Zëdhënësi Alfred Lela: Armët nuk i marrim kundër Ramës, ne bëjmë veç aksione simbolike. Dhe dje arritëm një fitore

21 Nëntor 2023, 09:16Politika TEMA
Zëdhënësi Alfred Lela: Armët nuk i marrim kundër

Analisti Neritan Sejamini debatoi në studion e emsionit “Të Paekspozuarit” me drejtorin e komunikimit në selinë blu, Alfred Lela, për mënyrën se si opozita e ka trajtuar betejën për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Sejamini deklaroi se qeveria do të rrisë të ardhurat duke taksuar më shumë shtresën e mesme, ndërkohë që do të tatojë më pak 3-4 oligarkë. Nga ana e tij, Lela u shpreh se opozita e ka bërë formalisht detyrën e vet, duke propozuar projekligje dhe se ajo nuk do që të marrë armët.

Neritan Sejamini: Ne kemi dëshirën për ta parë opozitën në mënyrë kritike, por të jetë e fuqishme, jo në mënyrë për ta dëmtuar. Me mënyrën si i bëjmë gjërat, ne ndihmojmë edhe kauzën e opozitës, por prapë unë jam i paqartë se cili është aksioni i opozitës. Ok, prishja e punimeve të Kuvendit, por ata e miratuan sot projektbuxhetin dhe ju nuk prishët asgjë. Nëse do të vinit të Kuvend, ta pengoje buxhetin dhe ta mbaje varur, një javë, dy javë dhe ta lije pa buxhet qeverinë, atëherë unë e kuptoj që ju e penguat këtë gjë.

Me sa kuptoj unë qeverisë i intereson kjo gjë. Ata mund të rrinë dhe të bëjnë sehir dhe ju mund të vini një ditë në Kuvend dhe mund të mos gjeni njeri fare. Ata do të jenë nëpër shtëpira, do ta bëjnë me zoom dhe do t’ju lirojnë edhe sallën dhe do t’u thonë: Përdoreni për ça të doni, për shashka, për grevë, për çfarë të doni. Supozojmë se edhe ky akt qe i suksesshëm. Pyetja ime është: Çfarë vjen pas kësaj? Që të vij te e treta. Unë nuk mendoj që deputetët e opozitës duhet të jenë ushtrues të muskujve. Unë mendoj se opozita duhet të japë ide, duhet të frymëzojë, të vijnë njerëzit që kanë vrullin dhe energjinë. Opozita pa njerëz, më duket e izoluar, çfarëdo që të bëni ju në parlament, përditë. Ju nuk do të sillni ndonjë ndryshim. E vetmja gjë që ka frikë Edi Rama nuk jeni ju, janë njerëzit. Nëse keni një aksion që nuk përfundon me frymëzimin, bashkimin dhe ndërgjegjësimin që këta njerëz të protestojnë dhe të votojnë kundër kësaj qeverie....

Alfed Lela: Neritan, nuk i heq asnjë presje asaj fryme kritike dhe e kuptoj që e keni në të mirë të vendit. Por opozitës në këto kushte i intereson taktikisht dhe simbolikisht që t’u tregojë edhe komentatorëve politikë dhe opinionit publik se e ka vënë këtë maxhorancë kur buxhetin prej 7 miliardë eurosh e detyron ta kalojë kacakshe për 4 minuta. Kjo për mua simbolikisht është fitore. Jam dakord me ty, por është një hap taktik. Armët nuk i marrim dhe nuk duam t’i marrim, ka ngelur vetëm dhuna simbolike. Përpjekja për të ngritur 8 komisione parlamentare, ide është, 60 projektligje të refuzuara ide janë. Ligjvënësit s’do të bëjnë libra.

Neritan Sejamini: E di çfarë zbulova te buxheti? Qeveria ka rritur parashkimin për planin e të ardhurave nga shtresa e mesme, profesionistët e rinj. Të ardhurat që do të merren nga avokatët, arkitektët, mjekët që kanë licensë, i ka rritur me 16 për qind, ndërkohë që ka ulur me 9 për qind planin për tatimin mbi fitimin e bizneseve. Pra bizneset e mëdha të Shqipërisë do të paguajnë më pak dhe shtresa e mesme do të paguajë më shumë. Unë do të doja që opozita ta kishte ngritur këtë çështje me të madhe. Kjo qeveri po rrjep, po shkatërron shtresën e mesme për ata 3-4 oligarkë, që do të paguajnë më pak taksa. Kjo i intereson më shumë një qytetari si puna ime, që jam shtresë e mesme se sa të shikoj këto taktika që ju patët sot në kuvend.

Alfred Lela: Opozita jashtë parlamentit, ka bërë dy tryeza të zgjeruara për buxhetin, pra e ka bërë detyrën e vet.

Neritan Sejamini: E di si janë këto tryeza për mua? Është e njëjta siç kam parë në vitin 1991. Janë të njëjtët persona. Ulen atje, vjen Doktori flet ai shumicën e kohës, nja dy-tre servilë bëjnë disa komplimente, shahet qeveria dhe iket. Unë po them ide të reja, jo këto të vjetrat.

Alfred Lela: Ka disa njerëz që formalisht i bëjnë detyrat, opozicionin, në të gjitha mënyrat.

3 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Aksione simbolike,duke djegur ndonje karrige,Me tym dhe flakadane,per te mbrojtur babane.Ua ka zene ne çark Amerika dhe në bark u ka hyre frika.Se po vajti ai ne vere, do e hani nga pas dhe ju te tere.Servile,lepires dhe sharlatane.Nuk merrt pushteti me flakadane.Jeni bere mos o zot,gazi i botes.Duke rendur te gjithe,qorrazi pas Rrotes.E keni perdorur rroten si lope,por me ne fund,rrota ka rene ne grope.Nga gropa nuk del,jo se eshte plak,po e ka zene SPAKU ne lak.Prandaj vazhdoni te ndizni flakadane se tere populli po u qesh e po u shane.MJERANE!

    1. S
      Sadik

      Armët i morët me 21 Janar 2011 qe asgjesuat 4 veta me duar ne xhepa! Pse doni përsëri krim o bq kok qepë.

      1. S
        Suksesi

        Sa më kënaqe me atë fitore të vogël tamam si ajo fitore simbolike përpara Romës kur hoqe brekët por që nuk ju afrua as një sepse sa të panë ato bith edhe ndonjërit ju pat ngritur menjëher ju shkreh por një gjë e fitove si këshilltar i plakut Mere

        Lini një Përgjigje