Deputeti Enkelejd Alibeaj ka komentuar rezolutën anti korrupsion të shpallur nga kryeministri Edi Rama duke thënë se qëllimi i vërtetë i saj është ndërhyrja në Reformën në Drejtësi.
Në emisionin “Zona Zero” të gazetarit Milaim Zeka, Alibeaj tha se pas 11 vitesh Rama u kujtua të luftojë korrupsionin, ndërsa ministra, kryebashkiakë e shumë drejtorë të tij po dalin të korruptuar.
Ai tha se nëse qeveria do të luftojë korrupsionin, duhet të heqë imunitetin e politikanëve.
“Si ka mundësi që kryeministri më i korruptuar, kujtohet pas 11 viteve që duhet të luftojë korrupsionin. Si duket ka një varg të madh me ministra, kryebashkiakë, drejtorë që po shkojnë drejt SPAK-ut dhe kam përshtypjen që edhe ky do shkojë drejt saj.
Publiku shqiptar është i ndarë në një raport 70% që e mbrojnë SPAK-un, ka tentuar që edhe ky të vjedhë pak nga lavdia e SPAK-ut.
Qëllimi real është që ky të ndërhyjë te Reforma në Drejtësi, pra te SPAK-u. Duam ta luftojmë korrupsionin? Heqim imunitetin. Politikanë që futen në politikë pa ashtu, dhe dalin të pasur...Ky është pozicionimi që kemi ne”, deklaroi Alibeaj.
Ky idioti bashke me idiotat ne opozite do fitonin pak me teper sikur te mos dilnin fare, sepse sa me teper dalin dhe flasin, aq me te neveritshem behen.
Po ky Ali beu i thënë ndonjëherë Berishës se je i korruptuar deri në palcë bashkë me të gjithë ndjekësit e tu (ku më parë ishte edhe ai vetë), të cilët për atë arsye janë katandisur në paramilitarë të tij, dhe ai i përdor siç i do bytha? Këta nuk e pranojnë Berishën meqë u shpall non grata nga SHBA, por pa motivacionin e plotë, pa pjesën e korrupsionit. Korrupsioni i qeverisjeve të Edi Ramës është ku e ku më i ulët se i Berishës sē Ali-beut, por po bëhet publik për shkaj të goditjes nga drejtësia, që është edhe një dëshirë e Ramës, ndërsa korrupsioni i Berishë-beut ishte institucionalizuar prej tij dhe mbrohej pikërusht edhe nga ajo që duhej ta godiste, pra nga drejtësia, sepse edhe ajo ishte korruptuar deri në palcë prej tij me qëllim që ta kishte një armë për të shkatërruar jetën e kundërshtarëve (çfarë piramidat financiare që rropi të gjallë popullin dhe paratë e tij përfunduan atje ku donte udhëheqësi legjendar i Alibeajt, për çfarë bëheshin vrasjet, djegiet, hedhja në erë e shtyllave të tensionit të lartë, atomikja e Gërdecit, vrasjet në bulevard, vdekjet e dyshimta të plot ish-bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij, që e rrezikonin ngaqë dinin shumë e shumë gjëra nga veprimtaria e errët e udhëheqësit të deridjeshëm të Alibeajt?). Kur hiqen edhe soji e sorollopi i këtyre si luftëtarë të virgjër kundër korrupsionit!!!
JU jeni TE GJITHE te infektuar nga virusi i Vampirit - dhe jeni kthyer ne zagare.
KUSH KA PUNUAR ME VAMPIRIN KA VIRUS ZAGARI.
ALIBYTHA.....