Hetimet e SPAK për Berishën, raporti i 'Freedom House': Krahu i tij politik është shndërruar në një grup të dhunshëm

11 Prill 2024, 09:25Politika TEMA
Hetimet e SPAK për Berishën, raporti i 'Freedom House':

Në raportin e ‘Freedom House’ publikuar së fundmi vlerësohen përpjekjet e SPAK-ut për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar duke veçuar rezultatet e hetimeve ndaj figurave politike.

“SPAK-u gradualisht përmirësoi rezultatet e hetimeve të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe ngriti akuza kundër një numri politikanësh kryesorë në Shqipëri në vitin 2023, duke u bërë njëri nga institucionet e pakta funksionale të drejtësisë dhe prokurorisë në vend, ndërkohë që procesi i vetingut në Shqipëri vazhdoi edhe gjatë vitit 2023″, thuhet në raport.

Raporti i referohet hetimeve të SPAK-ut ndaj ish kryeministrit Sali Berisha për korrupsion, për të cilin ai është shpallur non-grata nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe shton se krahu i tij politik “është shndërruar në një grup të dhunshëm, që duket se dëshiron të destabilizojë vendin, duke e bërë arrestimin e tij lajm të mirëpritur për shumë njerëz.”

Sipas ‘Freedom House’ “partitë politike shqiptare vazhdojnë të mos jenë në gjendje të përballen me korrupsionin në radhët e tyre dhe duken të pavullnetshme për t’u distancuar nga udhëheqësit problematikë partiakë që janë sanksionuar jashtë vendit ose që ballafaqohen me akuza serioze nga SPAK-u.”

Raporti po ashtu citon edhe aktpadinë e SPAK-ut ndaj ish Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për korrupsion dhe lëshimin e fletë-arrestit ndërkombëtar pasi ai u largua nga Shqipëria.

Përpjekjet e shtuara të SPAK-ut për të hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar të nivelit të lartë, sipas ‘Freedom House’, kanë nxitur sulme ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të tij nga të gjitha partitë politike, të cilat vazhdojnë të mos distancohen nga zyrtarët e akuzuar mes radhëve të tyre.

7 Komente

  1. S
    Shkembi

    Keta Po shpallen te gjithe terrorist. Me mire vone se kurre.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Y

      Instalues I politikes se konfliktit qe coi vendin ne shkaterrim te cdo gjeje ekonomi kulture arsim ushtri shendetesi prona etj etj

      Përgjigjjuni
      1. .
        .......

        He more salixhinj, ckeni per te thene o.maloqet e mutit?

        Përgjigjjuni
        1. a
          adi

          E verteta vonon por nuk harron!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironci (dem baba dem )

            Rithemelimi duhet te shpallet urgjent ( organizate teroriste ) sa nuk eshte vone ,si dhe gjithe maloket te largohen nga Tirana ,te shkojne te jetojne ne shpella ,se kane 32 vite ne Tirane e po shpellare ngelen ,

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dingu

              Keta nuk u shderruan ne te dhunshem, keta ishin te dhunshem qe ne diten e pare.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kafshet si jerez, qe tensionojne vendin dhe rajoni

                Nuk eshte shndërruar! Ashtu ka qene qe nga fillimi. Jane nje baze e fuqishme per te prodhuar vrases me pagese dhe pa pagese. Keta jane bandite, antishqiptare, qe nuk i lidh asgje me demokracine, lirine, fjalen e lire dhe Shqiperine europiane. Keta kane vetem zorre, jane krimba te rrezikshem, qe nuk ngopen dhe duhen demaskuar ne çdo hap, ndryshe, po erdhen ne pushtet, do derdhet gjak i pafajshem...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje