Rama u përgjigjet kritikëve për Portin e Durrësit: Investim i rëndësishëm, është dhe do të jetë i shqiptarëve

19 Mars 2024, 10:46Politika TEMA
Rama u përgjigjet kritikëve për Portin e Durrësit: Investim

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të takimit të mbajtur me drejtues politike të qarqeve, ka dhënë një deklaratë për mediat, ku u pyet lidhur me Portin e Durrësit. 

Rama tha se është një investim shumë i rëndësishëm, ndërsa ritheksoi se nuk është bërë asnjë falje, siç edhe është komentuar.

"Por ne sot jemi në kushtet kur shqiptarët janë pjesë e investimit të portit të Durrësit. Aty përmes shtetit që është aksionet nuk është bërë asnjë falje. Porti  ka qenë dhe mbetet i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo është një tjetër idiotësi, e cila vjen nga ajo çka latinët e shprehin ignoratia non es argumentum.

Investimi ynë në portin e ri që do të jetë një aset i Shqipërisë dhe shqiptarëve do të thotë që kemi zgjedhur mes dy alternativave, alternativës që është legjitime, të dhënies së ndërtimit një kompanie të huaj si investitorë dhe alternativës së hapjes së një tenderi ndërkombëtar ku investitorë është shteti. Pas ndërtimit shqiptarët do të kenë më shumë të ardhura", tha Rama. 

3 Komente

  1. B
    Bureto

    Rama, lodhet kot t'u mbushë mendjen kundërshtarëve të sotëm politikë. Shqiptarët kanë vetë sy dhe veshë, të shohin e dëgjojnë. Kushdo e kupton se skota berishiste, nuk është kundër ndërtimit të veprave kapitale si Porte, Aeroporte, Hidrocenteale, Autostrada etj, që do t'u shërbejnë shqiptarëve mot e jetë, por thjesht nuk duan që ato të mbajnë vulën e tij. Dhe kjo, në sytë e shqiptarëve, shumicës së tyre, i'a rrit atij aksionet politike me të cilat, ai përballë këtyre surogatëve, fiton. Dhe pikërisht këtë ata nuk e gëlltisin dot, duke zgjedhur kështu rrugën më të lehtë, por më të gabuar dge më të keqe për ta, me moton: kritiko, kundershto, shpif-shpif se diçka do ngelet, dhe vërtet diçka mbetet dhe për ta. Si gjithmonë do kenë një skuadër deputetësh 'revolucionarë', gjithsesi në opozitë ama me rrogë bajagi të majme, (të vetmin ligj të Ramës, atë për dyfishimin e rrogave të tyre, që e votuan në bllok, me të dy duart!), që do ua marrin taksapaguesve shqiptarë për të vazhduar edhe pas 2025-ës, avazin, atë që dinë të bëjnë më mirë, rrëmujsat, flakadanët, bilbilat, bojkotet dhe të tjera 'vepra' opozitare si këto.

    Përgjigjjuni
    1. E
      ERTV

      O artist paske fillu dhe me latinishten tani... Për të bindur veten se populli është IGNORANT dmth dele. Na se po t'a them dhe unë latinisht o artist, pikturist, skicist. "Magnificum est nobis errores" Deliri i madhështisë. Ose si i thonë SH: "Me t'hyp vedi n'qejf".

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dita

        Po o legen ke te drejte cdo gjo do jete e shqiptareve si spitali turk ne fier qe mjeku turk mer 3 mije euro ne muaj hajne dhe pinw ne hotel kurse mjeku shqiptar mer nje mije eur ne muaj shkerdhat. Kryeminister

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje