
Ushtarakët shqiptarë do të paguhen me mesataren e lartë të NATO-s. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama këtë të enjte. Ai theksoi se ‘kjo do të ndodhë në pak vitet që vijnë dhe jo pas 10 vjetësh’.
“Sot shpërblimi për ushtarin më të thjeshtë të Forcave të Armatosura me arsimin më të ulët është një shpërblim, i cili jo vetëm është mbi pagën minimale në mënyrë të ndjeshme, por është një shpërblim që do shkojë në rritje çdo vit. Sepse ne i kemi rritur pagat e Forcave të Armatosura, në vijim dhe do të vazhdojmë t’i rrisim.
Ambicia jonë është që të gjithë ata që veshin uniformën e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kur shkojnë në misione ndërkombëtare të mos ta shikojë asnjë nga poshtë lart prej kolegëve të tyre të vendeve të NATO-s. Ushtarakët tanë do të paguhen me mesataren e lartë të NATO-s dhe kjo do të ndodhë jo pas 10 vjetësh, por në pak vitet që vijnë”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë e bëri deklaratën në një ceremoni për gradimin e sportistëve të nivelit të lartë. Ditë historike për sportin dhe Forcat e Armatosura e konsideron Kryeministri Edi Rama gradimin e tyre. Ai tha se përfshirja e këtyre kampioneve në Forcat e Armatosura përbën një vlerë të shtuar morale dhe profesionale.
“Sot pjesë e FA bëhen një grup sportistësh dhe sportistesh që flamurin kombëtar e kanë ngritur në majën më të lartë. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe 3 kampione shqiptare nga Kosova që nga sot e tutje do të jenë bashkë me kampionet dhe kampionët shqiptarë nga Shqipëria nën të njëjtin flamur për të njëjtin mision, me të njëjtat ambicie dhe vullnete të bashkuara në funksion jo më vetëm të sportit, por edhe të FA.
Përfshirja e këtyre kampionëve dhe gradimi i tyre sot me gradën më të lartë si kolonelë dhe kolonele të FA si dhe i pjesës tjetër me gradat e tjera sipas arritjeve të tyre në sport përbën pa asnjë diskutim një vlerë të shtuar morale, një vlerë të shtuar profesionale përtej simbolikës”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se në këtë mënyrë kampionët shqiptarë dalin nga zona e braktisjes dhe harresës nga shteti.
“Kampionët dhe kampionet shqiptare tanimë të dalë përfundimisht nga zona e errët e braktisjes dhe harresës nga shteti do të jenë në mes ushtarëve tanë, do të jenë në mes drejtuesve të tyre, do të jenë në mes të gjitha atyre përpjekjeve për ta ngritur më lart ushtrinë tonë duke e vënë forcën e shembullit të tyre dhe njëkohësisht shembullin e forcë së tyre në dispozicion të trajnimit dhe stërvitjes psikofizike të forcave tona”, u shpreh Rama.
Mesatarja e ramuqit, lol
Imazhi per te impresonuar dhe jo permbajtja, eshte rrugezgjidhja e njerezve siperfaqsore dhe fatekeqsisht edhe patologjia kronike shtetrrenuese shqiptare. Ushtria nuk eshte vetem ceshtje rrogash, nje vrime e zeze ne ekonomike shqiptare, qe nuk ofron asnje sherbim elementar pervec punesimit te militanteve apo fakireve te rradhes. Ushtria eshte dogem, strategji, lidership, planifikim, teknologji, baza, armatim, sovranizem teknologjik, elite shkencore dhe sportive, qe prepara se te mesoje te luftoje duhet te mesoje te mendoje. Nje institucion intelligent dhe pararoje, paguan veten, pa qene nevoja te prese si fakir, meshiren e sharlatanit politik te rradhes. Ushtria serbe pas bombardimeve te NATOs dhe rrafshimit te infrastruktures prodhuese, ringriti te gjithe sektorin strategjik prodhues ushtarak. Sot vetem tregetia e prodhimeve ushtarake serbe me SHBAne, tejkalon shifren e buxhetit tone te mbrojtjes. Shitja e rezervave te armatimit serb vendeve te NATOs, qe me pas i dhurohet Ukraines, eshte me qindra miljone dollare. Me shume se 100 vende jane kliente te prodhimeve modeste ushtarake serbe. Infrastruktura elitore mjekesore ushtarake qe ofron sherbim mjekesore falas per ushtarake, ofron sherbim publik me cmime tregu. Ushtria dhe kampionet sportive serbe jane pararoja dhe krenaria kombetare nga ku rreklamohen me cmime te majme, firmat dhe mallrat me prestigjoze te tregut. Te gjithe investimet publike ne funksion te shkences dhe teknologjise ushtarake, me pas me arritjet e tyre, mbeshtesin edhe teknologjine civile serbe qe ushqen ekonomine vendase dhe nje klientele te dendur ne te gjithe planetin. Si rrjedhim ushtri krenare, e armatosur, e rrezikshme, komplete, agresive, e motivuar, sovrane. Ndersa ne, turp i planetit. Ate qe la Shkerdheni dhe babai i tij pa rrjepur nga depot, po e vazhdojne rilindasit me bazat detare
Ti je kurve burre mor Km. Po pse se kuptojme ne se cfare eshte rritja e pagave 'historike" qe po ben ti. Ti po i con pagat qe jane nen fashen e tatimit 23% ne fashen e tatimit ku duhet te paguajne 23%. Dhe rritjs reale" historike" do jete vetem nja 7 mije lek te reja. Ja kete po ben ti sharlatan. Po mos ki hic dert. Te kuptojme dhe do te votojme sic e meriton
Te lumte se ne kohen e SB per 8 vjete nuk u rrit page e ushtarakeve.
Hiq fashen 23% o mashtrues dy metra. Hiqe ose coje per pagat mbi 2 milion. Cdo gje qe thua eshte mashtrim. Ne s behemi dot si rajoni. Ne s behemi dot as si mali i zi. Se mali i zi deri 700 euro e ka pagen te patatueshme. Kurse ti per 700 euro page bruto te jep page reale 50 mije lek te reja. Turp te kesh
Nuk ja vlen te komentohet .koment e mesperm flasin ne ajer si duket jane simpatizant. Rritja e rroga behet per te rritur mireqenien per decile ka detyrime ndaj shtetit
O Edo asnje gje mos bej per keta komentues qe hiqen sikur marin vesh gjithcka ,injorant te lindur ,ne te gjitha vendet europiane taksimi eshte i larte hajdeni o te mencur provojeni ne Itali dhe do ta shikoni o injorant te lindur ,mire i kanethene qe shqiptarit i ka ardhur e keqia nga shqiptare .o felliqesira qe po qelbni vendin .