Roland Bejko: Berisha shpreson t’i shpëtojë zjarrit që SPAK ka ndezur në avllinë e tij! Ramës i duhet një aleat zjarrvënës

20 Nëntor 2023, 14:44Politika TEMA

Roland Bejko: Berisha shpreson t’i shpëtojë zjarrit që SPAK

Nënkryetari i PD, Roland Bejko ka reaguar pas situatës së krijuar në Kuvend ditën e sotme.

Përmes një reagimi në Facebook, Bejko ka akuzuar Berishën dhe Ramën për bashkëpunim me njëri tjetrin.

Bejko shkruan se kreu i Rithemelimit është i gatshëm të ndezë zjarr sa herë i duhet të përballet me drejtësinë, ndërsa shtoi se Ramës i duhet një aleat i tillë sa herë që i duhet të japë llogari për krimin dhe korrupsionin e qeverisë.

''Pas zjarrit të ndezuar sot në parlament, Sali Berisha shpreson t'i shpetojë zjarrit qe SPAK ka ndezur në avllinë e tij.


Sa herë Berishës i duhet të përballet me drejtësinë është gati të ndezë zjarr; sa herë që Edi Ramës i duhet të japë llogari për krimin dhe korrupsionin që i ka mbërthyer qeverinë i duhet nje aleat zjarrvënës.


Tani është koha që Sali Berisha dhe Edi Rama të japnin llogari para SPAK, por në vend të saj, këta të dy në bashkpunim me njlri tjetrin na shfaqin spektaklin e rradhës.


Asnjëri prej tyre nuk ka interes për llogaridhënie në parlament sepse u dalin zbuluar oligarkët e përbashkët që marrin shumicën e parave nga buxheti i shtetit.


Sot do diskutohej në Parlament buxheti ku dhe si do përdoreshin paratë e shqiptarëve për vitin tjetër. Por Berisha me zjarrin që ndezi në mes të sallës nuk u dha mundësi shqiptarëve të dëgjonin mbi abuzimet e mundshme financiare që qeveria e Ramës ka llogaritur të bëjë më 2024.


Rama dhe Berisha janë bashkë sipas parimit, "njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën e aleancës së kullave me oligarkët e përbashkët të korrupsionit", shkruan Bejko.

3 Komente

  1. A
    Adam

    Mire e thua or Bejko po ju jeni e njejta çorbe e ndare ne ene te ndryshme, me ngjet shume me Saliun kur akuzonte Ramiz Aline

    1. b
      blektori

      Adam keto jane dy gjysma bajge te ndara nga nje rrot zetori ne mes

    2. A
      Aron

      Bejko, Luli juaj nuk eshte me i mire. Ka qene ne nje vije me krimet qe ka bere babai i tij politik dhe ka vene firmen kudo.

      Lini një Përgjigje