Kryeministri Edi Rama e ka nisur rubrikën “Sy m’sy” duke lajmëruar se ka përfunduar procedura për mbylljen e platformës Tiktok në telefonat ‘smart’.
Rama po ashtu i këshilloi qytetarët që të mos përdorin VPN për të rifituar aksesin në TikTok, pasi sipas tij u rrezikohen seriozisht të dhënat personale nga hacker-at.
“Mirmëngjes nga unë dhe bufi im i bukur. Së pari një lajmërim a informacion si të doni. Procedura për mbylljen e Tiktok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit.
Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët”, tha Rama.
Ky ka hallin e votave. Se tik tok eshte platforme e lire. Aty behet opozite. Se ne rrjete te tjera, mengjes dreke darke surrati i ketij eshte ne televizor. Te vetmen gje qe nuk kontrollonte dot, e mbylli erdogani i shqiperise. Gjithsesi. Tik toku nuk eshte mbyllur plotesisht.here punon here jo. Por punon shume gjate dites. Keshtu qe kujt si hapet , te drejtohet te VPN.
me VPN rrezikon te dhenat nga hackerat ??? hahahaaaa ooo kumandar nuk te paskan sqaruar mire ata sejmenet qe mban verdalle. Pushoi nga puna se po te bejne budalla ne syte e publikut para zgjedhjeve