Rasti i çuditshëm i Elman Abules. Ka paguar disa shërbime jurdike tek zyra e Ajolës nga llogaria e tij bankare dhe akuzohet per "pastrim" parash?

17 Shkurt 2025, 20:16Politika TEMA

 

Rasti i çuditshëm i Elman Abules. Ka paguar disa shërbime
Çudia më e madhe e hetimit është se Abule nuk akuzohet për korrupsion, por për pastrim parash, dhe kjo për faktin se ka paguar disa fatura në studion ligjore të Ajola Xoxës dhe ka sponsorizuar aktivitetet e saj artistike me një shumë prej rreth 200,000 eurosh. Pyetja tani është e thjeshtë: a ka provuar SPAK se këto para që ndodheshin në llogaritë bankare të kompanive të Elman Abules vijnë nga aktivitete të paligjshme?

Pretendimi i SPAK në hetimet që çuan në burg Erion Veliajn dhe "detyrim paraqitjeje" për bashkëshorten e tij, është se 6 sipërmarrës (të gjithë të hetuar) kanë sponsorizuar shfaqje artistike të organizuara nga OJF-të e Ajola Xoxës, në këmbim të marrjes së lejeve të ndërtimit ose të kontratave publike nga bashkia. Përtej faktit që lejet e ndërtimit janë shumë të ndryshme nga tenderat (tenderat kanë vetëm një fitues të zgjedhur mes shumë konkurrentëve, ndërsa lejet e ndërtimit janë një e drejtë ekskluzive e pronarëve të tokës dhe askujt tjetër), mbetet një pyetje për të cilën në dosjen e SPAK nuk ka përgjigje: a janë dhënë tenderat dhe lejet e ndërtimit nga bashkia në shkelje të ligjit?

Pra, a kanë qenë subjektet private që kanë fituar tenderat publikë apo lejet e ndërtimit në kundërshtim me ligjin? A e ka hetuar SPAK këtë dhe a e ka provuar? Sepse çështja nuk është e vogël: nëse procedurat janë zhvilluar sipas ligjit, çfarë arsyeje do të justifikonte favorizimet e supozuara? Pra, ku është korrupsioni?

Në asnjë nga mijëra faqet e dosjes së SPAK nuk gjendet ndonjë fakt i provuar që të tregojë se janë shkelur procedurat e tenderave apo ato të lejeve të ndërtimit të marra nga 5 sipërmarrësit e akuzuar për korrupsion aktiv, për të cilët GJKKO ka vendosur "detyrim paraqitjeje". Sipërmarrësi i gjashtë që ka përfituar një leje ndërtimi është Elman Abule, një mik i Erion Veliajt, i cili, ndryshe nga kolegët e tij, ka përfunduar në burg, si kryetari i bashkisë. Por çudia më e madhe e hetimit është se Abule nuk akuzohet për korrupsion, por për pastrim parash, dhe kjo për faktin se ka paguar disa fatura në studion ligjore të Ajola Xoxës dhe ka sponsorizuar aktivitetet e saj artistike me një shumë prej rreth 200,000 eurosh.

Këto para, sipas SPAK, janë paguar mbi bazën e faturave të rregullta, me transferta bankare që vijnë nga kompanitë e Abules, pra nga llogaritë e tij të biznesit. Pyetja tani është e thjeshtë: a ka provuar SPAK se këto para që ndodheshin në llogaritë bankare të kompanive të Elman Abules vijnë nga aktivitete të paligjshme? Dhe nëse nuk e ka provuar, ku qëndron vepra penale e pastrimit të parave? Pra, nëse SPAK nuk ka provuar se sipërmarrësi Elman Abule i ka marrë ato para nga ndonjë aktivitet i paligjshëm, si mund të konsiderohet krim fakti që ai vendos të paguajë një studio ligjore apo të sponsorizojë aktivitete kulturore, qofshin edhe ato të bashkëshortes së kryetarit të bashkisë, që për më tepër është një mik i familjes? A nuk është secili i lirë të përdorë fitimet e tij të ligjshme si të dojë?

Leja e ndërtimit që bashkia i ka dhënë Elman Abules lidhet me një pallat në zonën e Kombinatit. Në fakt, as vetë SPAK nuk e konsideron këtë si një rast korrupsioni, përndryshe nuk do ta kishte akuzuar vetëm për pastrim parash. Ndoshta kjo lidhet me koeficientin shumë të ulët të ndërtimit, pra raportin mes sipërfaqes së tokës dhe sipërfaqes së dhënë nga bashkia për ndërtim: në rastin e Elman Abules, ky koeficient ka qenë vetëm 1.6%, një nga më të ulëtit e dhënë ndonjëherë në Tiranë. Ka kulla të oligarkëve të njohur, përfshirë ata pranë "Doktorit" dhe gazetarëve të tij, që kanë koeficient ndërtimi pranë 100%! Pra, Erion Veliaj nuk duket se e ka favorizuar mikun e tij Elman Abule as në koeficientin e ndërtimit. Atëherë, ku është vepra penale?

Një tjetër mister që Gjykata e Apelit do të duhet ta sqarojë. (Shqiptarja.com)

15 Komente

  1. k
    kafe e hidhur

    rasti i cuditshem te media jone e ndritur qe ben ben gjyqe publike duke menduar se eshte ne gjendje te gjykoj drejtesine..kush jeni ju??si e gjeni kete arroganc njeher..ju qe cfare nuk keni thene per kete drejtesi..ndryshim timoni 180 grade???ka hallka gjygjsori.lereni te zotin ti vertetoj e ta mar pafajsin atje..jeni te pershtire kur skeni koherenc qendrimesh

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fakte jo Fake

      Po filloja ti besoja disa gjera por sponsorizim 200 mije euro per cfare.?Nje person? Cfare aktiviteti artistik ka bere kjo per 200 euro? Ketu mban ere e keqe njelloj si studjo ligjore e Argites parate e punes neKosove dhe milionat e Shkelzenit pa nje dite pune. Pa haruar vilat e Metes dhe Monikes. Nuk po permendim ata qe nuk jane akuzuar akoma nga SPAK se do thuhet se merremi me thashetheme.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mara emigrante ne Itali

      O popull o ju legnate e ps a e kuptoni ? Perse nuk I kerkoni dorheqien dum dumanit si ja kerkoni Edi Rames per personat qe jane perpara drejtesise ? Kuptohet qe spaku eshte pjes e pd Edi nuk duhet ta mbroje spskun por te mari masat e duhura te shkojne perpara drejtesise keta prokurore te shkerdhyer qe po bejne raprezalje me PS .

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kolegu i SPAK -ut

        Abule është i denuar ne Belgjikë si rrjedhojë është subjekt i SPAK -ut për pastrim parash

        Përgjigjjuni
        1. M
          Makiaveli

          Shërbime juridike 200 mijë euro?? Jeni qesharake kush i beson këto lajme as ju që i botoni jo

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tim

            Fiks per te qeshur ne qarje e siper

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tigri

            Nuk lahet Muti me Shurrë....po pse pikërisht te Ajola gjithë këto shërbime, pse do sponsorizuar OJQ e Ajolës....ka shumë pse ...

            Përgjigjjuni
            1. C
              Coni

              Ermal Abule deklaroi ne prokurori se ka njohje me ciftin Veliaj kurse mashtruesi deklaroi te kunderten. Pra pinoku I bashkise se njihte mgjth kishin udhetuar per 4-5dite bashke deri ne Tokio

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bënët Bëci-KM në hije.

                E paska ngrene edhe nje gjobë tjeter Abuleja nga Shqiptarja.com. Per lekë Karllua I Agimes te ha te bardhen e syrit. Dhe te kesh ndonje hall te madh si ky I Abules fap shfaqet Karllua me Agime Malltezin. Vampire me nuhatje. Ste ngelet koker leku per prokurorine pasi te "artikullos" Karllua jugori. Abule o djale sikur edhe 100 artikuj te shkruaje gjobaxhiu Karllo kollovari ste rregullon pune. Vetem te prish. Sa me shume te te prishe pune aq me shume leke te " bluan" . Eshte I "embel" froço-ja"; ja kalon Ymerit

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Ujku Plak

                  Gazetar Pordhe qe pyet ku eshte Korrupsioni kur ky Sum Qimi i jep 200 Mij Eoro Gruas se Kryetari. Eshte e njeta Strategji si Kanceri Berisha me Gaforren Argit dhe Sy Peshkaqenin Zeni, ose Ilir Mutaj. Po mos Paguajn Bisnezmenet ju Zvarritet Leja ose nuk Jepet. Me i marr Eurot ne Dore? Jan shuma te medha dhe te Bezdisin me i Lare. Ju kujtohet kur Liri Berisha shiste zhgarravina me shtrejte se Pikturat e Pikasos? Ja pra dhe Pjeshka Xoxa kete Bente dhe jo vetem

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sinan Berduvela

                    Po sikur pyetjet ti shtronim ndryshe? Psh: Cfare sherbimesh i ka kryer Ajola Abules dhe sa kushtojne ato? Ne bilancet e Abules, sa vend zene 200 mije eurot dhene Ajoles? Sa para i kane dhene ndertuesit Ajoles? Sipas Ajoles, ajo ka harxhuar 75 mije euro ne 10 vjet per blerje rrobash. Ose 7500 ne vit, ose 625 ne muaj! Pak? Normale? Apo shume? Tashme gjykoni vete se ka vjedhur, grabitur, ka punuar me ndershmeri apo jo Ajola me te dashurin e saj kryetar bashkie!

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Berti

                      Lejani organeve të drejtësisë të bëjnë drejtesi. Mos bëni mbrojtje të njerëzve të korruptuar në publik dhe me artikuj te tille. Kur të filloj gjyqi gjykata do ti shqyrtoj me hollësi dhe do të japë drejtësi.

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        Urania

                        Kot I mbroni,si nuk lodheni per kete palo njeri qe nuk ka as emer dhe as mbiemer. Eshte bicim

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Skraparliu

                          Dakord Veliaj sipas SPAKUT ka bere korupsion bashke me zonjen e tij. Po konsulencat juridike qe bente ARGITA me SHKELZENIN pse nuk I heton SPAKU,po konsulencat ekologjike qe bente prof.dokt.ABI dhenderushi I Berishes pse nuk I heton SPAKU,po sponsorizimet per LIRI BERISHEN qe beheshin nga oligarket me ne krye TACIN OIL jane te ndershme sipas SPAKUT. Po deklarata disa mijra ero Argites prej 400 mije ero per fondacionin e mamas ku eshte SPAKU ku eshte BKH po Olsi me Dumanin dhe Banin besoje I dine por nuk u vjen mire.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Marinela

                            c'te sqaroje Olso mavria me pare...ai di vetem te zhyse turinjte ne p... pavaresisht nga lloji i p...

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje