
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me kallëzimin e bërë në SPAK ndaj presidentit të zgjedhur, Bajram Begajt, për shpërdorim detyre me pronat e ushtrisë.
Pas përfundimit të votimit në seancën plenare në Kuvend, Rama tha se nuk i bën përshtypje, teksa i cilësoi kallëzimet në vend si një sport kombëtar.
“Paditë në këtë vend ka shumë dhe padirat këtu janë një sport kombëtar që janë zhvilluar shumë me proceset demokratike, sepse më parë bëheshin me letra anonime. Nuk më bën përshtypje ky fakt. Më vjen mirë që jam këtu duke folur për herë të fundit për këtë proces. U kemi dhënë shqiptarëve një shembull se nuk jemi për vete, por se jemi për ta dhe me ta”, deklaroi kreu i qeverisë.
SPAK është duke kryer verifikim për disa zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, ndër ta edhe presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj, i cila deri paraditen e sotme ka ushtruar detyrën si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Këta persona janë kallëzuar nga ish-zëvendëskomandanti i forcës detare Artur Meçollari për shpërdorim detyre mbi tjetërsimin e bazave ushtarake të cilat ndodhen në bregdet.
Përveç Begajt, Meçollari ka paditur për bazën e Shëngjinit edhe Ilir Xhebexhian, ish-komandant i Forcës Detare dhe Altin Kurtin, ish-komandant i Policisë Ushtarake.
Ndërsa për bazën e Sarandës, e kallëzuar është ish-Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. SPAK, sipas një informacioni të kërkuar nga Meçollari, është duke kryer verifikime për rastin.
Po ky mos eshte ai Meçollari i dikurshem i ushtrise shqiptare?! Nxierr hundet neperka dhe paska pase te drejte Enveri. Keta po vertetojne publikisht se kane qen spiune dhe fajtore qe kane tradhetuar interesat e Shqiperise.
E kam shume te veshtire te besoj (si cdo shqiptar qe i njeh shqiptaret)qe nje person me nje post ose jo te mos kete shfrytezuar sadopak karriken per te bere ndonje pare.Te gjithe jane hajdute!32 vjet vetem vjedhje degjojme dhe nuk e teproj po te them se cdo familje shqiptare ka nga nje te korruptuar po se po por edhe me shume.