Rama replika me Jorida Tabakun: Unë jam njeri pa shkollë, por shifrat tregojnë se jemi më mirë se çdo vend i rajonit

9 Qershor 2022, 12:17Politika TEMA

Rama replika me Jorida Tabakun: Unë jam njeri pa shkollë, por shifrat

Kryeministri Edi Rama dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku janë përplasur sot në Kuvend për shifrat e ekonomisë. Të dy iu referuan INSTAT, por secili me shifra të ndryshme.

Ndërkohë kryeministri Rama, teksa lexonte shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave, i kujtoi edhe ballafaqimin në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Rama tha se ndryshe nga vendet e tjera të Evropës, Shqipëria nuk ka rritur çmimin e energjisë.

“Unë jam dakord me ju zonja Tabaku, është shumë e rëndësishme dhe e dobishme që të flasim për jetën e përditshme të njerëzve dhe duke qenë se unë nuk kam shkollë dhe ju jeni me shkollë, unë nuk po hyj se nuk hyj dot tek debati me ministren e Financave, por po i marr me radhe disa gjëra që thatë.

Duke qenë se ju flisni me shifra, unë do isha mirënjohës nëse do të më orientonit ku i keni gjetur shifrat e INSTAT se unë i kam përpara.

Sipas INSTAT, inflacioni në Shqipëri është rritur 6.2%, në Serbi 9.6, në Maqedoni 10.5, në Kosovë 11.2, Mal të Zi 11.2 dhe Bosnjë 12.3%.

A ka ndonjë arsye pse Shqipëria të jetë sa gjysma e rajonit kur vjen puna tek rritja e inflacionit? Me siguri ka arsye. 

Së paku janë dy arsye të rëndësishme. E para, fakti që vetëm në Shqipëri, si në askund tjetër në rajon dhe Evrope, çmimi i energjisë mbahet aty ku ishte para se të shfaqeshin simptomat e krizës, kudo tjetër energjia po bën raprezalie.

Nafta është tjetër komponent, por energjia për të cilën ne vazhdojmë të paguajmë nga buxheti është arsye pse kemi këtë normë inflacionit.

E dyta, rritja e prodhimit vendas, sepse nuk e kemi importuar të gjithë masën e normës së inflacionit nga vendet e tjera edhe për shkak të zëvendësimit.

Dje solla një shifër konkrete në Samitin e Ballkanit të Hapur. Vetëm për eksporte me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut kemi një rritje domethënëse në aspektin e fondeve.

Ju folët për një shifrën që më kujtoi atë 430 mln që kemi pasur edhe një ballafaqim, ju në rolin e prokurores, unë të dëshmitarit”, tha Rama.

31 Komente

  1. B
    Bela

    Rama te pakten llogarite i ben mir e jo si lul basha qe sdinte te mblidhte e as te zbriste por shifrat tona po tregojne se jemi vertet shume larte ne krahasime me disa vende

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bale

      Po pra, "te pakten llogarite i bon", pavaresisht se per te tjerat eshte bole komplet. Asnje kurs nuk beri dot. Ngeli me diplomen e Universitetit "Enver Hoxha". Ne fun te funit, pranaj e kemi kryeminsiter, se di sa bojn 6x7

      Përgjigjjuni
      1. s
        sopiqoti

        Bale ="bole", kete deshe te thuash keu ? E qarte.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bale

          Jo jo. "Keu" doja me i thene Bela-s qe, Kryeministri duhet te jete pak me shume se "i mire ne tabelen e shumzimit". Po qe se nuk e ke kuptuar, hajde ne konsultime pas mesimit.... E di vete ti...

          Përgjigjjuni
      2. ?
        ?

        Po mij Bela po, ka qene i pari i klases ne Arithmetike. E pati pak keq kru filloi trigonometria po tabelen e shumezimit e mban mend mire.

        Përgjigjjuni
      3. b
        baxhella e Pularise s'pushon vec kakaris

        i qeka qep keq Te Gjatit kjo Histerikja me ate ze prej kllocke Pularie -ngeli tu ja cukit Bolet Te Gjatit

        Përgjigjjuni
        1. J
          Joni

          I rroft shkolla ktyre rrin rrin e zgjohen. Aman thuj ksaj zojes ves mos e bo llogarin si matematika e lulit

          Përgjigjjuni
          1. k
            kjo Pula qorre ka me ja thy Vezet KM

            nuk i ndahet mer yahoo tu i cukit boleve te Te Gjatit kjo Pula Qorre e rritur ne pillin e Ciflikut te PD-s Lalz ku ka ene kjo baxhella qe " lufton per popullin " Vile Miljoneshe lol !!!!!!!!!!!!!!! Ku e gjeti Token kjo baxhella ne Lalz ? Kush ja dhuroj ? Kryekriminelei qe vrau Pronarin e Tokes Gjyqtarin Konomi dhe fallsifikoj Pronesine me Krajen e Ushtaret e tij ne Bordellon Drejtesi ? Kjo ben Muuuuuuuuuuuuu -kur Kryetari i Spak ka Vile vet ne Pronat e Gjyqtarit te vrare ne menyre Mafioze nga salih meta mbasi vun aty Tabelen Toka e Xanun !!!!!!!!! Perse fut koken ne bythe te Krimineleve Media Shqiptare ???????

            Përgjigjjuni
            1. S
              Soni

              Sa mire i the ksajt Znj.Tabaku,pse sjep ca leksione ajo sidomos asaj partise se vet opozites se famshme????Ju Edo kshu vazhdoni jeni ne rrugen e duhur

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vito mashtruesi, shoku i Nikos

                Pra more legen nuk duhet piktor kryeministri sepse flet hajvanlluqe qe i duken si mencuri . Hajdut !

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tironc i vjeter

                  Piktor ??? Pa me thuj nje pikture te ktijt, me qafsh ... Ky o msus vizatimi i kohes kur "ishim afgane".... Po kur thote qe kam qen ene basketbollist!!!.....Pa me thuj nji kosh te rendesishem, me qafsh..... Merre me lang se mishi maroi....kshu a ky

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sopiqoti

                    " H aj v a n i " po pellet nga qe tek tjetri shikon VETEN ssi ne pasqyre.

                    Përgjigjjuni
                  2. k
                    koli

                    Ku merr vesh Tabaku nga shifrat aman, aq sa di e shkreta e thot lart e posht, por duhet ti hedhi nje sy shifrave ne krahasim me vendet e rajonit e pastaj te vi ktu te llapi

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      redi

                      jemi shume me mire sepse qeveria po ben shume pune te mira dhe po i ofron mbeshtetje te gjitheve

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        petriti

                        O zoti Rama, po flet gomarlleqe me oke, Si eshte rajoni nuk na intereson, por ama cmimet tek ne jane rritur me mbi 25-30 % dhe rrogat jane po ato qe kane qene (pa folur qe shteti merr 50 % te cmimit te karburantit te cilin e pagujme me shtrent se kudo), hiqe more i paditur akcizen e karburantit sepse do cosh tere ekonomine ne kolaps pas 1 apo 2 vitesh, pasi edhe keto te ardhura qe merr tani nga akciza e karburantit, pas 2 vitesh nuk do arrish as ne gjysmen e tyre.

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          Orgest

                          Te pakten Rama i ka bere llogarite tamam jo si kto te Pd qe dalin mangut ne cdo llogaritje dhe cdo gje qe bejne

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Edi Rama - Afgani i Europes

                            Rama ka arsyetim korrekt si nje gjeni ne ekonomi-finance - Jemi me te miret e rajonit ...se kemi cmimin e Naftes me te lartin ne Europe!

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Raalisti vs Pellitesve te Shpelles Afganit vicidol

                              Nga cila Shpell Pellet o Hajvan Primitive ? Di bytha jote qe deri dje ndaje ushimin me kafsjet e pyllit te vicidolit se cilat jane Cmimet ne Europe ?! Hyp perseri ne Peme Maumin Shpelle . Lia e Majmunit jo ka bo me ju duk vetja Njeri ju kafsheve te ktij vendi

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Nona

                                Te keqen nona, ilacet i ke mbi lavaman.

                                Përgjigjjuni
                            2. T
                              Taulant

                              Kerrici i Vucicit mund te genjej injorantet. Nga Shqiperia cdo vite largohen me shume sesa nga cdo vend i Ballkanit. Per sa u perket kerkuesve te azilit i tre ne bote per fryme popullsie.

                              Përgjigjjuni
                              1. O
                                Opinion

                                Ore miqte e mi pedeiste,vecanerisht ti Taulant! Ka shume gjera qe nuk shkojne ne kete Shqiperine tone.Por nuk mund te behesh kritizer I semure ne sherbim te nje personi apo subjekti politik qe I ka mbaruar vaji I kandilit.Keta QE shkruan apo komentojne duket qe nuk analizojne ne menyre racionale dukurite,situatat apo keqqeverisjen qe per pasoje kane sjelle rezultate negative.Te jesh kritikues nuk do te thote qe kundershtari I qeverise,subjekt apo lider eshte rrjedhimisht me I mire,kur ky eshte I anatemuar,I perbuzur dhe I kryqezuar ne Shqiperi ne cdo lloj aspekti,por dhe nga faktori apo partneret tane nderkombetare te cilet e kane shpallur non grata. Fenomenet dhe dukurite negative eleminohen apo luftohen jo duke bere yzmeqarin e delenxhinjve,maskarenjve te cilave Shqiperia jone e dashur nuk ju a ka pare hairin kurre.

                                Përgjigjjuni
                              2. J
                                Jorgo

                                Kjo Jorida me keto shifrat we i dalin mos jete mesuar me Lulzim Bashen

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gezim

                                  Hahahahahahaaha si te rrish me Lul Bashen sdi as sa bejne 2 plus 2 hahahaha

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Genti

                                    Kjo Jorida te mesoje pak me shume ose te kishte mesuar ne shkolle se duket shume e paafte ne ate qe thote…me vjen keq qe e ul veten ne kete menyre

                                    Përgjigjjuni
                                    1. l
                                      lenci

                                      Mos flisni me zonja Tabaku se vetem po e zhgenjeni popullin, shikoni pak cpo ndodh per bote dhe pastaj hajde flisni

                                      Përgjigjjuni
                                      1. t
                                        tirons i vjeter qysh nga 2010-ta

                                        O kryeminister mos e rruj tocin nga keto bibat qe perpiqen ti hyjne ne sy Sali spiunit pasi e pane se me Bashen dhe nipin e Isa Toskes moren vetem Noc rrokun

                                        Përgjigjjuni
                                        1. r
                                          roza

                                          Keta qe jane me shkolle te larte qe jau ka marr babi para shum vitesh te kristali bejn si mjeshtra

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Entoni

                                            Shume shpejt do ia kalosh edhe Gjermanise. Njesoj si Sala

                                            Përgjigjjuni
                                            1. H
                                              Hako

                                              Ke te drejte, keto "rezultate" te qeverise aktuale ngjajne pike me pike me kohen e Sales, kur ishim ne gare koke me koke me Gjermanine.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. I
                                              Indignados

                                              Shifrat e kujt ka pare ky: te vetat? Apo te Ahmetajt? Apo te bletes punetore te shendetesise? Apo te Vilmes, Samirit, Fushes, Kastratit, Zotos, Belindes …. Te miat jo, nje here. Nuk e di se c’mendim kane sufllaqet?!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                Nje psikanalist modest

                                                Uou, uou, uou, ky qeka me keq nga ç'kujtoja une, nqs e ka per demagogji kete punen qe ne qekemi me te miret e rajonit, hajde mo, ashtu ia do puna ashtu thote, kush ta haje ta haje. Ama nqs e beson edhe vete kete qe thote Shqiperia eshte ne rrezik te madh, eshte i vetmi shtet ne rajon qe eshte ne dore te nje halucinanti psikomaniakal. Zoti i shpetofte shqiptaret.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje