
Deputeti socialist Erion Barçe është përfshirë në debat me deputetin e Rithemelimit, Edmond Spaho në Komisionin e Ekonomisë. Spaho tha se Kuvendi ka miratuar për 5 minuta buxhetin, ndërsa paralajmëroi sërish kaos në Kuvend.
Në replikë, deputeti Braçe tha se ndezja e flakëve në Kuvend është një ngjarje kriminale, ndërsa shtoi se Kuvendi duhej të kushte kallëzuar.
Sipas tij, flaka ka rrezikuar jo vetëm jetën e 140 deputetëve, po edhe jetën institucionale dhe kushtetuese.
Pjesë nga debati:
Edmond Spaho: Pas ngjarjes së ditës së hënë kur u miratua buxheti në 5 minuta në kushtet e një reagimi të fortë të opozitës për sjelljen e mazhorancës. Dua t’iu kujtoj reagimet e trupit diplomatik të SHBA, Britanisë, Gjermanisë dhe BE kanë tërhequr vëmendjen për dialog mazhorancë-opozitë.
Ne po kërkojmë prej kohësh që parlamenti të kthehet në normalitet, dhe të pranohet kërkesa për krijimin e komisioneve hetimore si dhe për komisionin e reformës zgjedhore. Duhet t’i jepni fund qëndrimit kokëfortë dhe t’i ktheheni dialogut në kuvend.
Erion Braçe: Nga data 1 nëntor e në vijim, kemi diskutuar. Buxheti nuk është miratuar në 5 minuta, ka ndodhur vetëm votimi. Ajo që ka ndodhur është që buxheti ka që në 1 nëntor që është shqyrtuar në komisionin e ekonomisë, është bërë prezantimi, diskutimi, pyetje-përgjigje.
Janë 13 seanca në vetëm 20 ditë që janë zhvilluar nga Komisioni i Ekonomisë. Kemi marrë edhe sqarime të domosdoshme edhe me shkrim jo vetëm me gojë. Këtij komisioni nuk i ka munguar asnjë shifër, që është kërkuar.
Buxheti nuk është miratuar ende, sepse diskutimi nen për nen vlen për të materializuar ndryshime, deri në 7 dhjetor kemi diskutime deri tek miratimi. Kush e ka pasur mendjen tek sherri, po për ata buxheti u miratua në 5 minuta. Ne të hapur kemi qenë për të gjithë.
Ditën e hënë nuk ka ndodhur ngritja e dorës, por ka ndodhur një ngjarje kriminale, se deri tek tymueset jemi mësuar, por flaka që ndodhi në kuvend me flakë, brenda një ene kishte lënë djegëse. Të ndezësh zjarr mes sallës ku brenda janë 140 veta normal është krim, dhe jam i habitur se si kuvendi nuk e ka kallëzuar këtë krim. Zjarri mes kuvendit është një akt i pastër kriminal, që rrezikon jetën jo vetëm të deputetëve por që rrezikon jetën institucionale dhe kushtetuese.
Spaho: Nëse nuk ndryshoni do përballemi me po të njëjtën sjellje që keni parë.
Braçe: Zotëria e ka bërë baltë në këtë komision me fyerje të drejtpërdrejta të anëtarëve. Ky tipi ka vënë dorë edhe mbi gratë e kuvendit. Këtij sharlatani dhe çdo sharlatani tjetër që është në Kuvend për ti lëpirë fytyrën Berishës duhet ti vini fre. Pecetat higjieno-sanitare për burra si puna e këtij do i japin falas.
Brace, Fol si gazetar i pa anshem dhe jo si deputet i verber. Shqiperia eshte kthyer ne nje vend qe drejtohet nga nje Sulltan te shekullit 14. Edhe Sultan Murati ishte me i mire se sulltan Rama. Historia neser do flas, sot nuk flet se hakmarja per ate qe flet, trashegimi i dajes se sulltanit po ze renje te thella. Ne keto kushtet kur ne vend nuk gjen as nje te drejte dhe pasuria vidhet sheshit me keq se vendet e humbura te Afrikes, ju kerkoni te kete punime normale ne parlament. Vere veten ne poziten e qytetarit dhe pastaj fol.
kush ti lidhi qent e kriminelit sali?drejtesia e korruptuar,populli koqe,apo ai i gjati qe rri me shume jashte e kerkon afrikan per te na i sjell ketu,apo bisedon me hamasin per paqe,kur ka kryetarin e hamasit ne parlament duke djegur e shkatrruar....
kush duhet te beje kallzim per keto veprime dhe pse nuk e ka bere . Sipas kesaj llogjike deputetet qenkan te lejuar te bejne cdo gje ,ata qenkan te paprekshem . Cdo person tjeter po te kryeje veprime shume here mepak te dhuneshme dihet ku perfundon . Eshte e papranueshme dhe fyese per gjithe shqiptaret kjo gje .Eshte frike apo dicka tjeter per organet perkatese qe nuk veprojne . Keto veprime na turperojne ne si shtet . vezhguesi
Te shkarkohet menjher madje edhe ata qe lejojne Banden e Shkerhates bersha te ta shndrojne Parlamentn ne nj Shpelle ku ndzen Zjarre me ngroh bythen Majmuni Plak
Shumica e deputeteve jane injorant dhe lehin ne ze te shokeve , sic lehin qente kur degjojne zerin e njeritjetrit ,por qe eshte kokrra e gomarit , trap injorant eshte ai qe gjoja eshte prof. Spaho .... lere te shkretin ai ofendon edhe gomarin po ta krahasosh me krriçin !
Pa vdekur SALI KARAXHIÇI Shqiperia s'do kete qetesi. (Pa ju Vene PRANGAT) .Se më pas KAMIKAZET e tij s'do gjejne vrim të futen.
Keta jane edhe te lezetshem,bejne sherrin dhe duan te dalin viktima.Seanca nuk filloi me votimin por me flakadanet,prandaj votimi u be dhe iku ajo pune .Keta te opozites kane 10 vjet qe jo vetem nuk duan te jene te barabarta me mazhorancen por superior dhe duhet te behet siç do mbreti Berisha.Sa i takon veprimeve ne salle juristët e parlamentit duhet te shohin tejkalimin e dispozitave te deputetit nga ane e njerezve te Berishes dhe t'i drejtohen drejtesise se deputeti nuk mban pergjegjesi per çfarë llap aty por jo per veprimet antiligjore qe kryen.Nuk ka pse te kete meshire per njerez qe marrin miliona leke rroge e shkaterroje pronen e perbashket pa te keqen e mos kryerjes se detyres per te cilen eshte zgjedhur