kryemadhit vijoi të merrte nga SGS një pagë më të lartë se sa kreu i shtetit shqiptar, kompania nuk u trazua nga ministria e kontrolluar nga Meta dhe Monika, edhe pse shkeli detyrimet që buronin nga kontrata, sidomos me investimet.

5. Si mos të mjaftonin 7 vite pagë me vlerë rreth 4 mijë USD në muaj, vëllai i Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhi, ka marrë edhe shpërblime me vlerë të pazakontë tek kompania koncesionare SGS e kolaudimit të automjeteve, pranë të cilës rezulton i punësuar si mekanik. Drini Kryemadhi, në dhjetor të vitit 2020, në përfundim të kontratës së koncesionit monopol të kolaudimit të makinave, ka marrë nga SGS një shpërblim në vlerë 3.2 milionë lekë ose rreth 30 mijë USD.

6. Në vitet 2015 dhe 2016, Drini Kryemadhi ka kaluar rreth 13 mijë USD në llogaritë e LSI-së. Pra, nga njëra anë merrte para nga SGS-ja që favorizohej nga Meta, nga ana tjetër financonte partinë e drejtuar nga Meta. Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi deklaron se vëllai i saj Drini Kryemadhi, në vitin 2009 i ka shlyer një overdraft me vlerë 20 mijë euro. Nuk dihet burimi i parave të Drini Kryemadhi për blerjen e aksioneve në kompaninë e ndërtimit 180 mijë USD dhe 20 mijë euro për shlyerjen e borxhit për Monika Kryemadhin. 

7. Kompania koncensionare e kolaudimit të automjeteve (2009 – 2020) nuk ka përmbushur kontratën e firmosur me Ministrinë e Transporteve, sidomos për investimet. Kompania mori asetet e DPSHTRR, i futi një të lyer pikave shtetërore të kolaudimit, mblodhi miliona euro dhe iku. Gjatë periudhës 10-vjeçare, Ilir Meta ka kontrolluar plotësisht dhe pjesërisht 7 vite Ministrinë e Transporteve dhe drejtorinë e patentave dhe targave, përmes Edmond Haxhinastos dhe Ylli Spahiut. Pse përfaqësuesit e LSI-së pjesë e ekzekutivit nuk morën masa ndaj SGS që të përmbushte detyrimet kontraktore? Duket qartë se SGS ka përdorur vëllanë e Monika Kryemadhit si mburojë për t’i shpëtuar llogaridhënies, kontrollit dhe masave për shkeljen e kontratës. Meqenëse SGS paguante vëllanë e Monikës, të besuarit e Metës, Haxhinasto dhe Ylli Spahiu, nuk mund të mbronin interesin publik para interesave private të SGS-së.

8. Disa muaj pasi u punësua në SGS, vëllai i Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhi, në 13 maj 2014, i blen Maksim Demnerit 45 % të aksioneve të kompanisë së ndërtimit Tirana DKT, me vlerë rreth 180 mijë USD. Tre muaj më pas ia dhuron aksionet vjehrrit të tij, Nuri Peti. Në 17 janar të 2018, Nuri Peti ia dhunon aksionet sërish dhëndrit Drini Kryemadhi, duke i kthyet qokën. Kompania rezulton herë me humbje dhe herë me fitim modest, por dyshohet se ka shërbyer si maskë për lëvizen dhe mbulimin e parave.

9. Ka dyshime të forta se kompania e ndërtimit Tirana DKT është futur në marrëdhënie financiare me SGS dhe se Nuri Peti i ka kaluar shuma të mëdha parash dhëndrit, Drini Kryemadhi, vëllait të Monikës. Meqenëse raportet financiare mes Nuri Petit dhe Drini Kryemadhit si dhe mes SGS dhe Tirana DKT konsiderohen nga bankat si konfidenciale, u takon organeve ligjzbatuese për të zbardhur këtë hallkë të fundit të këtij zinxhiri të lëvizjeve të parave.

10. Shtetasi Nuri Peti rezulton se ka disa transaksione me familjen e Drini Kryemadhit (të gjitha kalime fondesh nga Nuriu te Drini). Më 26.05.2011 Drinit i është kredituar llogaria me 60.000 Euro. Përshkrimi i transaksionit është: Kalim fondi nga Nuri Peti.Më 15.05.2012, Manjola Kryemadhit (bashkëshortja e Drinit) i kreditohet llogaria me 20.000.000 lek si kalim fondi nga Nuri Shaqir Peti. Më 24/04/2017 Nuri Peti i jep borxh Drinit 40.000 Euro. Ku i mori paratë Nuri Peti?

 

19 Komente

  1. t
    titi

    Nje lemsh i madh qe di te beje vetem Leshelia e likes. Qe ka korrupsion kete e di dhe bufi por a do te kete specialista te afte Spaku ta ckorkolepsi kete mishmash te familjes multikorruktive.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Une menace pour leur mode de vie criminel, de grin

      Aha, asnje fjale nga SPAK per vilat dhe pronat e Ilir Metes.Mos kane frike se ne Surrel zbulojne akoma me shume?!

      Përgjigjjuni
      1. r
        reti11

        Mos je gje mgreb-xhi o xaxi? Se ata e qajne gjuhen e bretkocave

        Përgjigjjuni
    2. A
      Allah, allah

      Se pari, koment per Foton: sa ngjane qy Drini me IM, para opercionit ne stomak. Ngjane edhe me Monen para rregullimit te fytyres, si medioker, por do ti qe s'jane te tille. Te Tre ja Kane fut Shtetit dhe na kane ba budallenje per mese 30 vjet.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gezimi

        SPAK eshte gadi te hape edhe nje tjeter dosje per Ilir Meten. Kete e ka nga Kallezimet qe u ka dhene Lefter Koka qe thone se e mbajne ne burg per ato...vjedhjet tek Inceneratoret, per te cilat SPAK nuk po di se ku ta coje TOPIN.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Parate ja ka dhuruat gjyshja që ka punuar në koperativë bujqësore dhe nuk pranojmë dyshime sepse eshte e lidhur me rsh-presidentin dhe baxhellen e bodrumeve te shallvareve.

          Përgjigjjuni
          1. Çekiçi

            Çka ka më te gjetë po më dhimbesh o Ilir spiuni Hahahahaha

            Përgjigjjuni
            1. P
              Partia e Lirise

              Edhe kete vllane e kurves do e fusin brenda,mos ja del dote apo ka sapune plote.

              Përgjigjjuni
              1. c
                ce

                Po per krimin e madh ne politike qe beri Agush Habib Burgiba duke futur ne parlament nje sharebajge te neveritur te Haremit erotiko naziskin te Jales. Pa mbushur 18 vjece, me te vetmen cv per pjesmarrje aktive ne haremin erotiko naziskin te leshelise ne Jale, me shkolle te mesme futi Kejdi dhembcakallen ne parlament qe eshte deputetja me e pavlere ne historine e parlamentarizmit shqiptar. Niveli zero, vetem kakarisje nate per nate tek ekranet tip cim pordha. Do mbahet mend vetem per aktin me te paturpshem per nje femer kur doli bashke me sharebajgen tjeter Floida surratalienja te dyja me nje tabele para 138 deputeteve ne podium, ku ne tabele shkruhej_ Rama dick. A ka turp me te madh per nje femer , por keshtu jane gjithe keta te partickes Agushit, ta bejne kopilin ta lene tek dera, si psh Elona Guri turikali qe ti ve breket ne koke.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Franz Kafka

                  Cjane keto fytyra dangallesh kshu... IM, Monika, ky vellai kesaj... Bo bo bo cfare rrace gjytyrymesh do drejtojne shqiperine ne 2024

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Evisa

                    Po të gjykosh nga fotot shumë rracë e bukur janë këta "Kryemadhi". Habitet njeriu si mund të bëjnë të liga individë me fytyrë kaq ëngjëllore!

                    Përgjigjjuni
                    1. e
                      ej bela

                      Ka marre page vëllai i Monika Kryemadhit 385,000 lekë/muaj nga SGS? Po kjo SGS sikur ishte privat apo jo? Adriatik Doçi e ka mbiemrin shume te mire po ama s'te fal Mero, e paska bere mbiemrin Mero Doçi, po nuk duhet ta kete bere edhe SPAK Doçi. Duhet te jesh Doçi i Doçerve te per te regjistruar procedimin penal nr. 137. Frroki i Cuperve tha qe procedimi ka nr. 136

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vasili

                        Drini s'paska bere operacion ne miter si e motra.,por qenka bere koke l.qe si kunati i vet.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fariu de la balliu.

                          Ky eshte inxhinjer izoti ka qeelluar mutin me kobure.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shqipëtar!

                            Z.Doçi! Procedimi duhej bërë në emër të ilir metaj, jo ilir meta. Janë emëra të ndryshëm, të të njëjtit person (kameleon doja të thosha)??!!

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Juliano

                              Nëse SPAK do ketë afër për të ndjekur hetimet ndaj familjes El Çapo Meta(metaj), struktura të SHBA , do zbulohet një majë ajsbergu e madhe në historinë e politikës së korrupsionit të shtetarëve në funksione të larta në qeverisjen e një shteti. Krahas kësaj familje mafioze, do dalin dhe emra autorë krimesh, ku janë favorizuar për krime të ndryshme. Flitet se meta mona dhe drini, e kan shtrirë aktivitetin e tyre me pasurinë e krijuar pa baza faktuese justifikuese të ardhurash, deri në angli. Një injorant inxhinieri,i notës pesë, i mbetur çdo vit për vjeshtë, arrin të bëhet transaksionisti i parë, i shumave monetare të vjedhura në kurriz të shantazheve dhe zhdukjeve të personave për mos bindje për të qënë në rresht të Ilir Meta(metaj). Z. Adriatik e përshkruan mirë gjith hetimin paraprak të kësaj pasurie faraonësh dhe jo një rrogëtari publik. Respekte z. Doçi

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Enci

                                Ej, o njerëz, po këta si derrat, të gjithë një turi kanë. S’ka mundësi, këta duhet të jenë prodhuar në laborator.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Transparent

                                  Nuk hy njeri ne burg joooo. Nuk ka burgje aq te medhenj Shqiperia qe te futen te gjithe hajdutet. Keshtu qe, si gjithmone, ne burg futet ai qe vjedh nje pule ose nje arke peshk. Per ata qe vjedhin miliona, nuk ka burgje. Ne fund te fundit, nuk ka interes askush, perveç popullit, qe kto mostra te burgosen: as pozita, as opozita , asnje fare.... Kshtu qe popllit i mbetet veç te masturbohet me shpresen qe do denohen...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Gjush akullorja

                                    A me thoni kryeministri quhet EDVIN apo EDI ?

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje