Zgjedhjet vendore, Begaj nis përgatitjet për caktimin e datës, kërkesë KQZ: Na sillni rezultatin e 2019-ës

29 Gusht 2022, 15:01Politika TEMA

Zgjedhjet vendore, Begaj nis përgatitjet për caktimin e datës,

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka nisur punën për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Në një shkresë të dërguar Komisionit Qendror të Zgejdhjeve, Presidenca kërkon vënien në dispozicion të vendimit për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

Data e shpalljes së këtij vendimi përkon me datën e fillimit të mandatit të kryetarëve të bashkive që dolën nga këto zgjedhjve.

Sipas Kodit Zgjedhor, kjo datë duhet të jetë mes 15 marsit dhe 15 majit. Data e zgjedhjeve të reja vendore, që pritet të mbahen në vitin 2023, nuk duhet të jetë më shumë se 9 muaj më vonë nga mbarimi i kryebashkiakëve aktualë.

1 Komente

  1. t
    titi

    Pergjigjen me te sakte mund ta japi IM

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje