Rama nxjerr një tjetër spot: Berisha-Meta na ftojnë të kthehemi në kohën e tyre, në kohën e pisllëkut, krimeve shtetërore, borxheve

28 Prill 2023, 11:55Politika TEMA

Rama nxjerr një tjetër spot: Berisha-Meta na ftojnë të

Kryeministri Edi Rama edhe këtë fushatë elektorale e ka përqëndruar në të ashtuquajturat spote negative kundër rivalëve të tij, ku si gjithmon sulmon e përqëndron tek dyshja Berisha-Meta.

Në spotin e publikuar ditën e sotme, Rama tregon përmes videos arsyet pse qytetarët nuk duhet të kthehen mbrapa siç e konsideron ai votën për dyshen Berisha-Meta.

"A keni parë zogj të fluturojnë mbrapsht? Po akrepa që e masin orën mbrapsht? Si do të ishte transporti nëse makinat do të ecnin mbrapsht? Ti vetë, a do të ecje në këmbë mbrapsht? Eh, se Sali Berisha dhe Ilir Meta na ftojnë të kthehemi në kohën e tyre! 

Në kohën e pisllëkut të kudondodhur, krimeve shtetërore, borxheve, Shqipërisë me imazhin përtokë në sy të botës! Shqipëria sot po bëhet më e fortë hap pas hapi, pagat po rriten si asnjëherë, ekonomia po rritet, bashkitë po zhvillohen. Vetëm përpara, kurrë më mbrapa!" është teksti që përmban spoti i Ramës.

Gjithashtu, kryeministri ka luajtur dhe me ngjyrat dhe imazhet, në momentin kur flet për kundërshtarët dhe kur flet për veten. Gjithsesi, duhet theksuar se ato për të cilat Rama akuzon Metën kanë ndodhur para se sa ai të bashkëqeveriste me të.

11 Komente

  1. E
    Eno

    Shume mire atyre duhet ta tregosh fytyren e vertet qe kan cdo dite se mire qe genjejn veten por smund te genjein me qytetaret

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Nje spot i shkelqyer. Bravo kryeministri Rama. I ke rene pikes me keto pamje me keta dy kriminel Salin dhe koketrashin e Skraparit Meta.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Ani

      Populli nuk i ka harruar se cfare lloj masakrash kane bere ato dy politikan

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teo

        Njerez te flliqur qe vetem shkatrrim i kan sjell vendit

        Përgjigjjuni
        1. t
          titi

          mire e ka

          Përgjigjjuni
          1. t
            tosi

            po plehra jan mire e ka thon na kan vjedh gjith kto vite

            Përgjigjjuni
            1. y
              ylli

              turp kush i voton me ato te 2

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rea

                Ne nuk kthehemi kurre me pas,sidomos kur shohim se sa eshte zhvilluar vendi

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Berta

                  Duhet ta shohin gjithe ket vidjo qe ka nxjerr Rama,ka ikur koha berishes non grates

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Klea

                    Askush se ka harruar se si ka qene lene vendi kohe me perpara ,turp i zotit

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tironci

                      Shume gje e mire per kujtes ,bemat e Non Grates ,do desha te kishe vene dhe Lanen me ato kasollet qe ndertuan cecenet e Non Grates

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje