Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri për vitin 2024 hedh dritë mbi një problem kritik në funksionimin e sistemit të drejtësisë: mbajtjen e gjatë në paraburgim pa akuza dhe vonesat e konsiderueshme në proceset penale.
Ligji dhe Kushtetuta shqiptare parashikojnë që askush nuk duhet të mbahet arbitrarisht në arrest apo paraburgim dhe garantojnë të drejtën e çdo personi për të kundërshtuar ligjshmërinë e arrestimit në gjykatë.
Megjithatë, realiteti në terren tregon se këto të drejta shpesh cenohen për shkak të mungesave strukturore dhe burokratike në sistemin gjyqësor, shkruan DASH në raportin e saj.
"Edhe pse ligji kërkonte që shumica e hetimeve paraprake të përfundonin brenda tre muajve, prokurori mund ta zgjaste këtë afat. Ligji përcaktonte që paraburgimi para gjyqit nuk duhej të tejkalonte tre vjet. Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve raportuan se nuk kishte raste të individëve të mbajtur përtej afateve ligjore. Mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve vononte proceset penale. Burimet materiale të kufizuara, mungesa e hapësirës, menaxhimi i dobët i kalendarit gjyqësor, mungesa e stafit dhe mosparaqitja e avokatëve apo dëshmitarëve pengonin gjithashtu sistemin gjyqësor të shqyrtonte çështjet në kohë. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë e përkeqësoi situatën dhe çoi në boshllëqe në gjykata dhe në zyrat e prokurorëve." - thuhet mes t; tjerash në raport.
Në Shqipëri, vonesat e zgjatura shkaktohen nga mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe nga burimet e pamjaftueshme materiale.
Këto faktorë, së bashku me menaxhimin e dobët të kalendarëve gjyqësorë dhe mungesën e bashkëpunimit nga dëshmitarë dhe avokatë, bëjnë që shumë procese të zvarriten në mënyrë të papranueshme.
Ligji përcakton se paraburgimi paraprak nuk duhet të kalojë tre vite, por në praktikë shumë të ndaluar përballen me kohë pritjeje që e tejkalojnë këtë limit ligjor, duke cenuar drejtësinë dhe lirinë e tyre.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga raporti është mungesa e avokatit gjatë intervistave me të ndaluarit, gjë që cenon të drejtën e tyre për mbrojtje ligjore. Kjo praktikë nuk është vetëm shkelje ligjore, por edhe një faktor që rrit rrezikun e abuzimeve gjatë hetimeve.
Përtej këtij problemi thelbësor, raporti evidenton edhe sfida të tjera serioze në fushën e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Liria e shtypit vazhdon të jetë e kufizuar nga presioni politik, korruptiv dhe nga vetëcensura që ushtrohet nga gazetarët për të shmangur kërcënimet dhe sulmet ndaj tyre. Pavarësia e mediave varet shumë nga interesa të fuqishme politike dhe ekonomike, duke e vështirësuar ndjekjen e informacionit të lirë dhe objektiv.
Në aspektin e të drejtave të punëtorëve, ligjet ekzistojnë për të mbrojtur krijimin e sindikatave dhe të drejtën për greve, por zbatimi i tyre është i dobët dhe punëtorët frikësohen nga hakmarrja.
Paraburgim pa akuza tregon se sistemi nuk vepron i pavarur dhe me llogjike, por eshte i varur dhe me tendence. Kerkojne qe drejtesine ta cojne ne plotesimin e tekave politike ne kuader te luftes per pushtet. Ne thelb kjo tregon se ne akoma vuajme nga tribalizmi ku lideret e fiseve bejne ligjin mbi te drejten. Harrojne se cte mbjellesh do te korresh...Me rradhe e me sira or derdimen, me rradh e me sira, kur eshte edhe ospioni tjeter qe sistemi i drejtesise te jete i pavarur....
Ore thonë PSE po e mbani Lalin kot në burg,me duket.
Në shtetin e degraduar ,hajdut dhe të korruptuar shqiptar,nuk mund të veprosh me parametrat juridikë të shteteve te perparuara dhe shoqerive liberale. Aty duhet ligji me vdekje per hajdutet dhe korruptuarit si ne Kinë , jo garancive si ne boten demokratike. Qeni dhe derri nuk mund te çohet ne shkollë.
Tani i vajti era departamentit te shtetit.e qelbi vete drejtësinë tani Ben raport.amwrike i thencin..
Ti Kroi i Mbretit ke te drejte apsolute. Une do thoja qe Amerika eshte fajtore per gjithcka, bile edhe sepse ti je RRote Karri!
Keta amerikanet edhe te fusin ne burg dhe pastaj thone: -Na falni po ashtu eshte nje ceshtje ne Kaliforni! Keqardhje per ata qe jane te detyruar t'ju shkojne pas avzit!