“Ore, çfarë po bën opozita?” - Ylli Rakipi "përplaset" me Alfred Lelën: Ja se ta shpjegoj unë anglisht...

21 Nëntor 2023, 10:28Politika TEMA
“Ore, çfarë po bën opozita?” - Ylli Rakipi

Deputetët e Partisë Demokratike bllokuan sërish Kuvendin dhe hodhën flakadanë, por kjo nuk e pengoi mazhorancën që të kalonte në parim, pa asnjë debat, brenda 4 minuta e 19 sekondave, projektbuxhetin e vitit 2024.

Drejtori i komunikimit në selinë blu, Alfred Lela, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, u pyet nga Ylli Rakipi për aksionin politik që po bën opozita, të cilin tha se nuk e kuptonte, si shumica e njerëzve që presin që opozita të ketë edhe një plan tjetër veç bllokimit të punimeve të Kuvendit.   

Ylli Rakipi: Është shqetësuese, jo vetëm për mua, por edhe për shumë njerëz në vendin ku jetojmë. Cili është aksioni i opozitës sot? Është një pyetje shumë e hapur. Nuk e bëj si kundërshtarët tuaj që janë meskinë dhe të vegjël, por po të bëj një pyetje të sinqertë: ore, çfarë të kuptojmë ne tani? Çfarë jeni duke bërë?

Alfred Lela: Shumë e qartë. Po ta them në anglisht, po edhe në shqip.

Ylli Rakipi: Në anglisht jo shumë gjatë se ka qenë njëri këtu…

Alfred Lela: Nocioni vjen nga anglishtja. Quhet disruption, pra opozita, e vendosur me shpatulla pas murit, po i bën ndërprerje marrëzisë së maxhorancës. Se nuk ka mënyrë tjetër. Ti je gazetar prej shumë vitesh dhe i ke ndjekur zhvillimet politike..

Ylli Rakipi: P.sh moslejimi i komisioneve parlamentare është katastrofë, por nëse popullit do t’i thuhej sot se ç’është ky buxhet, ndoshta ndihmonte më shumë se flakadanët. Se sot populli nuk kuptoi gjë fare se ç’ishte ky buxhet.

Alfred Lela: Ju mendoni se opozita e ka penguar buxhetin? E dëgjuat Ramën të bënte dëgjesa për buxhetin? Ja opozita nuk e la të fliste, po Rama e kishte të ndaluar? Para disa javësh ai tha, le të bëjë ç’të dojë opozita, unë do të dal në dëgjesa. Nuk e dëgjuam, as me grupet e interesit. Është si herët e tjera, me forcën e kartonit, 73 deputetë. Nuk është se opozita u ngrit një mëngjes me dëshirën për të bërë zjarr. Se jeni të gjithë këtu gazetarë veteranë. Po nuk ka ndodhur as në 1996-1997 ai rrethim me gardistë, duke i kontrolluar deputetët deri në..

Ylli Rakipi: Rrethime kanë ndodhur, por komisionet parlamentare nuk janë bllokuar. Janë plagosur edhe njerëz aty, po lëre tani.  

Alfred Lela: Azem Hajdari.

Ylli Rakipi: Azem Hajdari, po nuk po vë gishtin mbi palët, por komisionet parlamentare nuk janë ndaluar. Por unë z. Lela vijoj, sinqerisht, të mos e kuptoj aksionin tuaj politik. Se mund të mos dalë gjë kjo dhe ka një plan B, një plan C...

5 Komente

  1. 6
    600 vjet nuk u poqe, o shqiptar o kokloqe

    o lela te kane ngaterruar formulen e leshit , nga lart te kane dale poshte.

    1. B
      Bureto

      Dy fëlliqēsira që vetquhen gazetare e analiste. Do Zoti e mbërin dita qē t'u vije fundi dhe ketyre.

      1. z
        zalli

        po plani i mjeker -cjapëve, dhe i atyre qe kqne shume per te humbur

        1. p
          pipell

          Au au ditka dhe anlisht ky pederasti????.Ja vlen te behet kryetari i LGBT-se,pas ngordhjes se Sales

          1. J
            Jepi o LeLe

            O Yëi Rakipi o gazetar i lodhur i gazetës Albania sa të shkonë replika mjekërrcjapin homoseksual ky trim pa koqe që ta vështirësi me atë fytyre si të një majmuni të zgjebosur

            Lini një Përgjigje