Marjana Koçeku e cila fitoi mandatin e deputetes në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e Partisë Socialiste, ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët kanë zbarkuar për të shembur ndërtimet pa leje në zonë.
Marjana Koçeku shprehet në rrjete sociale se në Theth është prekur një plagë që po thellohej çdo ditë pasi lidhet me identitetin dhe estetikën kulturore e natyrore. Sipas saj, ndërtimet pa leje, pa historik e pa miratim ligjor u kthyen në një plagë.
Koçeku thekson se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, kanë bërë një ndërhyrje të domosdoshme në mbrojtje të Thethit, të cilin e quan kopertinë të turizmit shqiptar.
Sipas saj, duhet respektuar një standard i mirëfilltë estetik, urbanistik dhe ligjor në zonat historike dhe turistike.
"Për hir të të parëve tanë të mos e vrasim identitetin. Natyra dhe historia nuk falin."-shprehet Koçeku.
Statusi i plotë
Dje ne Theth u prek nji plage qe po thellohej dita dites e që lidhet me identitetin dhe estetiken tone kulturore e natyrore. Plaga e ndertimeve pa identitet, pa historik e pa miratim ligjor.
Kryeministri @ediramaal dhe kryetari @becibenet kane ba nji nderhyrje te domosdoshme ne mbrojtje te fshatit Theth qe asht edhe kopertina e turizmit shqiptar.
Duhet respektu nji standart i mirefillte estetik, urbanistik dhe ligjor ne zonat historike dhe turistike.
Per hir te t’pareve tane te mos e vrasim identitetin! Natyra dhe historia s’falin.
Le e rri geg per vete po gegnishten ne reagime publike nga persona publike te paguar prej xhepit tim edhe i cdo shqiptari geg apo tosk... KY TRUNI IM S'PRANON ME MA PËRKTHY! Ça thot kjo gruja me ndihmon dot njeri?
Jarani, respekte. Ne në komente shkruajmë çfarë të duam, por kjo Neomalësorja duhet të shkruajë në gjuhë letrare. Sepse po t'ja këpus edhe unë kukësiançe, nuk besoj se merremi vesh. "Xhit t'kujn toj, oj ti cauc? A po m'vajn ni herë okolle, se nuk kie ma shumë men se un." Çfarë thashë unë, se as vetë nuk e di?
Trurit tend piji lengun. Dhe gegnishtja eshte dialekti i 2/3te shqiptareve. Une ere noku jam nga Berati po nuk mendoj se e folura ime eshte me e mira e duhet ta mesojne me zor te gjithe.
Deputete kjo injorantja qe kulloste delet deri dje - dhe tani fragmenton politiken urbane. Qesharake! Pastaj mos derdedhisni pse jemi ne kete derexhe!
"Injorantia" sipas teje eshte diplomuar me rezultate te shkelqyera per shkenca politike dhe marredhënie nderkombetare dhe ka jetuar ne Gjermani, Zivcer e Suedi, para se te kthehej e te merrej me dhi ne vendin e saj sipas vendit dhe tradites.
E mi goce mir e ke ti,por ne shqipot na pelqen pak vetja. Ne spyesim as per ligj as per shtet. Ne bejm cfar na don qejfi e si na e don qejfi. Kur na djeg themi e ka fajin ky e ka ai e ceshte me e keqja nuk zem mend. Neser perseri ashtu veprojm. Ne vendet e eurpes nuk te lejon njeri me nderruar ngjyren e shtepis pa leje,kurse ne ndertojm 15 kate.
Neomalesore hibride tjetra dhe moj! Por mire ai personi invalid dhe me njemije vuajtje cfare do bej??Do ta suportoje shteti legen me 10.000 lek/muaj.I prishet atij kabinat e drurit ne toke te vet apo dhe tjereve ne toke te vet?Dhe po te ishte ne toke publike perderisa i lejuan ti kishin lene nje afat psh 18muaj (ne nentor,dhjetor 2026 )dhe nje gjobe max 5000€ sipas siperfaqes.Keshtu ben nje shtet me fytyre njerezore,jo mes sezonit me turiste neper kembe te lemerisur dhe humbje te medha ekonomike.Duhet te kete dinjitet dhe zemergjeresi shteti me shtetasit e tij se ata njerez jane ne ate vend vet prej shekujsh kane luftuar per ate vend dhe toke.Nga ana tjeter para zgjedhjeve “ja ulnin yjet ne toke “duke bere mbrojtesin hipokrit dhe duke dhene garanci te shoqeruar me kritika ndaj policise ,IMT qe nuk kane pse merren me shtesat ne fshat dhoma etj.,prandaj jane ne borxh me vendasit i kane prere ne bese duke i mashtruar rende.Mqs shteti eshte vete fajtor duhet te gjente nje zgjidhje oportune win- win.Por keta jane per ti….
Fjale te arta or mik por i drejtohen nje palo shteti te ndyre qe duhet rindertu nga e para sepse eshte totalisht i falimentu
Sa kohe qe shteti yne do te mabje ne jete Ligjin e Legalizimit (shkurt ligjin e grabitjes ) nuk mund te kete as ruajtje tradite e as zhvillim te qendrueshem.Sandart eshte planifikimi teritorit dhe projekte rajonale.
Bravo Shqipo perkrahni paligjshmerine se do ju coje gjithnje e me mbrapa ne zhvillim.Por vendet e tjera jane zhvilluar ne saje te respektimit te ligjeve
Ne qofte se janë në prone te vet, perparesi kane thethianet shekullore... Pronaret autoktone duhet te behen gardh ne mbrojtje te prones se tyre... Qeverite shkojme e vijne, thethianet kanë qenë, janë dhe do të jenë aty.....
Pronën ta gëzojnë po ndërtimet të bëhen sipas plan zhvillimit. Se nuk ka mend fshatari të harmonizoj arkitakturat. I ke pa ndërtimet në myzeqe. Morën nga një copë toké dhe ndërtoi sejcili një shtëpi. Tani ato jané braktisur po toka vdiq, shëmtia mbeti. Duke si të braktisur nga lufta.
Neomalcorja asht frymzimi jem.
Mos jep mend moj neomalsore por shko bli ca rroba reja dhe parfume ne dyqanet e modes te "Myslym Shyri" qe kur te shkosh ne shtator ne parlament mos te te vije ere lesh dhe bajga bagetish...
T ju vendosnin nje afat, jo ne kulmin e sezonit Shteti i la sa harxhuan dhe leket dhe ju vuri fadromat. U tremben dhe turistet Tani te bejne nje studim me arkitekt dhe t i ndihmojne pak me kredi te bute .