Shqipëria është e vendosur që mos t’i dorëzojë regjimit të Teheranit iranianët e MEK në Manzë, edhe pse e paguam me sulmet kibernetike ndaj sistemit shqiptarë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, në aktivitetin e organizuar në SHBA për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dhënë për strehimin dhe mbrotjen e Hebrenjve.
Ndërkohë që iranianëve që jetojnë në Manzë u dha mesazhin e të mos bërit politikë duke përdorur Shqipërinë si platformë. Ai foli në një aktivitet te organizuar në SHBA për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dhënë për strehimin dhe mbrojtjen e hebrenjve.
“Vende më të mëdha e më të forta europiane nuk deshën t’i ndihmonim dhe ne paguam një çmim të shtrenjtë mikpritjen për ta, pasi regjimi totalitar i Teheranit u angazhua në një agresion kibernetik masiv kundër Shqipërisë, i cili synonte të zhdukte gjithë infrastrukturën tonë digjitale të shërbimeve publike.
Po ne nuk u hoqëm dorë dhe nuk do të heqim dorë nga zotimi për t’i strehuar ata njerëz në vendin tonë për aq kohë sa është e nevojshme, sepse mikpritja jonë nuk ishte dhe as është e lidhur me ndonjë qëndrim politik kundër Iranit, por vetëm me bindjen humanitare të gdhendur në shpirtin tonë si komb.
U detyruam t’i përgjigjeshim sulmit brutal të regjimit iranian duke ndërprerë marrëdhëniet tona diplomatike dhe duke përzënë personelin e tij diplomatik nga vendi ynë, por e përsëris se iranianët në Shqipëri janë në besën tonë, ashtu siç qenë hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Teheranit do i duhet ta flejë mendjen, se nuk ka shanse që t’i dorëzojmë ndonjë prej tyre regjimit.
Nga ana tjetër, ne nuk i inkurajojmë miqtë e strehuar tek ne në asnjë aksion politik që përdor si platformë Shqipërinë”, tha Rama.
Krruje bithen o leshpalari i hanemes Linda se nuk ka Erdogan a bektosh qe te te sosi...
Burre shteti! Spiropali ka pasur te drejte qe e ka quajtur Skenderbe, sepse Kryeministri i shqiptarise sot ( rrezikohet edhe te mbetet ne histori si i tille) eshte kthyer ne nje " armik", per turmat laramane. Ai po perpiqet me te gjitha mjetet, qe shqiperia te hyje me shqelma prapanices ne europe edhe pse vjedhja dhe kurropsioni ne qeverri eshte maisur se tepermi. Sesa do jete vullneti i amerikes per t'a bere te mundur shume shpejt, shpresoj se Baba Mondi eshte celesi... Nese nuk ndodh kjo gje, atehere ai duhet te kthehet qe c'ke me te ne nje Enver...
o trapushi i lalit...se mos dorezon ata qe te kerkon Anglia e Franace... ky eshte i ndrituri qe po dhjet globin, pas Lazaratiit e gjithe Shqiperia....lol
o Kalec , e mori provimin motra ore ??