Pas më shumë se 7 orësh, është vendosur të shtyhet për nesër seanca e GJKKO për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Ditën e nesërme në orën 11:00, GJKKO pritet të shpallë vendimin për apelimin e palës mbrojtëse ndaj masave të dhëna për Berishën dhe Malltezin, ky i fundit në burg dhe ish-kryeministri me detyrim paraqitjeje.
Po gjatë seancë së sotme, Malltezi ka qenë i pranishëm ku për më shumë se një orë ka argumentuar të gjithë procedurën e ish-kompleksit Partizani, duke pretenduar se është tërësisht e rregullt.
Në përfundim të seancës, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj ka shpjeguar për mediat se çfarë ndodhi sot, por pa dhënë shumë detaje se si pritet të veprojë pala mbrojtëse.
"Ne siç e dimi kemi që nga ora 9, kemi paraqitur të gjitha dokumentat që jo vetëm masat e sigurimit nuk qëndrojnë, por edhe çështja është një farsë. Edhe vetë zoti Jamarbër Malltezi ishte prezent në gjykim, shpjegoi të gjitha detajet e pronës për më shumë se 1 orë. Gjykata vendosi të shtyhet për nesër në orën 11:00 me shpalljen e vendimit.
Të gjitha kërkesat që kemi bërë në shkallë të parë, i kemi rikërkuar në Apel. Zoti Malltezi shpjegoi të gjithë procedurën e privatizimit, përfitimit të pronës. Procesi i njohjes së vendimit dhe ai i kontestimit janë dy gjëra.
Vendimi për Berishën është ant-kushtetues, ai është një vendim nominal i zotit Berisha, mos ia drejtoni mbrojtjes", deklaroi Gjokutaj.
Keta avokate jane mashtruesa. Malltezi akuzohet per pastrim parashe te marra nga Rezart Taci nepermjet Argita Malltezit, nuk akuzohet per pronen tek Klubi Partizani. Sali Berisha akuzohet per shkelje dhe favore te familjes ne privatizimin e Klubit Partizani.
Derrkuci I non gratës.
Yyyy! sa e ka qafen ky Gjokutaj,sa te buallit te bute nga ata qe rrinne lagunen e Karavastas. Ai do nje zgjedhe te madhe dhe nje kular te madh qe ti vij pas qafes.