
Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se ndryshimi mes Sali Berishës dhe Ilir Beqajt në përballjen e tyre me drejtësinë, pas hetimeve nga SPAK, është në faktin se Beqaj nuk e ankimoi vendimin, por vendosi të përballej në të njëjtën gjykatë.
Komentet Vangjeli i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se nëse do të ishte një i huaj i ndershëm dhe do të shikonte vendimin e Beqajt dhe Berishës, do të thoshte se ish-ministri i Shëndetësisë është sjellë si europian.
“Deri te vendimi i gjyqtarit, deri në momentin që brenda 2-3 orëve më pas, një gjyqtar interpreton vendimin e tij e shpreh dhe komenton vendimin e tij në një media, u soll si avokati i Beqjas, sepse ndërtoi vetë me fjalët e tij argumentin e avokatëve të Beqjas.
Por ja çfarë është qëndrimi politik i ndryshëm. Beqja thotë unë nuk jam dakord me këtë vendim, do ta respektoj, nuk do e ankimoj, do të shkoj të luftoj atje.
Kjo është një diferencë shumë e madhe me Berishën. Nëse do të vinte një suedez i ndershëm këtu, do shikonte edhe vendimin do të thoshte që Beqja është sjell si një europian”, u shpreh Vangjeli.
Se e di që s'do ketë asnjë problem Beqja do dalë i pastër si doli vite me parë Fullani edhe pse milionat u zhduken
Ne kohen kur u be minister Beqja,ilaçet e mija u ulen me 50 perqind.Kam qene i shtruar ne spitalin Nene Tereza dy here ne 2007 dhe pastaj ne 2021.Nuk ka krahasim qe mund te behet ne dy rastet si brenda ne spital si ne ambjentin jashte.Sigurisht e mira nuk mbaron kurre ashtu si dhe korrupsioni ne çdo hallke qe jetojne.E di se militantet do me shajne se eshte bere zakon por nuk mund te rri pa permendur nje fakt per krahasimin e Vangjelit.Ilir Beqja eshte i biri i profesorit te nderuar te UT Hamit Beqja pedagogut te dashur te rinise dhe me shume kulture