Berisha i vuri zjarrin Parlamentit, deputetja e PD-së: Do të shënohet në skandalet e politikës

21 Nëntor 2023, 09:26Politika TEMA

Berisha i vuri zjarrin Parlamentit, deputetja e PD-së: Do të

Buxheti dhe paketa fiskale për vitin 2024 janë miratuar këtë të hënë Parlament midis kaosit dhe tymit me 73 vota pro. Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, komentoi veprimet e grupit të Foltores në Kuvend, i cili në vend të debateve dhe diskutimeve zgjodhi rrugën e kaosit dhe të ndezjes së flakadanëve.

Ajo tha në “News Line” se skenat e sotme në Kuvend nuk i shërbejnë qytetarëve dhe as shtresave në nevojë.

Pampuri tha se edhe pse nuk ishin në Kuvend, grupi i deputetëve që mbështet Lulzim Bashën kanë propozuar amendamente për buxhetin.

“Në vend të diskutimit, u pa një skenë, e cila nuk i vjen në ndihmë qytetarëve, as pensionistëve, as të varfërve, as shtresës së mesme. U nisëm për të bërë revolucion, por përfunduan duke ndezur dhe fikur veten e vet. Mendoni ju se në si PD nuk kemi bërë maksimumin, padiskutim që po. Ne kemi qenë prezente, duke paraqitur amendamente”, u shpreh Pampuri.

Një prej tymuese shkaktoi flakë mbi tavolinën ku ulet Lulzim Basha, i cili sot mungonte. Pampuri u pyet nëse ky veprim ishte mesazh apo diçka tjetër, nënkryetarja e PD dhe këtë përgjigje:

“Nuk mund të ngrihet zëri në atë sallë dhe nuk mund të jemi prezente në një skenë të tillë me flakadanë. Ne jemi në takim me qytetarët dhe do jemi në institucionet ku na kanë votuar shqiptarët.

Nuk e di, shpresoj të këtë qenë padashje. Mendoj se nuk kanë arritur deri në atë pikë karriges së atij, i cili besoj i mbështeti që të kanë atë karrige aty, pasi secili ka ndërgjegjen dhe dinjitetin e vet”, tha ai.

Në fund, Pampuri theksoi se dita e sotme do të shënohet në skandalet e politikës: “Ky do të shënohet në skandalet e politikës. Një seancë kaq e rëndësishme, ku flitet për buxhetin dhe që zgjat dhe votohet për 5 minuta, kjo do të futet në histori”, theksoi ajo.

1 Komente

  1. c
    ce

    Ishte kjo ngjarje e shemtuar nga foltorja e vicidolit ne kujtim te djeg'jes se Rajshtagut ne Berlin nga Herman Geringu para 90 viteve dhe tani jemi ne 2023 dhe akoma ka pasardhes te Herman Geringut ne Shqiperi.turp kombetar.

    Lini një Përgjigje