Deputetët i vunë flakën tavolinës së Bashës, Bardhi dhe Paloka nënqeshin me ironi! Kadilli: Të papërgjegjshëm

21 Nëntor 2023, 11:21Politika TEMA

Deputetët i vunë flakën tavolinës së Bashës,

Fatbardh Kadilli anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së ka komentuar kaosin në Kuvend, ku deputetët e Sali Berishës ndezën tymuese e më pas zjarr.

I pyetur në lidhje me faktin se iu vu flaka vendit ku ulet Lulzim Basha, Kadilli tha se komentet e deputetëve janë të papërgjegjshëm.

''Nuk u ndjeva mirë kur dëgjova zërat e papërgjegjshëm të disa deputetëve aty. Nuk e mendoja këtë transformim. Nesër kur të mos jetë Berisha çfarë do t’u thonë nesër demokratëve?

Berisha ka tre probleme, refuzohet nga shqiptarët 75%, 3 në 4 shqiptarë e refuzojnë. Humbi me 1 mln vota në 2013 kur ishte kryeministër.

Reportet me ndërkombëtarët e ka humbur. E treta problemet ligjore. Ka shqyer PD-në në dysh. Nuk ka asnjë ide politike, fjalitë baron i drogës janë të stërkonsumuara. Rama nuk zv me dikë që është më i vjetër se Rama.

Rama zv nga shqiptarët kur shqiptarët shohin që kanë përballë dikë ndryshe nga Rama. Mes të dyve, shqiptarët zgjedhin rregullisht Ramën. Duhet alternativë opozitare dhe alternativë opozitare është kur je 100% ndryshe nga Edi Rama'', - tha Kadilli  në Report Tv.

1 Komente

  1. N
    Nje Pensionist

    Kadilli ju dukeni bure Zotni nuk ke edhe ca si vetja dhe te qerosh nga skena politike nje njeri negativ si berisha muli gazi paloka patjeter qe lul bashen nuk e ke pozitiv ka edhe ca te tjere duke i bere nder SHQIPERISE

    Lini një Përgjigje