
Ambasada britanike shpreh shqetësime në lidhje me kaosin e krijuar nga Rithemelimi në Kuvend një ditë më parë, ku deputetë i vunë flakën dhe hodhën flakadanë gjatë zhvillimit të seancës plenare.
Ambasada britanike kërkon që shumica dhe opozita të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.
''Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive.
U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve'',- shkruan ambasada britanike.
Kjo ambasada qe vjen per sex dhe darka?!
Dialog me Hamasin(Saliun) nuk mund te ket,pse Izraelit USA dhe Britania nuk i thon te bej dialog?
Njëlloj i domosdoshëm si "dialogu" Serbi-Kosovë? Jeni engjuj!...