Rama reagon pas sulmit iranian ndaj Izraelit: Shqipëria mbështet përpjekjen e partnerëve për de-përshkallëzim të situatës

14 Prill 2024, 12:40Politika TEMA
Rama reagon pas sulmit iranian ndaj Izraelit: Shqipëria mbështet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të paprecedentë iranian ndaj Izraelit mbrëmjen e së shtunës.

Përmes një reagimi në platformën X (ish Twitter), Rama theksoi se Shqipëria mbështet përpjekjen e aleatëve kundër përshkallëzimit të situatës.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme.

Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit.

Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi”, shkruan Rama.

5 Komente

  1. L
    Lulezim Bashe

    Bli dron ti nga Erdogani, ene ska problem Irani......lol

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fredi

      Po çpune ke ti me sulmet mor legen kryeminister i nje shteti pa ushtri e me nje tuf grabitesish. Edhe ketu kerkon te ngresh pjacen tate ne kurriz tpopllit. Mbylle sqepin e qeveris shqiptaret qe i ke katandis per faqe tzeze leni politikn e madhr te mdhenjve se je bo si gangot e fshatit nji here moti qe bojshin zhurme po sbojshin hair. Mbylle sqepin dhe lene rehat ket milet qe dhe luften ka manget se gjitha tzezat ja ke dhuru ti e ata bthq te tjeret.

      Përgjigjjuni
      1. Perlat Spahiu

        Ehhhhhh mor edhiu I rames qe menjehere solidarizohesh,po nuk dime nga solidarizohesh,nga pallati 21 ne rrugen muhamet gjolesha,apo nga gurorija siper shkozes..

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taraboshi

          O . Rama , po pse sulm i papreçedent kur me 1 Prill izrealitët vranë 7 personel konsullate në Damask , pse për këtë e futët koken si struci , ndersa tashti që foli amerika edhe na si papagala nëpërmjet jush që na drejtoni duhet me than si thot amerika . Po deri sa nuk është vrarë asnjeri sipas asaj që raportohet deri tashti atëherë pse ta fajsojmë Iranin kur ka hedh tonelata bombash pa vrarë njeri e pa dëmtu asgja vetem sa i ka nis disa tonelatë hekrash dhe me dorë i ka kthy në vendin e vet . Këto prralla nuk kan byth ku të rrijne ku as kalamajt e kopshtit nuk besojnë.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demotakercita

            Z.Rama,te mbeshtesesh sot Izraelin,duhet te jesh perkrah vrasesve te mijra palestinezeve ne Rripn e Gazes.Izraeli sot eshte nje vrases i pa meshirshem,i ngjajshem me Gjermanine e Hitlerit.Paqia qe pretendohet nuk arrihet vetem po u neneshtruan palestinezet apo po u neneshtruan ukrainasit perball ruseve.Paqia vendoset me respektimin e te drejtave te cdo populli,ndryshe quhet pushtim e krim.Netanjahu duhet te pergjigjet para drejtesise per krime kunder njeriut.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje