Pse shkaktoi revoltë zbutja e masës për Malltezin?

21 Nëntor 2023, 19:09Politika TEMA
Pse shkaktoi revoltë zbutja e masës për Malltezin?

Nga Ylli Pata

Që prej vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit për zbutjen e masës së sigurisë për Jamarbër Malltezit, ka shkaktuar një reagim nervoz në një pjesë të konsiderueshme në rrjet.

Në thelb, zbutja e masës së sigurisë, qoftë për çfarëdo arsye, që do të zbardhet nga dispozita e plotë, nuk ndikon në gjykimin e çështjes së aferës së Klubit Partizani.

Prokurorët që kanë nisur procedimin penal do ta çojnë çështjen në gjykatë, sipas gjasave me një logjikë të njëjtë me atë të njohur tashmë për dy protagonistët: Malltezi dhe Sali Berisha. Ndërkaq, beteja reale do të zhvillohet në gjykatë, kur të zhvillohet hetimi në themel, e do të ketë dëshmitarë, qëndrime, deklarime, ndoshta prova të reja etj etj.

Ndërkaq, nuk ka gjasa se në publik ka një dëshirë apo zell siç e thotë Ylli Manjani: “për gjyq popullor”. Sipas të gjitha sondazheve të zhvilluara, por edhe nga ajo që shikohet në qëndrime e komente, më shumë se burgosja e zyrtarëve, ajo që ka më shumë impakt në public është sekuestrimi e më pas konfiskimi i pasurive që janë përfituar nga korrupsioni. Sekuestron, e kemi, madje të gjerë edhe në rastin “Malltezi-Berisha”.

Ndërkaq, sipas gjasave, çudia e publikut për një rënie të “vendimeve drakoniane” të Gjykatës Speciale, ku për herë të parë jepet një masë më e lehtë nga ajo që kërkon SPAK, ndikohet edhe nga precedentët, por sërish nuk është kjo.

Është e vërtetë se thuajse të gjithë zyrtarët, që nga ajo e arkës së peshkut e më tutje tek kryebashkiakët etj, masa drakoniane e mbajtjes arrest me burg vijon, edhe ku thuajse të gjithë këta të arrestuar nuk janë më në detyrë, vendi i tyre është zënë nga zyrtarë të tjerë të zgjedhur nga votime të përsëritura.

Por, ajo që duket se ushqen më shumë këtë irritim public, është sepse kemi të bëjmë me një fenonem të vazhdueshëm të shantazhit, sulmit, madje agresionit të drejtësisë që i bën Sali Berisha. Agresion, që kur bëhet fjalë për një çështje ku ai është palë, përbën krejt natyrshëm ndërhyrje dhe pengim të hetimit. Ç’ka përbën një krim penal krejt flagrant.

Në Perëndim, politika penale është krejt e qartë ndaj fenomenit apo faktit të shulmit e pengimit të drejtësisë. Ndëshkohet madje më fort dhe më paraprakisht sesa vetë vepra që është nën hetim. Këtu çdo institucion drejtësie është drakonian, për të parandaluar që ky fenomen të prekë vetë procesin.

Ky është çelësi real përse ka një revoltë të përgjithshme, pasi rasti i Berishës është krejt i izoluar nga të gjithë politikanët e tjerë. Madje edhe të opozitës. Askush deri tani nuk ka sulmuar drejtësinë, edhe kur ka pasur raste të mbajtjes gjatë në paraburgim, apo dhënie vendimesh drakoniane.

Ndërkaq, nga ana tjetër, ata që janë mbështetia mediatike e Sali Berishës, për vite me radhë kanë qenë të ashpër, drastikë, madje prokurorë të ashpër për të kërkuar burgim të menjëhershëm të çdo politikani të mazhorancës që kanë akuzuar. Madje edhe me deklarata publike, sidomos kur Kryeprokuror ishte Adriatik Llalla kur kërkohej: “arresto këtë apo atë”. Kur ka pasur raste që politikanë apo zyrtarë të dënuar, që kanë përfituar brenda hapësirës ligjore një liri të përkohshme apo të pjesshme, sërish sulmi ka qenë i egër. 

Madje duke akuzuar hapur SPAK dhe drejtësinë e re. Me një fjalë, kërkojnë burg për kundërshtarin dhe liri për Berishën e Malltezin. Është ky standard që ka shkaktuar këtë reagim revoltues. Që ka gjasa të rritet edhe më nëse Sali Berisha do të vijojë siç pritet, sulmet dhe agresionin ndaj prokurorëve të SPAK dhe të Gjykatës Speciale.

19 Komente

  1. M
    Me emër

    Po pse mor Ylli, çfarë krimi ka bërë MalltëZi? 17 pallate ka ndërtuar.... Se mos bëri ndonjë kasolle për pulat dhe nuk do kalbej në burg.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Bile krim me i madh se Dhendri i Berishes, mospagimi i rrymes elekrike se nuk kane buke te hane shume njerez e familje.

      Përgjigjjuni
    2. D
      D

      Ca thu mer jahu,nje arke sardele dhe nje qirje qenka me e rrezikshem se abuzimi me miliona dollar nga familia kriminale e Saliut???

      Përgjigjjuni
      1. T
        T

        Spaku qe nga krijimi ka kerkuar gjelperen ne kashte per socialistet,dhe nuk ka pare traret e kriminelit Sali kerma.Ju dhjefsha mu ne Spak!

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Ylli

          Gjykatëse qe hengri presionin Samiut dhe la ne balte koleget e saj, te gjitha ata qe tha Sala per koleget e saj kjo i legjitimoi me miopi e e saj, duke harruar qe do vi nhe dite dhe kjo do hyje ne gojen e Sales sic kane edhe shume te tjere para saj dhe do ti bjere kokës me grushte kur te kujtohet per nderin qe i ka bere

          Përgjigjjuni
          1. P
            Po Iliriii

            Si ka mundesi sthate keto fjale per Ilir Beqja??

            Përgjigjjuni
            1. M
              Maloke dhe koketrashe kudo

              I madhi Faik Konica dhe George Orwell - "Animal Farm" mu kujtuan kur lexova kete artikull. Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten. Por, ata njerëz që vriten për interes e për përralla [dokrra], ftohen dhe frikësohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme… Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga Saliu! trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie.

              Përgjigjjuni
              1. L
                L

                Nuk hengri presionin e Saliut Olldashka,ajo eshte masha e Saliut ne Spak, ju lutem, kjo eshte e verteta,e njoh nga afer kete zonjen,eshte berishiste e thekur.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  I

                  Eh cna gjeti,sa na ngrihet pak besimi te Spaku,fap del nje gjyqtare e Saliut ne Spak me emrin Iliriana Olldashi dhe na con perseri ne zero.

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    I shkreti popull

                    Duhet te mesoheni qe popullit i ka vdek nervi per revolta se te dy palet konkurrojne me njera tjetren se kush bjedh me shume! Prandaj lerini keto realitete virtuale me revolta se jeni njera pale mut e tjera pale kake!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pune pa bereqet

                      SPAK duhet te shkihet. Kthejuni ish organeve te drejtesise ne kohen e Enver Hoxhes. Atehere kishte drejtesi per te gjithe. Reforma ne drejtesi deshtoi totalisht. Gjyqtare me te paafte, frikacake e me te korruptuar nuk ka pare kurre Shqiperia. Mjerre kush eshte i varfer e ka pune me gjykaten. Te pasurit qe kane vjedhur gjithcka qe ju ka dale perpara e blejne drejtesine me cfare do cmimi. Vettingu nuk ka me vlere. Mos i shperdoroni taksat e qytetareve duke ju dhene paga te majme atyre qe bejne vettingun. Ato jane njerez pa integritet.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        B

                        O popull ndigjoni dhe kuptoni,gjyqtarja Olldashi paska bler nje appartament nga Malltezi te 17 kullat me nje cmim shume me te ulet se te tjeret. Kaq paska qen e gjitha kjo pune,ajo nuk paska faj,ka qene e detyruar mbasi ja ka shit bythen mafiozit Malltezi.

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          I

                          Eh cna gjeti,sa na ngrihet pak besimi te Spaku,fap del nje gjyqtare e Saliut ne Spak me emrin Iliriana Olldashi dhe na con perseri ne zero.

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            H

                            Gjyqtarja Olldashi paska bler nga Malltezi nje apartament 95 meter katror per 65000 Ero,ne nje kohe qe cmimi ne ate zone eshte 1000 ero metri katror,pra 95x1000=95000 ero. Ka mare ryshfet 30,000 € (ero)

                            Përgjigjjuni
                            1. Z
                              Zagali

                              Nje te bertitur beri dje Sali Berisha SPAK-ut,e quajti zagar,zuzar dhe njerez te sigurimit te shtetit,menjehere u lirua Abi Malltezi sot dhe shkoi ne shtepi se i ngeli Argita pa q... Paska qene i forte ky Saliu. Nje nga avokatet me te zgjuar dhe me i pergatitur se ata te SPAK-ut.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dardan

                                BAJRAKTARIN E VICIDOLIT E ZBRET NGA KALI VETEM PLUMBI I AVNI RUSTEMIT...

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Agim

                                  Fuck this system. Te gjithe te blere dhe te dhjere nga frika. te shkretet shqiptaret e shkrete.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. e
                                    emigranti

                                    kete drejte o ylli po saliu me kompanine e vete ka lekun ka dhe automatikun qe e ka frike SPAKU me altin dumdumani

                                    Përgjigjjuni
                                    1. a
                                      abi

                                      Siç flitet gjyqtarja Olldashi, nuk dihet nëse ka lidhje me të ndjerin Sokol Olldashi, paska marrë shtëpi tek kullat e Malltezit tek ish kompleksi Partizani. Ky është një konflikt i pastër interesi.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje