Rama: Të mos zgjedhim më president anormal si Meta, të përfshihen të gjithë në proces

19 Prill 2022, 11:29Politika TEMA

Rama: Të mos zgjedhim më president anormal si Meta, të

Deputetët socialistë hodhën sot në kuti zarfet me tre emra për presidentin e ri. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama theksoi disa herë në krye të shtetit duhet një njeri normal, duke shigjetuar vazhdimisht Ilir Metën, të cilin e quajti skandaloz.

Sipas Ramës, PS ka përgjegjësinë që këtë herë t’i japë Shqipërisë një president me integritet dhe kërkoi përfshirjen e të gjithë deputetëve me propozimet e tyre. Kreu i qeverisë u zotua se procesi do të jetë serioz dhe i vërtetë.

“Për mua është e rëndësishme që PS të dalë faqebardhë nga ky proces dhe të mos kthejë kokën pas.  Nxjerrja e një kandidature nuk mund të jetë e suksesshme nëse është një mendje apo dy, por duke mbledhur të gjitha mendjet.

Ky proces duhet të jetë konfidencial. Nuk mund të marrim nëpër gojë të gjithë dynjanë. S’na e ka borxh askush që të fillojmë të diskutojmë më pëlqen ky apo ai. në respekt të të gjithë emrave por edhe për të pasur sa më shumë pjesëmarrje ne besojmë  se po bëjmë gjënë e duhur. Ky proces është 100% real dhe i vërtetë. Të gjithë bashkë dhe unë në këtu kemi përgjegjësi shumë të madhe. Të gjithë deputetët duhet të ndjehen pjesë e procesit.

Na duhet një president për Shqipërinë dhe PS ka detyrimi që edhe ata që nuk e kanë votuar të ndjehen të qetë se kanë një njeri normal aty. Kemi pasur probleme me normalitetin e presidentëve të fundit, sidomos me këtë të fundit thyem rekordet. Besoj që përfshirja e të gjithëve duhet të jetë pozitive. U kam kërkuar ministrave që përtej propozimeve të tyre të sjellin edhe propozime të mundshme nga fushat që ata drejtojnë”, tha Rama.

16 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    ke harru me bo "konsultim kombëtar",njësho??futja një e pastaj na thua se çfarë të kemi rekomanduar ne për të bërë!! e në fund kur ta kesh zgjedhur,futja si me metën,"ky sallami i sotëm është presidenti më i mirë që kemi pasur",kur ti mbarojnë ditët shaje prapë,por ndryshimi do të jetë se do thuash "ju populli gomar ma rekomanduat"!!do nai fusësh ne,në vënd që ta mbash për vete si tashti!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      K

      Ku ta gjesh një njeri të ndershëm në shqipëri?

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        pse çfarë është ky?? hajdut?? mos vallë hajdutë janë tërë ministrat e tij? çar thut ti,dhe spiropaleshja është hajdute?? po ajo tjetra që ja kishte ngritur nivelin në zeus,hajdute është?? mos mor se na dhjeve,unë mendoja se të gjithë ishin budallenj por në asnjë mënyrë hajdutë?!

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sale

        Nanon keni president ndaj amerikanet kthyen berishen zarin per balance. Keta kelyshet e nanos e berishes pjerdhin ne Nje canak: skllever te ndyre te sale e tos!!! Kjo dhe sepse keta ishin perzgjedhur qe te mos i konkuronin dot sale e nano dy trashegimtaret e tradhtarit e antishqiptarit ramiz alia!!! Popull hani..miza ju!!! Ndaj nuk ju hiqet denimi i zotit me vuajtje e vdekje!!!!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Thenie kineze: "Një mendje keq mendje, shumë mendje mirë mendje!"

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tili

            Mos e beni me ate gabim te zgjidhni prap nje person si meta qe nuk ben per asgje jo me per president

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xhoina

              Presim nga PS te jete nje kandidature me vlera dhe qe do ju gjendet shqiptareve dhe shqiperine prane ne momente te veshtira

              Përgjigjjuni
              1. A
                Alushi

                Te gjithe deputetet shume mire qe te perfshihen po aman se pd e lsi ca do nxjerrin monen me saliun se vetem ata kane ne mendje gjith kohes

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Skender

                  Duhet nje njeri i zoti i drejte dhe i dashur per te gjithe shqiptaret

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    anti25642654censurë

                    këno ke të drejtë! një pyetje kam për ty:a thua se mund të jetojë një zogth i tillë(si thua ti)në një fole gjarprinjsh???? prandaj do të këshilloja që të mos shohësh ëndërra me sy hapur, e mbi të gjitha!? mos i beso,mos i shkuraj,ato që ëndërron!! jo për gjë por të garantoj se do të të marrin për budalla!!

                    Përgjigjjuni
                  2. M
                    Mondi

                    E mira eshte te bini dakort te gjithe per nje person , qe me te vertete ka figure presidenti dhe i ben detyrat sakte

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kastrioti

                      Presidenti i ri qe do zgjidhet vetem mos te jete qesharak si ilir meta aman te keqen se la nam ai

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        anti25642654censurë

                        o kaço e sikur të jetë dramatik!? e sikur të ishte tragjik!? a do ta pirdhte kush??a nuk do ta përdorte politika e qelbur që kemi sot për sot si një kukull?? a nuk do ta sulmonte nëse ai nuk do bënte atë që do ti kërkonte kjo politikë?? amani mor kur do filloni të kuptoni se ku jetoni?? zgjohu njeri,zgjohu,nuk shtyhet jeta në ëndërra!!

                        Përgjigjjuni
                      2. Z
                        Zyber Hima

                        Ishalla na vejn naj kandidatur q ka me hedh PS

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          redi 10

                          Ilir Meta IK! Ske vlera si njeri, ke vjedhur gjith jeten tate dhe asgje ske ne vije as me lsi as me asnji

                          Përgjigjjuni
                          1. r
                            rexha 10

                            Ezgjodhe ti more buke shkale ,dhe jo populli .Edhe TAHIRIN ,e zgjodhe ti ,dhe jo populli .pore kure dele goce ,asnje nuke e mbane kopilin ne dere ,po te doli djale i bie aqe shume gjoksit se te behet grope si Labet. Sa vlere te ka mbetur ty personalishte qe e zgjodhe presidenteMeten ,sepse en e METES e dije qe ne fillim .Mose bene rolin e viktimes sepse nuke e dije ,se u regjem me mashtrimet e juaja . ALTERNATIVA ne ate vende eshte e vdekur per nja 10 brezash . Beje te fala Sandrit si gjithmone ,se te ka kenduar gjeli ne maje te plehut .Lulzim Basha eshte me i miri nga ju te gjithe ,pamvarsishte se drejtoi me doren e kriminelit SALI .Kurre Lulzimi nuke ka drejtuar me vendimin e tije ,pore gjithmone me vendimin e marre nga doktorr MORTJA .

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje