Flakadanët dhe zjarri në Kuvend, Ngjela: Vepër penale që favorizon Beogradin! Lëvizje e frymëzuar nga kundërshtarët tanë

21 Nëntor 2023, 14:25Politika TEMA

Flakadanët dhe zjarri në Kuvend, Ngjela: Vepër penale që

Avokati Spartak Ngjela foli për kaosin e shkaktuar nga Rithemelimi në seancën që u mbajt dje për buxhetin, ku pati edhe zjarr të shkaktuar nga ndezja e një flakadani në tavolinat e opozitës.

Ngjela e konsideroi këtë ngjarje si cënim të sovranitetit, duke shtuar se përbën vepër penale. 

"Parlamenti është sovrani. Ajo që ndodhi aty në seancë është cënim i sovranitetit. Dhe është vepër penale" - u shpreh Ngjela. 

Sipas tij, kjo lloj situate e krijuar nga opozita në Parlament i leverdis vetëm Serbisë që sipas tij i ka frymëzuar lëvizje të tilla, pas shqetësimit që ka për peshës që ka bota shqiptare në rajonin e Ballkanit Perëndimor. 

"Beogradi e ka në favor këtë. Nuk është lëvizje shqiptare por e kundërshtarëve tanë që po varrosen nga madhështia që po krijon bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor"- shtoi avokati. 


Sa i takon vendimit të Sali Berishës për të mos u paraqitur në GJKKO pavarësisht masës 'detyrim paraqitje' ndaj tij për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, Ngjela e konsideroi në dëm të kreut të Rithemelimit, duke thënë se një veprim i tillë nuk është në favor të tij. 

6 Komente

  1. a
    ardit

    Fol k...fol se sdel djelli po nuk fole ti...fol se ky vend eshte ere prone e kelyshve te ish 200 "petritave"...

    1. a
      ardit

      Supa e perditeshme Spartak Ngjela.

      1. i
        ilir

        Ky eshte bere si reklamat e deterxhenteve.

        1. s
          selim

          Ky do vdese ne studio .

          1. l
            linda

            Tak "bohemi" ka dale per llapjen e dites?! Ne darke do flasi per bythet dhe syte e velinave.

            1. B
              Broja

              Ky njeri nuk eshte normal neqoftese nuk e shef se, Berisha eshte duke luajtur me te gjitha Gjyqet ne Shqiperi. Eshte duke vepruar sikurse te ishte Mbreti i Shqiprise. Ne te vertete ashtu eshte, se ay nuk nderone qeveri, President shteti, premierj, Kuvend, Kushtetute dhe asnje gjyqe. Nuk i frigohet SHBA dhe as Europes.Nuk frigohet nga Zoti, se ay nuk besone. edhe pse i them, paste faqen e zeze, peseri ia pranoj kur eshte kaq i fuqishem. Luaj Salih luaj, se i ke gjete me mut se vetin

              Lini një Përgjigje