Vendi i Bashës në Kuvend në flakë, numri 2 i PD: Berisha kërcënim mafioz ndaj kryedemokratit!

21 Nëntor 2023, 19:22Politika TEMA
Vendi i Bashës në Kuvend në flakë, numri 2 i PD: Berisha

Aksionin opozitar të Rithemelimit, nënkryetari i Partisë Demokratik Roland Bejko e cilëson si një mënyrë e Sali Berishës për hallin e tij personal dhe jo për interesat e qytetarëve shqiptar, e shtoi se Berisha është fytyra e flakës dhe e agresivitetit. 

Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Bejko tha se vetë Rama dhe Sali Berisha, janë bashkë dhe kanë interes të krijohet kaos në Kuvend. I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj në lidhje me djegien e vendit të Lulzim Bashës në Kuvend, Bejko e cilësoi si kërcënim mafioz ndaj kryedemokratit.

"Foltorja ka vetëm një hall hallin e Sali Berishës dhe Sali Berisha ka hallin e vet personal. Ka një hall prej dy vitesh me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe që e kanë shpallur non grata dhe e kanë izoluar krejtësisht. Kërkon të thotë se nëse nuk më amnistoni jam një faktor i tillë që mund të destabilizoj vendin dhe jo vetëm por gjithë Rajonin. Do të instalojë berizhizmin. Siç duket dhe në parlament Edi Rama i krijoi të gjitha kushtet Sali Berishës. Është filozofia e dhunës. Është fytyra e flakës e dhunë e agresivitetit e gjithçkaje që ka të bëjë me totalitarizmin.

Demokracia do të vdesë nëse negociohet fati i Sali Berishës. Rama e mirëkupton Berishën dhe i krijon kushtet se nëse do të godasë drejtësia në këto nivele, Rama ka radhën. Ata janë bashkë, ata e ndihmojnë njëri-tjetrin. Nëse e ka quajtur Berisha tradhtar Bashën është lajm i mirë. Basha është jashtë trekëndëshit të Bermudës. Basha është i ndarë nga Rama, Berisha, është i ndarë nga filozofia e dhunës prandaj e quajnë tradhtar, dhe tradhtarit i vendosin flakën. Është një kërcenim alla mafioz duke i djegur vendin. Do e shohim kush do të fitojë në këtë betejë mafia apo drejtësia"- tha Bejko.

5 Komente

  1. a
    ardit

    E nxorret Land karin!

    Përgjigjjuni
    1. t
      tonja

      Bravo landi fix

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejtesia

        Ti je nje kokerr gomari asgje me shume,nuk mbrohet Basha duke bere me faj Ramen,aq me keq qe i ben dhe bashkpuntor! A ke bythe,shko ne parlament dhe beji gjemen,kape me shqelma nxirre jasht non graten! Po nuk ke as bythe e as koqe! Burra legen!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Janë në hall edhe këta bashistët. Po bëhen qesharakë, duke përmendur vend e pa vend "shpikjen" e Lule dështakut, "Trekëndëshi i Bermudës"?! Nëse në çdo diskurs apo debate në TV, nuk fusin vend e pavend Ramën, kompleksohen ngaqë kanë frikë se foltoristët dhe bardhistët do t'i quajnë bashkëpunëtorë me Ramën. Gjë që e bëjnë dge klta kundlr tyre. Pra të dy palët kanë rënë në të njëjtin kurth, atë se cila është opozita antirama e vërtetë. Që në fakt ashtu si janë katandisur nuk i llogarit njeri për të tillë, si nga brenda vendit ashtu dhe nga jashtë. Bëjnë sikur nuk e kuptojnë se Rama nuk i llogarit fare dhe fakti se për interesat e tij ashtu i do, bile më keq, nuk do të thotë se i duhet patjetër të bashkëpunojë nën rogoz me njërën palë kundër tjetrës. Absurditet më i madh nuk mund të gjendet! Rama mund ta bënte këtë lojë, nëse ndërmjet tyre, do ndjente se njëra prej tyre i kërcënon pushtetin. Po cila nga këto vallë është e tillë? A nuk i ka mundur ai ata pesë herë rrjesht, edhe duke qenë bashkë, jo më në këto kushte ku të mjerët e të marrët bashkë, janë katandisur për t'i vajtuar.

          Përgjigjjuni
          1. timo

            Bejko i kupton mirë simbolikat e Saliut sepse ka të njëjtin standard mendor si pjellë politike e Sali Berishës.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje