VIDEO/ Rama: Partitë e reja janë cikli i dytë i farës së keqe të së ndjerës LSI

3 Maj 2025, 18:46Politika TEMA
VIDEO/ Rama: Partitë e reja janë cikli i dytë i farës

Edi Rama, nga Saranda, ka sulmuar partitë e reja politike duke thënë se janë “cikli i dytë i farës së keqe të së ndjerës LSI”.

Rama tha se “konkluzioni im është sa më e vogël një parti, aq më të vogla interesat e atyre që e shesin veten për përfaqësues të interesave të mëdha. Partitë e vogla kanë për interesa të vogla.”

Më tej vijoi duke thënë se “parti e madhe si PS është për interesin kombëtar.”

Rama: Ne duhet tu tregojmë atyre që duhet ta bëjmë këtë proces në afat dhe në atë moment që firmoset dakordësia do jenë të detyruar ta çojnë në parlamentet e tyre dhe ëndrra e madhe do të bëhet realitet falë votës së shumicsë së shqiptarëve.

Pse është kaq e rëndësishme? Pse është përtej partive? Pse nuk bëhet fjalë për 71 deputetë?

Është shumë e rëndësishme sepse na duhet fuqi. Duhet të jemi të përpiktë me ata. Kur bihet dakord me ata, 1 mijë nga Shqipëria dhe 1 mijë nga BE, ne merremi vesh me ta. Tani e imagjinoni ju. Ne bëjmë negociata me ta dhe vijmë këtu dhe para përfytyroni të dalë bufi të thotë prit se do merreni vesh me mua. Ose këta zogjtë që dalin vërdallë, që thonë jemi të rinjtë. 

Ata rini kanë vetëm moshën e kryetarëve të tyre. Ata parti të vogla janë cikli i dytë i farës së keqe të së ndjerës LSI dhe ju kujtohet mirë se çfarë kemi hequr duke i provuar të tëra dhe konkluzioni im është sa më e vogël një parti, aq më të vogla interesat e atyre që e shesin veten për përfaqësues të interesave të mëdha. 

Partitë e vogla kanë për interesa të vogla. Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar. Kaq e vërtetë është kjo, sat ë kthehesh mbrapa sheh që kemi bërë gabime, por asnjë moment ta ketë tradhtuar interesin kombëtar.

10 Komente

  1. E
    E drejte

    Original LSI .........preferoje dy parti asnjehere nje pôle i trete . Te votosh Tik Rosa apo Qorrat dhe Shabanet eshte vetvrasje

    Përgjigjjuni
    1. K
      KALEC DEGA

      .....mire e ka Rama, si PS PD, celulat e ppsh....lol = Rrofte Aleanca Rama -Berisha, 2025! = Mero po mi lejon komentet, nuk po me shajne , ndoshta se jam per aleance dhe cerrat majtas e djathtas kete se kane problem....lol

      Përgjigjjuni
    2. S
      Satom

      Ku ka fare me te keqe se ty more plere... ju jeni njelloj te gjithe ps,pd lsi.. pastaj ty lsi te beri kryeminister fill pasi shkove i vrave 4 veta ne bulevard. O njeri i pafytyre. Mjere ndore te kujt ka rene shqiperia.o drogaxhi

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Arlind Qori alternative per shqiptaret!PD PS LSI parti kriminale e kane degraduar vendin si asnje pushtues i historise shqiptare!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drenioti

          Po mir mo SATOM nuk ke pak ndjenjë njerëzore ti ,aty mund të ish një i afrimi jot,viktim, Kur u pa që kush i vrau, More ju duhet ta pësoni të keqen në familjen tuaj që ta besoni, Vrasjet në bulevard e kanë një autor që eshtë SALI KËRMA,që dhe vet e deklaroj që dhe 300 do vrisja për karrigen e tij. Po si nuk keni pak turp, Edi rama mund të jet hajdut maskara, Por vrasës nuk eshtë, Nuk keni sy të shikoni,që Edi rama i ka ndryshuar emrin Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, Dhe ktë më shumë e ndjejm ne emigrantët, Që në kohën e SALI SHURRËS,Nuk na pirdhnin fare ktu ku jemi, Kurse sot ka ndryshuar si nata me ditën..P.D. eshtë parti e shkatërrimit kombëtar. Kurse P.S, esht e ardhmja e kombit. Dhe ktë e ka vërtetuar koha.

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Yp xhixhi

            Po jo more LSI ndjese paste kur doli nuk ishte keq , po kur iku Likja e la Mutniken , ajo nuk po rruante fare prandaj po besoj do ta mari vehten sa te fitoje Bibilushi mandstin e deputetit .

            Përgjigjjuni
            1. Y
              Yp xhixhi

              Po jo more LSI ndjese paste kur doli nuk ishte keq , po kur iku Likja e la Mutniken , ajo nuk po rruante fare prandaj po besoj do ta mari vehten sa te fitoje Bibilushi mandstin e deputetit .

              Përgjigjjuni
              1. T
                Teo

                Ke 12 vjet i ke pire lengun negociatave...ti o njeri ke hapur shume pak kapituj. E ke idene sa duan te mbyllen?

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mao

                  Partite e reja Jane shpresa e vetme se shqiperia nje dite nuk do drejtohet nga te njejtat fytyra qe Kane me shume se 30 vjet qe na hapin barkun

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Real

                    Po jo more hajdut, sepse LSI ndjese paste eshte e integruar totalisht tek ripjellja.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje