Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare dyditore në Paris, Francë, me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, ku do të zhvillojë një sërë takimesh të përqëndruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
Konkretisht, ditën e premte në orën 8.30, kryeministri Rama do të zhvillojë një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF, me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të kompanive prestigjoze franceze, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit.
Gjatë takimit do të prezantohen disa nga fushat prioritare për investime në Shqipëri, me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe më pas kryeministri Rama do të zhvillojë takime individuale me drejtues të sipërmarrjeve pjesëmarrëse.
Të premten, në orën 12.30, do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, e më pas në orën 13.00, Rama do të mbërrijë në Pallatin Elysee, ku do të mikpritet nga Macron me të cilin do të mbajnë edhe një deklaratë për shtyp.
Më pas, në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Macron do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve.
Në orën 14.45, Rama dhe Macron do të zhvillojnë një takim kokë më kokë mes tyre.
Axhenda do të vijojë në orën 16.00 me vizitën dhe takimet në STATION F, inkubatori më i madh në botë i startup-eve dhe inovacionit, si dhe me mbledhjen inauguruese të Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri –CIFA, ku do të marrë pjesë edhe Sekretarja franceze e Shtetit për Industrinë Numerike, përfaqësues të ministrive franceze të Jashtme dhe të Ekonomisë, si edhe operatorë të ndryshëm franceze e shqiptarë në fushën e inovacionit.
Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, si dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.
Rama do te beje marrveshje qe te blej 15 Rafael, dy me shume se Servia. Keshtu pra, bravo Rama.
Ku ka leke Rama te bleje Rafale? Ramuti ka hallin te vjedhe. Shqiperise nuk i dalin leket as per pensione 10000 leke ne muaj, jo te bleje avione Rafale. Edhe me dronet Bajrakar te pjerdhur te sulltanit turk, ka boshatisur buxhetin e varfer te shtetit.
Ah sikur të kishim Birishin.Ai është burrë që bën shtet.E mori shtetin nga hiçi dhe ngriti tërë atë ushtri.Me armë moderne,edhe nëndetëset kishim pale tanke e artileri.Te gjitha në sajë të Berishës me skuadrën (bandën) e Tropojës që Rama i çoi per scrap.Tani nuk kemi as ushtri as armë asnjë gjë fare.I zhduku Rama me rilindjen.Kur të mendosh që të ndërtohet shteti nga katundarët e Tropojës mjerë Shqiperis
15 Rafale? Vetem po bleu bishtin e nje avioni se gje tjeter...
Ma do mendja dhe Linda dhe Shefqet Kastrati.
Avdalli i Surrelit kujton se francezi do i jape Rafale me ulje cmimi se para disa muajsh, i shtroi ate sofren e famshme ne Tirane me pjaten me gjel dhe me kutite e pices te stampuara me surratin e Ed Droges si picajol me mustaqe.
Do marre ca urdhra
Franca do I japë ca pëlhura Skënderbeut...
Te gjithe bythqirat komentuesit me larte beni nje krahasim te thjeshte ....cfare firmos dhe mer prej partnereve Rama qe mblodhi reth 1 miliard $ per regullime nga termeti ,dhe cfirmoste dhe si i bente Saliu ....qe ripte per interes te tije arabet me ngritjen e disa xhamive .....po me 3 perqindeshin e Argites ...dhe me Fazllicin nga pas , qe merte pasuri me 1 euro dhe ua jepte te huajve me miliona ....po cez ?? Apo Cez e beri Rama ???...