
Nga Gjirokastra, ku vijoi me turin e radhës elektoral, kryesocialsit Edi Rama foli për zhvillimin e truizmit në Gjirokastër por edhe në gjithë jugun e Shqipërisë, Rama pret që të rritet edhe me hapjen e aeroportit sezonal që është projektuar të ndërtohet në Gjirokastër. Ai shprehet i bindur se brenda vitit 2030 do ketë fluturime nga aeroporti i Gjirokastrës.
“Aeroporti i Gjirokastrës, që sot është një areroport funksional për aktivitete sportive, ka rezultuar që të ketë pika më ideale për të bërë aeroportin turistik të jugut. Ne u nisëm me projektin e Sarandës, bëmë dhe garë, nuk rezultoi e sukseshme, kemi marrë konsulencë ndërkombëtare, kanë parë të gjitha parametrat e korridoreve të ajrit dhe duke pasur këtë lidhjen e shkurtër dhe të shpejtë mes Gjirokastrës dhe bregdetit, rezulton që pika më ideale për të ndërtuar aeroportin është Gjirokastra. Dhe projekti, koncepti, është gati. Nuk është aeroport i madh si Vlora, është sezonal. Kemi besim që në Shqipërinë 2030 do ketë fluturime që ulen dhe ngrihen nga aeroporti i Gjirokastrës”, tha Rama./E.P-dritare.net
Po. Njesoj sic ka fluturime nga Kukesi ...
Po nga i Memaliajt kur do filloje???
Ky ska nje tren, hekurudhe! Sudani e Somalia e Afganistani kane trena e hekurudha. = Ka kryer kaq shume fluturime sa i dalin ne endrra aeroportet, vec ate te Kukesit do ta inaguroje me cunat e Kukesit qe do vine nga Rinasi per te votuar Liderin Global....LOL
Është ne ajër akoma, o Kalec. Prandaj flet per aviona. Nuk Ka zbritur akoma ne tokë. Kur të zbresë, do na bëjë edhe hekurudhën me 3D, në vitin 2075. Tani, deti atehere ai ka kthyer patkonjtë, por kemi shpresa që Zaho do merret me trenat. Ka filluar që tani loz me trena, dhe i ka pasion. Pse qesh, o Kalec. Qesh ti qesh, se e sigurove trenin. Ja, erdhi 2075-a. Mbrapa deres është.
Po nga aeroporti ne maje te malit teTomorrit kur do kemi fluturime more hipokrit, me 36 Gusht te vitit 2071. Ptu maskara, hipokrit delengji.
Lereni komandantin se eshte cun Tirone. Le ta fitoje dhe kete mandat se ne 2030 do hyjme ne BE me pashaporte evropiane. Ai e mban fjalen.
Te teket dhe ben aeroport ne Gjrokaster sic tu tek dhe bere te Kuksit qe e inagurove dy here dhe rri mbyllur gjithe kohen.
Do arrijë dita që të kemi më shumë aeroporte edhe sesa universitete.
Nuk duam aeroport, shoku Edi, na bëj një port jahtesh këtu në Gjirokastrën tonë.
Te dhj***ha aeroportet kur shqiptaret udhetojne me gomere. Bej bujqesine, jepu dinjtet pensionisteve, fillo te prodhosh ne vendin tend , bej rruget rurale aq te nevojshme pastaj fluturo me.... Presh... Popull votoni partite e reja!