Ergys Mërtiri: Berisha ka marrë peng opozitën, qëllimi i tij të mbrohet nga SPAK

20 Nëntor 2023, 21:00Politika TEMA

Ergys Mërtiri: Berisha ka marrë peng opozitën, qëllimi i tij

Seanca e sotme plenare u zhvillua në kushte jo të zakonshme, pasi u shoqërua me tym e flakë, dhe për pasojë kjo solli edhe përfundimin brenda pak minutave.

Në një intervistë në “News Line”, Ergys Mërtiri u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë peng opozitën dhe se qëllimi i tij i vetëm është të mbrohet nga SPAK.

Ndër të tjera Mertiri u shpreh se buxheti sot në seancën plenare kaloi në tym e flakë dhe nuk u kuptua asgjë, por sipas tij kjo nuk është aspak problem për ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Kishte vetëm gjëra banale që nuk të çojnë askund dhe këto ndihmojnë Ramën, dhe pyetja është përse  e bën Berisha këtë? Berisha ka hall tjetër dhe as buxhetin. Por ai mund të zgjasë vetëm agoninë, pasi Berisha po synon të mbrohet nga SPAK. Pra po të shohim këta nuk kanë armik njëri-tjetrin por vetëm SPAK. Këta janë armik me amerikanët. Pra ai thotë Skap-i i partisë, ndonëse në këtë janë dënuar si kurrë ndonjëherë, ministra e ish-ministra, por sërish Berisha thotë se problemi më i madh në Shqipëri është SPAK. Pra këta janë bashkë kundër SPAK, pasi këta ndajnë kulla bashkë”, tha ai.

Ndër të tjera shtoi se Partia Demokratike duhet të ketë aksion politik, duke theksuar se dëmtimi i PD-së zyrtare, favorizon foltoren.

2 Komente

  1. H
    Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

    Ergys Mertiri, Bashkë me Fitim Zekthin dhe Namir Lapardhane, ne bashkepunim me Alibeaj dhe Agron Shehajn, duhet të beheni grupi organizator per reformimin e PD-se. Të zhduket Sali Berisha dhe kopeja e tij e budallenjve si Nuk Noka dhe Paloka me shokë, por duhet të zhduket edhe Basha sepse perveç mediokritetit dhe paaftesise biblike nuk ofron gje. Pastrimi është hapi i pare drejt reformimit. Pastaj intelektualet afrohen vete. Dhe duhen shkeputur tegjitha lidhje me debile si Nard Ndoka dhe maskarenj si Fatmir Mediu. Të afrohen të djathtët qe vërtet u persekutuar nga regjimi komunist, dhe jo hajdutët e depove të kooperatives, apo të ndermarrjeve komunale qe na u shiten si të persekutuar. Dhe Berishës do t'i harrohet edhe emri. Do ta kujtojne vetem so "koha e Rrumpallës". Dhe vetem kështu behet PD force reale per pushtet. Ndoshta Rama është shumë i fuqishem tani, por kjo nuk ka rendesi. Rama e mbaroi ciklin e tij të pushtetit. Kushdo we vjen mbas Ramës do jetë shumë i dobët, sepse mbas nje figure autoritare vijne vetem figura te dhjera si Lolo Basha apo Lali Eri. Jo Lolo po Lali. Por po nuk u reformua PD, Jo Lali që po e po, por edhe Zaho 14 vjeç dhender e mund PD-ne. Madje edhe Zaho hyn tek të fortet. Jo or Jo, edhe nje dordolec të vesh ne krye të PS tani, fiton PS-ja, perballë nje vampiri kufomë komuniste si Sali Berisha.

    1. T
      Tradhetia

      Pse SPAK nuk arreston deputetet kuksiane Dogjani dhe ai tjetri bashke me femren qe futi barutin! Filmimi eshte shume i qarte! Krimi kerkon te moshte shtetin! Presidenti dhe Rama duhet te bejne tjirrje publike kunder krimit! Edhe BE por sidomos America! Mos e leni Shqiperine ne bandat e Saliut!

      Lini një Përgjigje