Vendimi i Apelit për Malltezin, ironia e gazetarit: Nëse drejtësinë e ka kapur Edi Rama, na paska marrë peng Berishën me gjithë familje

21 Nëntor 2023, 14:38Politika TEMA

Vendimi i Apelit për Malltezin, ironia e gazetarit: Nëse

Gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit, që lë në arrest shtëpie dhëndrin e Sali Berishës.

Lapardhaja shprehet se vendimet e Apelit janë të padiskutueshme, por i njëjti standard duhet të ndiqet edhe nga Berisha në raste të tjera, si në rastin e Zhukrit dhe rrëzimin e tij nga Gjykata e Apelit, çka bën nul çdo vendim dhe veprim të Rithemelimit.

“Apeli është më lart se Shkalla e Parë, edhe kur bëhet fjalë për Malltezin, që e lë në arrest shtëpie, edhe kur bëhet fjalë për vendimin e Zhukrit, që e hedh në koshin e plehrave dhe bën nul gjithçka ka ndërmarrë ligjërisht Rithemelimi.” – shkruan ai.

“Me këtë vendim të sotëm, - vijon më tej Lapardhaja, - prishet "skema" e Berishës që Gjykata është në shërbim të Edi Ramës… Ja, pra, që s'qenka… Ose është në shërbim të Ramës dhe Rama po të bën shërbimin e radhës, duke të amnistuar dhëndrin, sepse i duhesh në lojë për të të treguar me gisht. Pra, ju paska marrë peng si familje.”

Postimi i plotë i gazetarit Namir Lapardhaja:

Vendimet e gjykatave nuk diskutohen. 

Aq më shumë kur bëhet fjalë për vendime të Gjykatës së Apelit. 

Kjo vlen në të gjitha rastet dhe jo sipas interesit politik, momental dhe vetjak. Prokuroria ngre akuza, avokatia mbron të akuzuarin, gjykata i vërteton ose i rrëzon. Gjykata është mbi palët dhe jo me palët. 

Kjo vërteton se nuk ka asnjë sulm politik nga sistemi, mirëpo ka një hetim që mund të finalizohet, por edhe mund të rrëzohet. 

Kjo është e mira e demokracisë, në dallim nga diktatura. 

Ajo që është e papranueshme është të sulmosh prokurorinë dhe gjykatën mëngjes e mbrëmje, të shantazhosh prokurorë dhe gjykatës, duke u fshehur pas siglave partiake dhe pas militantëve, duke e shndërruar selinë në bunker prej nga lëshon përditë breshërinë e shpifjeve dhe të sharjeve, pa u ndalur dhe pa pasur asnjë skrupull. 

Apo t'i fshihesh vendimit duke mos u paraqitur  në Gjykatë, por duke vajtur e duke i vënë flakën Parlamentit, me shpresën se zjarri do djegë akuzën e Prokurorisë së Posaçme.

Apeli është më lart se Shkalla e Parë, edhe kur bëhet fjalë për Malltezin, që e lë në arrest shtëpie, edhe kur bëhet fjalë për vendimin e Zhukrit, që e hedh në koshin e plehrave dhe bën nul gjithçka ka ndërmarrë ligjërisht Rithemelimi.

Se me këtë vendim të sotëm prishet "skema" e Berishës që Gjykata është në shërbim të Edi Ramës. 

Ja, pra, që s'qenka. 

Ose është në shërbim të Ramës dhe Rama po të bën shërbimin e radhës, duke të amnistuar dhëndrin, sepse i duhesh në lojë për të të treguar me gisht. Pra, ju paska marrë peng si familje.

Askush prej magjistratëve të Apelit që kanë bërë një hok shkollë nuk do t'ia lejonte vetes të keqpërdorej nga politika. 

Sidomos pas Reformës në Drejtësi që kanë më shumë pavarësi dhe kushte më të mira ekonomike. 

Ndaj çdo sulm që Sali Berisha lëshon përditë ndaj sistemit të drejtësisë duhet t'i përdoret kundër në gjykatë.

 

10 Komente

  1. T
    T

    Grepi I Sapakut eshte per sardele,kanale kullues,seks,etj te kesaj natyre,dhe keta te ps nuk kundershtojn,kurse ne oborrin e Saliut kemi roje si kjo gjyqtarja Olldashi qe ja coj ne shtepi Malltezin Argites.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      pi ilace se mos harron.....hyn Malltezi e Berisha ne burg.... sa te jete gjalle Lideri Global, lol -

      Përgjigjjuni
    2. T
      Turpi eshte pak...

      Vendim i gjykates nuk diskutohe !!!!!!!!!!!!!!!!! Ore, vendimi i gjykates apo i gjyqtarit se gjykata eshte numur shumes dhe gjyqtari eshte numur njejes; edhe gramatiken e fshite nga gjuha shqipe ashtu si fshite njerezit shqiptare dhe late kontrabandistet, kriminelat dhe hajdutet?! Shyqyr qe ika nga ai vend se do kish perfunduar keq me keto vendime !

      Përgjigjjuni
      1. H
        Humoristi

        Rama ba blere Spakun e Lulbraven!?Rama ka blere nongradeten!?Nongrata ka blere gjykatat!?Gjithfare sofizmsh nxjerrin nga goja politikajt tane,per te marre pushtetin.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Daullxhiu

          Turp i botes! Te zhduket kapsi dhe ajo palo gjykate!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pergjigje la-PORDHASE

            Eh i shkreti la-PORDHA. E ka humbur busullen fare. Pse masa e sigurise u ndryshua? Fare thjeshte , se bente muuuuu, arresti me burg i Malltezit. Sidomos pas rastit Beqaj , nuk kishte kamikaze me qe ta linte ate ne burg, se standarti i dyfishte , do bertiste sa ta degjonin edhe shurdhet.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Na myten budallenjte

              Duket nga mbiemri cfare "ironie" te holle ka ky "gazetari"!

              Përgjigjjuni
              1. D
                D

                Zjarri ne kuvend e dha rezultatin,berishistja Olldashi e coj ne shtepi mafiozin Malltezi.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  R

                  Jepi Sali,zjarri ne kuvend e dha rezultatin,ta prurì dhendrin ne shtepi,je borxhli te gjykatsja besnike Olldashi.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Padredha

                    TE GJITHE ATA QE KANE QENE DHE JANE NE POSTE KRYESORE KETO TRIDHJET VITET E NDRYSHIMIT KANE QENE DHE JANE LARVA TE PARTIS PUNES. ATA LUAJNE ROLE SIKUR URREJNE NJERI-TJETERIN DERI NE VDEKJE DHE NE FAKT ATA VJEDHIN SA TE TUAN E CFAR TE DUAN DHE ATO QE NUK U DUHEN I SHKATERROJNE TE MOS I PERDORI POPULLI QE ESHTE ARMIKU I TYRE SE HODHI NE KOSH TE PLEHRAVE PRINDERIT E TYRE. POPULLI ESHTE VAKEF DO E SHIKONI FUNDIN E TYRE.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje