Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë televizive për takimin me shqiptarët që jetojnë në Greqi.
Kryeministri Rama ka hedhur poshtë pretendimet e mediave greke se ai më parë ka prenotuar hotel për të qëndruar një natë në Athinë para takimit me diasporën.
Më tej, kryeministri Rama ka folur për forcat e shumta të sigurisë që shoqëruan takimin e tij si dhe ka treguar për raportet që ka me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis
U tha në fillim që ju do të vinit një natë para, ndërkohë që masat e sigurisë sipas gazetarëve grekë nuk kanë garantuar sigurinë tuaj dhe është parë si një rrezik. Për çfarë rreziku bëhet fjalë?
Edi Rama: Nuk ka lidhje. Ajo që kam parë gjatë gjithë kësaj periudhe ku kam qenë i detyruar ta ndjek më shumë se zakonisht median greke, është që ka shumë thashethemnajë, por nuk ka lidhje. Ne kemi planifikuar se do të vinim këtë ditë sepse është distancë e shkurtër. Problemi më shumë ka qenë i vendit.
Media raportoi që ju kishit prenotuar hotel dhe e anuluat për të ardhur vetëm për takimin dhe për t’u larguar sërish.
Edi Rama: Nuk është e vërtetë. Nuk kishim kërkuar asnjë takim me autoritetet greke se do të vinim për këtë takim. Edhe nëse do të kërkonim takim, në mënyrën si politika greke u pozicionua.
Vura re se sipas Prothotemës, ishin 1 mijë e 500 policë për sigurinë tuaj. Për çfarë duhet gjithë kjo siguri?
Edi Rama: Duhet të pyesni autoritetet greke. Që të jemi të ndershëm, për vizitën e një kryetari qeverie, zakonisht merren masa të posaçme. U krijua dhe një atmosferë sepse mënyra se si gjithë ai proces ecejakesh për të marrë vendin që kishim prenotuar përfundoi në media dhe krijoi një situatë ku ky takim u bë qendra e vëmendjes së publikut dhe natyrisht që kjo mund të ketë krijuar ndjesinë që të marrin masa speciale.
Pse ju nuk ishit i mirëpritur në Greqi? Si janë raportet tuaja?
Edi Rama: Raportet e mia me Kyriakos Mitsotakis janë shumë të mira në aspektin si të thuash personal. Përsa i përket roleve institucionale, dihet që ka një ngërç, dihet cili është ngërçi, e bën të vetëdijshme edhe atë që reflektohet në marrëdhëniet mes dy qeverive. Ne kemi pasur një nënshtresë në këtë marrëdhënie ku gjërat kanë vijuar normalisht. Sot më mjafton dhe më tepron që isha “stari” i shqiptarëve të Greqisë.
Lini një Përgjigje