
Pas mbarimit të samitit të BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp tha se zhvillimi samitit në vendin tonë është një mesazh për shqiptarët se BE është këtu me ne. Kreu i qeverisë tha se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor.
‘Është në nder të gazetarëve të huaj të flas në anglisht., dua të falënderoj Charles Michel, presidentin e KiE, mikun e dashur, një mik i vërtetë i angazhuar ndaj rajonit pasi e kam parë të luftojë për rajonin. Për këtë dua të bashke edhe për Ursulën një luftëtare e mirënjohur në Rajon.
Thënë kjo do doja të theksoja përmasën historike të këtij samiti. Është hera e parë kur BE del nga kufijtë e BE-së për të mbajtur një samit dhe kjo ndodh në Ballkanin Perëndimor, është shenjë e jashtë zakonshme të një vetëdijesimi se sa ka nevojë Ballkani Perëndimor për BE-në dhe e anasjelltas. E shoh rolin e Shqipërisë në rajon si një faktor i paqes, prosperitetet dhe bashkëpunimit. Është momenti që të gjithë njerëzve në rajon, e sidomos popullit shqiptar që tu përçohet mesazhi që BE është këtu për ne. BE e ka thënë se shqiptarët janë populli me pro BE në Europë.
Vijmë nga ferri i vërtetë i izolimit dhe i pamundësisë totale për tu lidhur me Europën, kurrë nuk kemi hequr dorë nga kjo fe besimi tek BE. Ky është një takim është një hap, nuk është fundi i rrugëtimit tonë drejt BE-së por është një gur themeli që tregon jo vetëm nëpërmjet pranisë por edhe fakteve të tjera.’- tha Rama.
Mes falënderimeve për kryeministrin Edi Rama, si organizator, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel e cilësoi këtë si një mbledhje historike për faktin se për herë të parë është mbajtur në një vend të Ballkanit Perëndimor.
me keto Universitete leshi qe kemi ne nuk i pranojne as ne lice
Duhet falenderuar pafund Rama per kete gje
Bravi i qofte Rames
Mbeshtetje shume e madhe per studentet
Lajm shume i mire per cdo student
hahahahah o Fugaaaa te kane dale nga kontrolli sufllaqexhinjte. Pervec titullit, asgje ne kte artikull nuk flet per studentat dhe universitetet....
Lexo komentet se ato jane loti i koncentruar. Direkt, sa publikohet nje propagande, dalin 5-20 emra te padegjuar ne faqe, komentojne brenda 5 minutash te gjithe njesoj "bravo, rama, kjo pune duhet vleresuar", dhe ikin. Gjithmone e njejta praktike, madje shpesh gjen te njejtat gabime gramatike ne "komentues" te ndryshem!
Po prandaj them. Kulmi dmth. Mire kur e bejne neper facebook, por qe ta bejne dhe neper faqe portalesh do te thote qe ka prekur fundin... I gjen gjithmone tek keto artikujt "e nxehte" te momentit.