Rama nga Emiratet e Bashkuara Arabe: Mënyra si qeveriset vendi përcaktohet nga mënyra si përqafojmë të renë

14 Shkurt 2023, 11:37Politika TEMA

Rama nga Emiratet e Bashkuara Arabe: Mënyra si qeveriset vendi

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për një vizitë dy ditore ku përveç takimeve bilaterale do të jetë i pranishëm edhe në “World Government Summit 2023”.

Në një prononcim për mediat nga “World Government Summit 2023”, kryeministri Rama është shprehur se gjithnjë e më shumë po përballemi me situata që janë më të fuqishme se ne.


Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka shtuar se këta situata, kërkojnë veprime gjithëpërfshirëse.

I pyetur se cili është vizioni i tij për qeverisjen e vendit, kryeministri Rama është shprehur se mënyra për të qeverisur përcaktohet nga ajo se si përqafohet e reja.

Pjesë nga intervista:

-Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj në Samitin Botëror të Qeverisjes. Doja të dija cilat janë përshtypjet tuaja për Samitin Botëror të Qeverisjes, që tashmë është në përvjetorin e dhjetë. Cilat janë përshtypjet tuaja?

Kryeministri Edi Rama: Ishte hera e parë për mua dhe sapo mbërrita ndoqa seancën. Dukej shumë e këndshme. Organizim shumë i mirë dhe me aq sa e ndoqa, mu duk shumë interesant në lidhje me temat që trajtohen.

-Samiti i qeverisjes është një platformë globale për bashkëpunimin midis qeverive, industrive, botës së artit dhe inovacionit, një vend ku njerëzit mblidhen për të shkëmbyer ide dhe për të propozuar zgjidhje të reja për problemet. Pse mendoni se bashkëpunimi global duhet çuar përpara për probleme të ndryshme me të cilat përballet bota sot?

Kryeministri Edi Rama: Gjithnjë e më shumë po përballemi me situata dhe ngjarje që janë më të fuqishme se ne, nëse i adresojmë në mënyrë të izoluar si vende dhe kontinente. Si të tilla ato kërkojnë veprime gjithëpërfshirëse dhe shpresojmë t’i realizojmë këto para se katastrofat të na fshijnë nga faqja e dheut.

-Ne ju njohim që kur ishit kryebashkiak i Tiranës. Ju e rikonceptuat qytetin e Tiranës dhe ne e pëlqyem shumë punën tuaj. Cili është vizioni juaj për qeverisjen e vendit dhe inovacionin në qeverisje?

Kryeministri Edi Rama: Në ditët e sotme, mënyra për të qeverisur vendin përcaktohet nga mënyra se si ne e përqafojmë të renë sepse çdo ditë dalin gjëra të reja. Kjo epokë e re e gjërave të reja po sfidon mënyrën tonë të qeverisjes. Si rrjedhojë, sa më shumë të ndërveprojmë me njëri-tjetrin dhe bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, aq më shumë mund ta përdorim teknologjinë në një mënyrë që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Kjo është ajo që duhet të bëjmë, që të jemi relativisht të sigurt përballë sfidave.

 

13 Komente

  1. Titi

    Ky maskaraj, çdo jave ështe ose në Turqie ose në Arabie, duke bër maskaralleqe në kurrizt të Shqiprise. Edi Rama ështe Lindor njësoj si Enver Hoxha dhe Sali Berishes.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Olti

      Foli shum bukur per grat!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berti

        I vetmi qe di sesi te qeveris nje vend si duhet

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vera

          Me ato gjera qe tha per grat eshte per tu admiruar

          Përgjigjjuni
          1. t
            titi

            super njenleksjon shhme i mire per te gjithe shtetet

            Përgjigjjuni
            1. t
              tosi

              super gjithmkn e me shume vende po .esojn nga ne

              Përgjigjjuni
              1. y
                ylli

                super ????

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tea

                  Grate vertet po vleresohen ne vend dhe kete e shohim nga grate qe ndodhen dhe ne politike

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fatmir

                    Lider qe cdokush do donte ta kishte ne vendin e tij,Edi

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lodiona

                      Me vleresimin qe i bete grave ,kenj fituar akoma e me shume respektin e te gjitheve kryeminister

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        shuaip

                        Me vjen mire qe kryeministri yne prek cdo ceshtje dhe jep mendime te duhura per politiken shqiptare

                        Përgjigjjuni
                        1. y
                          ylli

                          Cdo gje ka kohen e vet por Rama eshte duke bere gjerat e duhura per vendin tone dhe per ne

                          Përgjigjjuni
                          1. q
                            qamil

                            Nuk qendron asnje moment por punon nga dita ne dite e realizon takime te shumta kryeministri yne

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje