Revolta e seksit! Si e banalizoi Berisha një çështje me rëndësi për opozitën

14 Shkurt 2023, 09:59Politika TemA

Revolta e seksit! Si e banalizoi Berisha një çështje me

Një apo disa video erotike? Zyrtarë të përfshirë së bashku me agjentin e FBi McGonigal? Kjo ka qenë teza që ka hedhur Sali Berisha duke shkaktuar debate të ashpra në parlament dhe reagime të shumta. 

Lidhur me këtë ka reaguar dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: 

"Revolta e Sexit.

Faza e dytë e revolucionit!

Ja si e banalizoi Sali Berisha edhe një çështje kaq të rëndësishme për opozitën dhe opinionin publik siç ishte skandali Rama-McGonigal.

Strategjia e Berishës për të qenë ai dhe vetëm ai me çdo kusht lideri i vetëm i opozitës me këtë sjellje kaq skandalize, po e kalon të drejtën në sytë e opinionit publik nga opozita te Rama.

Rama po na del si viktimë e vulgaritetit opozitar në parlament.

Hajd mor burrë, se nderi me nder lahet. Miku i mirë në ditë të keqe duket!", shkruan Bejko. 

Lini një Përgjigje