Rama për ‘21 Janari’: Prokuroria e Tiranës, pa shtyllë kurrizore, dosja e ''gjakut'' t’i kalojë SPAK-ut

21 Janar 2024, 11:09Politika TEMA
Rama për ‘21 Janari’: Prokuroria e Tiranës, pa

Kryeminsitri, Edi Rama ka mbajtur fjalë në Kryeministri në përkujtim të viktimave të 21 Janarit.

Ndër të tjera Rama tha se për rreth një muaj do të marret vesh nëse do t’i kalojë apo SPAK.

Në lidhje me hetimin e bërë deri më tani nga Prokuroria e Tiranës, Rama e cilësoi këtë të fundit “pa shtyllë kurrizore”.

“Sipas dëshirës së kërkuesve të drejtësisë për 21 janarin, në këtë rreth të pandashëm kujtese e në shoqërinë shqiptare, apo dëshirës së mbytësve të drejtësisë për 21 janarin  në politikën shqiptare e prokurorinë e Tiranës.

Shenja tjetër e zgjimit të drejtësisë është veprimtaria e SPAK e GJKKO-së që së fundmi ka hyrë në një fazë të re kuptimplotë duke thyer në fund akullin e shtresëzuaqr prej 100 e kusur vitesh mes shtetit shqiptar e drejtësisë.

Mes të dyjave qëndron sot një datë e shpallur nga Gjykata e Lartë, 27 shkurt 2024, pak më shumë se njëmuaj prej sot do të marrim vesh nëse dosja e gjakut të 21 janarit do ti kalojë për shqyrtim SPAK për të hapur për së mbari hetimin e krimit shtetëror në bazë të vendimit të gjykatës së Strasburgut apo do të vijojë të jetë e mbyllur zoti e di sa kohë akoma në barkun e madh të prokurorisë pa shtyllë kurrizore të Tiranës” tha Rama.

2 Komente

  1. O
    Olsi Muni

    Tema per dite e me shume censuruese e mendimit te lire, lkjo eter higjenike ne mbrojteje te korrupsionit dhe mafjes shteterore ne Shqiperi!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erdogan

      Eshte e Vertete (Este Vero ital) o Greke i Vorio Epirit me emer angles Eduart (Edi) qe Prokuroria "me fal" qe perdor terma te huaj nuk ka shtylle kurizore. Ashtu sic nuk kishte shtylle kurizore Gjykata Kushtetuese per anullimin e Marrezi-Veshjes per Detin me Mono-Arxo fashistet Greke. Ty o Rama si Vezire i Sulltanit e perdore urdherin e Erdoganit per Marreveshjen e Detit per interesat e tua dhe ne dem (damage angl) te interesave te popullit Epirote por te turqizuar te vetequajturit Skiptare. Po ashtu edhe me vrasjet e 21 Janarit. Ishte nje Lloto per ty legen qe kujton se nuk he vegel e Sorrosit dhe atyre qe ndane Epirin ne te Veriut (Vora greq) Osmane dhe te Jugut (Jugo sllavisht) Greke.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje