Kuvendi i Shqipërisë shkarkon nga detyra të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së

17 Shkurt 2025, 18:57Politika TEMA
Kuvendi i Shqipërisë shkarkon nga detyra të gjithë

Kuvendit i Shqipërisë ka shkarkuar nga detyra të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Gjatë seancës së sotme, Kuvendi shkarkoi me shumicë të thjeshtë votash të 11-të anëtarët e Këshillit, duke filluar nga Gëzim Podgorica, deri te Milena Selimi.

Gëzim Podgorica – 89 vota pro, 5 abstenim, 4 kundër

Genc Përmeti – 91 vota pro, 0 abstenim, 4 kundër

Leka Bungo – 95 vota pro, 5 abstenim, 3 kundër

Albert Minga – 88 vota pro, 6 abstenim, 6 kundër

Ardita Reçi – 92 vota pro, 3 abstenim, 3 kundër

Dionis Papadhimitri – 92 vota pro, 3 abstenim, 2 kundër

Edmond Tullumani – 96 vota pro, 1 abstenim, 3 kundër

Engjëll Ndocaj – 94 vota pro, 4 abstenim, 4 kundër

Ilir Keko – 89 vota pro, 3 abstenim, 11 kundër

Mevlan Shanaj – 64 vota pro, 12 abstenim, 15 kundër

Milena Selimi – 93 vota pro, 3 abstenim, 4 kundër

Kujtojmë se Kuvendi nisi presionin ndaj institucionit drejtues të operatorit të vetëm publik në vend pasi Këshilli Drejtues me shumicë votash skualifikoi nga gara për drejtor të përgjithshëm të RTSH-së 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësonin kriteret për kualifikim.

Pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit.

Nga gara u skualifikuan kandidatët Eni Vasili, Kliton Rama dhe Ermal Hoxha, duke thirrur në dëgjesë vetëm dy kandidatë; Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, kjo e fundit drejtore e komanduar e RTSH-së pas dorëheqjes së Alfred Pezës.

I vetmi që doli kundër kësaj vendimmarrje ishte kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo.

Procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri nisi 6 muaj pasi dha dorëheqjen drejtori i mëparshëm i RTSH-së, Alfred Peza, zgjedhja e të cilit gjithashtu u kontestua për shkak të karrierës së tij të gjatë politike pranë Partisë Socialiste.

Peza u përball me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni gjatë një viti që mbajti detyrën.

Transmetuesi publik është në teori një institucion politikisht i pavarur, por bordi drejtues zgjidhet nga parlamenti me një formulë ku dy partitë kryesore përzgjedhin kandidatët e tyre të preferuar.

7 Komente

  1. N
    N

    Kur u zgjodh Leka Bungo kryetar pata shkruajt se keni zgjedh nje megalloman qe kur u denua me pa te drejt ne Fier asnje nuk e meshiroj,dhe asnje nuk e ka priti mbas 90 si Pellumb Kullen.

    Përgjigjjuni
    1. D
      DUCJA

      Fajin nuk e kane keta por Rama qe fut hundet kudo. qe me Thoma hajdutin e prishi konkurimin e lire te kandidateve, keta si shqiptare te vertete, nuk e lene paren te bjere ne toke, nuk thoshim , shyqyr na doli honorar tani ne moshe pensioni.

      Përgjigjjuni
      1. I
        ILIR KEKO

        I mori ne qaf kurva Aurora Polo. Poç patet o te mjere? Ju terhoqi per hunde nje hajvane delirante injorante. O rrota kari po ça do i thoni grave? O te rrjedhur dhe te pjerdhur nga trute, u be deti kos?! Turp, burra me thinja, vegla te elektriçistes. Po te pakten ta kishit qire, apo s'ju punon kari?

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dine çobani

          aaahahahahahhhaaaaa

          Përgjigjjuni
        2. 1
          1

          PSE iken rinia nga vendi?Shum e thjeshte.E ndiqni ju.Po pse o te mjere u shuan te rinjte e mireshkolluar qe te vini ne keshill drejtues dy pleq ne muzgun e jetes se tyre?Te pakten dy i di une.LEKA BUNGO dhe ALBERT MINGA.mbi te 80.Turp o felliqesira

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pensionisti i Porcelanit

            RTSH ka shume gazetare e regjisore me personalitet profesional e moral qe e meritojne te zgjidhen ne Keshillin e Pergjithshem te RTSH. Zgjedhja duhet te behet me kandidatura te dala nga kolektivi i RTSH dhe te seksionohen me votim te fshehte.

            Përgjigjjuni
            1. I
              IVANI MADH

              Mire eshte zgjedhur per keta bashibozuke te RTSH por problemi qendron se ke te zgjedhin te drejtoje ---Une jam i mendimit qe RTSH ta drejtoje Klodiana Lala ,se tani eshte rinovuar qe kur veshi breket e vjetra te Ajoles dhe sytjenat ndonse e ka gjoksin drase dhe sikur nuk i shkojne ,por sidoqofte le ti mbushi me sfungjer dhe ti veri ne mollaqet e bythes

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje