Rama: Të rritet forca e NATO-s në Kosovë, kufiri jashtë kontrollit

22 Nëntor 2023, 12:22Politika TEMA

Rama: Të rritet forca e NATO-s në Kosovë, kufiri jashtë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e përbashkët në Shkup me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg dhe liderët e rajonit.

Ai tha se është me rëndësi të shtohen forcat e NATO-s në Kosovë dhe të mbahet nën kontroll kufiri i cili aktualisht është të shërbim të aktiviteteve ilegale të trafikimit të armëve, drogës dhe aktiviteteve të cilat më pas ngatërrohen dhe me aktivitetin politik me sfond ultra nacionalist që shkakton devijime të rënda siç ishte ai në Banjskë.

“Jam i keqardhur për faktin që pavarësisht thirrje të përsëritura për të shtuar në mënyrë të ndjeshme jo vetëm vëmendjen, por dhe trupat që duhet të garantojnë stabilitet dhe paprekshmëri absolute të Kosovës, ka ndodhur një ngjarje tragjike e cila duhet konsideruar një paralajmërim dhe jo një ngjarje sporadike dhe e cila duhet me çdo kusht të mos përsëritet,” – u shpreh Rama.

Kryeministri tha se gjatë takimit ka propozuar ndërtimin e një formati të Samitit të NATO-s me Ballkanin Perëndimor, ku të jenë të pranishëm, jo vetëm vendet anëtare të NATO-s në rajon, por dhe vendet partnere të NATO-s, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që s’janë të pranishme, si dhe pjesa tjetër e vendeve anëtare që janë në kufi me rajonin dhe që kanë interes të drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe procesin demokratik të rajonit.

Rama shtoi gjithashtu se kishte biseduar me Stoltenberg që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar bazën e re detare në Porto Romano të bëhej sa më shpejt sepse, siç u shpreh kryeministri besojnë se çdo gjë që ndodh hap pas hapi përforcon vlerën strategjike të një investimi të tillë.

6 Komente

  1. P
    Pirdh

    Bac u kry se e tha brekdhjeri

    Përgjigjjuni
    1. L
      L'idéri global haaa

      Nuk je minister i jashtem meru me vendin nuk je votuar per paqen ne bote meru me SPAK me shantazhin qe non grata i bene drejtesis

      Përgjigjjuni
      1. P
        Përdorni flakhedhse dhe i mbyllni derën

        Lëre Kosovën se ata janë trima edhe pa nato ,a je i zoti të sjellësh ca marinsat këtu të bësh zap Saliun me maskarenjtë e tij që pasi dogjën e shkatërruan e vodhën Shqipërinë po sulmojnë dritaret e djegin parlamentin dhe mburren e gëzohen si kriminela....

        Përgjigjjuni
        1. J
          Ja fute kot

          Haaaa kosova trima o bole eshte raste i ralle ne bote qe ne nje lufte 0.6 % ÷ 0 9 % e popullsise moren pjese ne lufte rrethe 5000 vullnetar dhe ata qendruan ne malet e Kuksit . Ndersa per te tjerat ke 100% te drejte nuk ka pune ky sharlatan jashte vendit kur po i digjet shtepia kur krimineli del nga burgu

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rama ky Pikturist Fasadash ne Politike

            Rama eshte nji Politikan siperfaqsore ,Bojaxhi Fasadash kudo . Cfar keshte Realiteti dhe gjendja pas Fasades dmth brenda asaj Fasade qe ai lyen .as qe do me dit . Pra nj Pordhac siperfaqsore

            Përgjigjjuni
          2. j
            janullistan airways

            gabim! Kjo do te thite qe Kosova nuk manaxhon dot kufinjte e saj ! Manaxhimi i kufirit duhet te behet nga forcat e FSK ne bashkepunim me KFOR, por keta te dytet me shume me funksjon vezhgim / keshillimi. Armatosni FSK dhe i jepni dore te lire ne detyrat qe i takojne, vetem keshtu do te binden serbet se Kosova eshe e veshtire. Merrni shembull nga kroatet

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje