VIDEO/ Rama ironizon Berishën për lobimin: Kur paraja e rrjedhur nga këneta dhe rrjedhja nga mendja bëhen bashkë

3 Maj 2025, 13:40Politika TEMA

VIDEO/ Rama ironizon Berishën për lobimin: Kur paraja e rrjedhur nga

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën për kontratën e lobimit 6 mln dollarë në SHBA. Rama ka ndarë një tjetër video me një “buf kënetë”, siç a e quan Berishën dhe ironizon qëndrimin e tij për kontratën e lobimit gjatë një konference për shtyp.

Rama ndalet tek deklarata e Berishës se fondacioni MAGA që është garantori për pagesën 6 mln dollarë është krijuar nga patriotë shqiptarë. Por në fakt e vërteta është ndryshe dhe kryesocialisti krahas kësaj deklarate të Berishës ka ndarë edhe një dokument të Shqiptarja.com, të investigimit ku u zbulua se anëtarët e Bordit Drejtues të këtij fondacioni janë Nuredin Seci, Valdrin Seci, djali i tij dhe Ajshe Seci, bashkëshortja e Nuredinit.

“Patriotët shqiptarë kanë krijuar një fondacion dhe që duan që PD të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA dhe që Shqipëria të këtë marrëdhënie shumë të mira”, thotë Berisha.

 
 

 

Më tej, deklaratën e Berishës se PD nuk është palë kontraktuese, Rama e ballafaqon me dokumentin nga kontrata ku PD shfaqet si kliente. Ndërkohë, kur Berisha thotë se s’mund të flasim për shumë 6 mln dollarë, Rama ndan edhe pjesë nga kontarta ku thuhet se Berisha duhet të paguajë 250 mijë dollarë në muaj, ku deri më tani janë paguar 750 mijë dollarë.

“Nuk jemi ne palë kontraktuese. As s’mund të flasësh për 6 mln, 100 mijë apo 200 mijë”, thotë Berisha.

Krahas videos, Rama shkruan “kur paraja e rrjedhur nga këneta dhe rrjedhja nga mendja bëhen bashkë… (atëherë kush shkon pas asaj rrjedhe i bie ndesh vetes, shtëpisë dhe vendit të vet!)”.

4 Komente

  1. s
    socialisti i vertete

    Per 135 milion euro te zhdukura te inceneratorit te Tiranes ka noj gje per te na thene ky KM apo....Per 139 milion euro dhore per Bechettin ka noj gje per te na thene apo..., per mbi 100 miilin euro te sterilizimit ka ndoj shpjegim apo... Per 5d qe merrnin 100% te te vleres se tenderave dhe shembnin shtepite e banoreve per tu marre truallin ka noj fjale apo, per 22 milion euro te shpenzuaqra per avion ne dispozicion per te bere palle neper bote me parate e taksave di gje apo, apo apo, mbulohen me 750 mije euro te mbledhura nga taksapaguesit amerikane me origjine shqiptare per te ndihmuar Shqiperine.

    Përgjigjjuni
    1. t
      ti je cafard i Bufit ..

      Po me çfare duhet kryeministri te udhetoje me biciklete ? . Per çfare incerenatore flet ? .ata qe kane pervetesuar jane para drejtesise , pritet gjykimi te fajshem apo te pafajshem pamvarsishte qe ti i ke bere gjyqin i ke shpallur fajtore , kuptohet komunistet te wenonin para drejtesise , je akoma komunist. Po si ka mundesi qe shqiptari eshte budalla . Kliko 1997 dhe do shikoshe Bufin dhe bemat e tije . Kliko 1996 firmat piramidale dhe do shikoshe bemat e Bufit Kliko 1998 grusht shteti kur tanket me koqevar marshonin mes Tiranes .. Kliko Gerdeci dhe do shikoshe te varet nga Bufi. Kliko 21 Janari te varet ne boulevard nga Bufi. Si ka mundesi qe shqiptari eshte ka budalla. Dhe titullin socialist i vertete hiqe de ti je pjese e kenetes se Bufit Latifit Vrenozit palaço. Nuk ka Qeveri qe kenaqe gjithe shtresat nuk ka Qeveri qe eshte perfekte por te kerkoshe te vije Bufi komunist ose je me problème mendore ose je antishqiptar , je i lire te zgjedhjesh nje nga dy obsionet .

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mandi

      Nongrada vazhdon e tall hallatet me ato pak gazetare aguridhe qe vazhdojne ti shkojne ne konferenca shtypi.

      Përgjigjjuni
      1. Çiçitaku

        Ti shih hajdutlleqet e tua. Ke 13 vite qe e le Berishen te lire . Dmth jeni njesoj. Thjesht me pak vite ndryshin moshe.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje