Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot të gjithë tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë, se nga e hëna që vjen do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe çdo produkt bulmeti që tregtohet pa faturë.
Në përfundim të mbledhjes maratonë që zhvilloi sot me kryebashkiakët e vendit në Durrës, kryeministri tha se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata individë që tregtojnë qumësht dhe produkte bulmeti pa faturë.
Për rrjedhojë Rama njoftoi se duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shishe qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti pa faturë.
“Është përveç se e patoluerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit me këto temperatura që mund të shkaktojnë larg qoftë helmime që janë plotësisht të evitueshme”, u shpreh kryeministri.
Edi Rama: Përpara se ta mbyllim këtë maratone, dua të sjell në vëmendje dhe faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gje, sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shisheje qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti pa faturë. Është përveç se e patoluerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit me këto temperatura që mund të shkaktojnë larg qoftë helmime që janë plotësisht të evitueshme. Nga e hëna e ardhshme nuk ka më paralajmërime por vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti pa faturë në çdo dyqan etj etj.
Po atyre qe e bejne qumeshtin me pluhur dhe djathin me niseshte?
O Ram mire me faturat, por duhet te dish qe bulmeti ne shqypni behet me qumesht pluhur, me vaj palme, djathi vaj palme me miell, mbase,edhe me pluhur Allçie. Shih cilesine si fillim.pastaj dokumentin se po na helmohen femijet o lexhende
Mire jua ben. I morre votat tani bjeru qerratajve. E keqja e ketij vendi nga keta fshataret ka ardhur dhe vjen se shesin qep dhe kos pa licenca. Nga fundi vitit te katert falua ca gjoba sa te marresh mandatin e Mbretit dhe pastaj vdisi fare se atehere do kesh Bangladeshasit dhe Indianet qe do jen ulur kembe kryq ne ate vend dhe ata per ty do votojne se jua bere fare te lehte integrimin ne vend.
shiko plazhet i pa afte qe hotelet s presin asnje fature per shezllonet ,apo i moren larot e tu qe ne fillim te sezonit ,je i qelbur vete ,ashtu ke dhe administraten,race e mutit
Me e lehte te luftosh shitesin e qumeshtit qe nuk ka as mbeshtetje dhe as para. Me e veshtire te luftosh Dumanin qe ka mbeshtetje brenda dhe jashte Shqiperise. Perpara ne sulm Kryeminister!
Te mos futesh ne burg fajtoret dhe te fusesh padrejtesisht ne burg punetoret dhe te ndershmit eshte e tolerueshme. Te shesesh qumeshtin pa fature eshte e patolerueshme. Good to know how it works in Albania.
Deno ata qe te dhane voten (shitesin e bulmetit) dhe mbro ata qe kane 35 vjet qe i kane luajtur zotin Shqiperise dhe shqipetareve. Duket e ka vendos qe nuk do kerkoj mandat te peste. Nuk ka justifikim qe pas 12 vjeteve te mos kete drejtesi per te renet ne demostratat qe do te sillnin ty ne pushtet.
Po fature s japin 80 % e bizneseve,pervec lokaleve e disa farmacive. Fshataret me qumesht qe zien,po t u prish e hedh poshte ,ata ta prishin punen? Kur te japin te gjithe te fundit duhet te jene keta, qe vijne me trasta ne krahe.