Rama refuzoi interpelancën, Bardhi: Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak

26 Prill 2024, 15:10Politika TEMA
Rama refuzoi interpelancën, Bardhi: Nuk është vetëm

Gazment Bardhi ka reaguar pas përgjigjes së kryeministrit Edi Rama se nuk ka asnjë urgjencë për interpelancë  lidhur me dokumentarin e “RAI3”.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi thotë se Rama po fshihet, ndërsa i kërkon që të respektojë Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Teksa e konsideron njëherazi qesharak dhe të frikshëm, Bardhi thotë se qëndrimi i kryeministrit është alibia e radhës për të mos u përballur sipas tij me të vërtetën.

Reagimi:

Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak!

Herën e parë u fsheh me alibinë që të mbarojë njëherë punë SPAK me kallëzimin që Olsi Rama kishte bërë ndaj meje dhe pastaj do të vinte për tu përgjigjur në Kuvend. Kur SPAK mbarojë punë me atë paçavure propagandistike, sot paska shpikur alibinë e radhës, siç e paralajmërova edhe dje, që do të mbarojë njëherë punë me “Rai 3”, pastaj do të vijë për t’u përgjigjur në Kuvend.

Ankohet se nuk i është dhënë mundësia të përfshirëve në investigimin e “Rai 3” që të japin sqarimet e tyre, por ndërkohë i fshihet Kuvendit. Shqiptarët kanë një muaj që presin sqarimet, por Edi Rama fshihet, Olsi fshihet, kushdo i përfshirë fshihet.

Faktet dhe pyetjet janë të thjeshta, kanë mbetur 1 muaj pa përgjigje, duke u fshehur pas tymnajës me gënjeshtara dhe alibi ditore, që rrëzohen nga nervozizmi që të shtohet çdo ditë.

Fakti 1. Olsi Rama, bashkë me krerët e organizatës së kokainës, kanë përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM për të kaluar 18 herë kufirin në kohën ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakës.

Pyetje 1: Cfarë e lidh Olsi Ramën me krerët e narko-organizatës?

Fakti 2. Nga 18 hyrje-daljet e makinës me targa AA653DM të grupit kriminal, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës.

Pyetje 2: Pse ka përdorur në të njëjtën kohë, të njëjtën makinë, Olsi Rama dhe trafikantët e dënuar të Xibrakës.

Fakti 3. Policia dhe prokuroria nuk ka identifikuar një përdorues të makinës me targa AA653DM, edhe pse i ka identifikuar moshën 45 vjeç. Olsi Rama është përdorues i kësaj makine dhe në atë periudhë ka qenë fiks 45 vjeç.

Pyetje 3: A keni kërkuar informacion nga Policia e Shtetit për pamundësinë për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë?

Fakt 4. Policia dhe Prokuroria sipas gjykatës kanë kryer hetime të mangëta dhe kanë lënë në harresë dosjen 335/1-2016 që kishte si qëllim të identifikonte bashkëpunëtorët e tjerë të grupit kriminal.

Pyetje 4: Si Kryeministër i Shqipërisë, a mendon që ky procedim duhet të hetohet në mënyrë të plotë dhe personat e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge të mbahen përgjegjës.

Secili prej këtyre fakteve dhe përgjigja rreth tyre, ka të bëjë vetëm me ty dhe Olsi Ramën, aspak me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i Olsit dhe Olsave të tu, nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë ata qytetarë të ndershëm të këtij vendi, që nuk përfshihen në trafik droge, që nuk pasurohen përmes korrupsionit madhor, që punojnë me ndershmëri, pavarësisht vështirësive që i krijon keqqeverisja jote 11 vjeçare.

Boll u fshehe, respekto Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Shqiptarët nuk kanë nevojë për epitete banale, batuta 2 lekshe, sharje, mallkime apo fyerje, por kanë nevojë për të vërtetën, kanë nevojë për luftë reale ndaj pandëshkueshmërisë së njerëzve të pushtetëshëm.

Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës. Prandaj ripërsëris kallëzimin e depozituar që në 29 Mars 2024 për heqjen e pezullimit ndaj procedimit penal nr. 335/1-2016.

SPAK duhet të na provojë që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjesisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit. Prova janë aty, duhet vetëm të hiqet pluhuri që ka zënë atë dosje të lënë në harresë.

17 Komente

  1. B
    Bardhoshja me mjekër

    Ty more bq me fytyrë si byth majmuni të ka frikë edhe Sali krimineli e jo Rama

    Përgjigjjuni
    1. A
      Al

      Ik ore byth...mashkull se burre nuk mund te jesh ti. Shko posht ballkonit te non-grades dhe lepihu.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Frikacak Edi ? Frikacak je ti qe nuk shkon ne SPAK per vrasjen qe ke bere jo Edi Rama ,ti o banale basket me hordhite qe te rrethojne .Edit i hengsh ate qe sthuhet .

        Përgjigjjuni
        1. F
          FEMER E SHUMTUT SIC TI JE BARDHA,Natyrisht !!

          PEDERAST,E SUMQIM qe mba veten per te”bukur “vetem ty te kom pa !!..QEF DO KISHA TE RRIFNJA ME HISLLA,e mos te lenja me qajt shkerdhat njeri.ROBT KU TI KESH BARDHA SUMQIMI.

          Përgjigjjuni
          1. p
            pjeter

            Une nuk e kuptoj se si keto çingene do te vijne ne pushtet,si ka mundesi qe te kene akoma ndonje shprese se nje dite do te mund te arrihet qe kete çingene,ta shohim Minister?? Eshte e pa mundur qe ne menyre te lire shqiptaret te votojne kete shpifesire,qe per mua,ky duhet te ishte pergjigjur penalisht si i implikuar direkt ne organizimin e strukturave te fipit fashist ,ku si per pasoje,arriten edhe ne aktin kriminal,ate te vrasjes se Xhuvanit ne Elbasan. Ky personazh shpif dhe nzin Shqiperine me shpifje e pastaj kerkon interpelance,per efektet e shpifjeve te tij?? Kjo nuk eshte demokraci,po i lene te bejne ç'te duan vetem qe te mos akuzohen qe qeverria persekuton opoziten??,duhet dhene pergjigje konkrete terrorristeve te Saliut!! A eshte e mundur qe ligjerisht keta bandite te shdemtojne nga xheoat e tyre demet qe shkaktojne?? Ja kjo do te ishte zgjidhje,sepse te djegesh majtas e djathtas e ne fund te paguash nje fature te majme,nuk besoj se njeri merr kurako ta kaloje cakun pa vene doren ne portofol.

            Përgjigjjuni
            1. Roberto

              O Bardhi ! Dil njehere andej nga Italia se ta zgafllojne marmiden mire. Futi nje turne dhe meri mbare qytetet se do te mbajne ne ajer pa rene ne toke.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Li

                O gazmend na hengsh ate qe s’thuhet të gjithë shqiptareve pa perjashtim. Palaço njeri. Zgjebje u kalbshi qe se lat rehat kete vend, duke ja nxir fytyren sa her qe ju jepet rasti. Ti ka zen ko@et me derë Saliu o maskara prandaj luan rolin e buçes. Njeri i peshtire yytttt rac e poshter. Edhe i vertet të jet lajmi kur del nga goja e babaleve i humbet vertetesia prandaj shko ke rruga e lirise dhe degjo pordhet e radhes nga tutori jot. BAJGE

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Flamuri

                  Ky Bardhoshi po e konsumon veten shpejt...

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zyko

                    Po o komentues truthare. Bardhi mund te jete si thoni ju por shikoni si eshte shkaterruar shqiperia nga vjedhjet e korrupsioni. Rama eshte jo vetem frikacak por edhe lavazhier i truve tuaja. Ka ardhur koha te kujtoni e ta korrigjoni thenien e te ndjerit Namik Hoti: "Rama nuk zbret nga kali po nuk ..."

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      pjeter

                      Po mer zylo po,por Ramen e kane votu shqiptaret,i mir i keq eshte nje detaj i vockel qe idioteve u ja dale nga mendja, e nuk duan ta konsiderojne,por alternative te vetme kane molotovet.100 here te behen zgjedhjet perseri Rama do fitoje po pati perballe banditet mionere, qe u bie era kaçak,e ne qofte se ty te duket lavzh truri, tek zotrote kan shku me tutje,ta kan dhi fare qe nuk arrin me tutje.

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tetovari2

                        Zyko i harove të "mirat"që i bëri Shqipërisë për 30vite padroni yt kryetradhëtari i kombit!?

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arbeni

                          Bravo tetovari që e njihke mirë sali malokun këtë mafioz e tradhëtar të kombit i cili i quajti djemt tuaj që luftonin për liri nga shkijet rrebelë.

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          Arbeni

                          Namik Hoti e tha për sali mutin,e tha për ju malokët.

                          Përgjigjjuni
                        3. L
                          LORA

                          Big like, per pergjigjen e Kryeministrit Rama drejtuar nahijes se babaleve te "rithemeluar",,,,,per te gjeneruar pafundesisht babaleri.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mos

                            Ik more bythqire,shkerdhate,bastard..

                            Përgjigjjuni
                            1. d
                              drejtesia

                              Po flet haleja! Ky eshte trim i madh ne fakt,e ben shurren ne lines qe mban te veshur bashke me breket me tantella femrash!

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Arbeni

                                Ky llapaqen halesh është me plot kuptimin e fjalës një gay(mashkull që q*het në bythë).Njeri pa personalitet.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje