Reagimi i KLGJ për presionin ndaj gjyqësorit, Rama: Këto nuk janë sulme, por thirrje për standarde demokratike

13 Shkurt 2025, 09:23Politika TEMA
Reagimi i KLGJ për presionin ndaj gjyqësorit, Rama: Këto nuk

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ushtroi trysni ndaj drejtësisë, teksa KLGJ reagoi pas deklaratave të tij.

Në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ai nuk bëri sulm, por thirrje për standarde demokratike. 

“Këshilli i Lartë Gjyqësor që ka një numër të lartë punonjësish, janë rritur 594 punonjësish dhe numri i përgjithshëm i punonjësve ka shkuar mbi 2 mijë veta, në mos unë gabohem. Mirë bëjnë ata që flasin, trysnia, çfarë thashë unë?

Ka thënë, siç komiteti ka nënvizuar në të kaluarën, regjistrimet audiovizuale, të intervistave me personat që pyeten, përbëjnë një mbrojtje të rëndësishme kundër keqtrajtimit, indimidimit, duhet të mbulojnë të gjitha fazat e pyetjes së personave. Komiteti për parandalimin e torturës, thotë, e inkuranjoj Shqipërinë të shtojë regjistrimin audiovizual te të gjithë personat.

E thotë këshilli, është standard demokratik. Kemi bërë një reformë me një mbështetje masive të drejtësisë së re, me një personel, që ka shkuar në 3342 punonjës, që paguhen nga buxheti i shtetit shqiptar, dhe në këtë vit që lamë, janë akorduar 1.2 miliardë.

Çfarë duhet të bëjmë ne? Të pranojmë që dëshmitë të merren me orë të tëra dhe në und të japin 5 letra për të firmosur, pasi të intimidojnë? Këto nuk janë sulme, janë thirrje për standarde. Çfarë standardi demokratik është që i merr telefonin tjetrit”, theksoi ai.

5 Komente

  1. E
    ERTV

    E kontrollon artisto, e kontrollon. Ti me Belanë, Pranej e keni çu dhe Pamelën në vlerësim por jo vetëm. Veçse ti si kontrollon dot të gjithë se ca ti ka dhe Saleh-u (babai yt politik).

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ton

      Reago per te gjithe qe jane cenuar dhe per Meten, Ahmetajn etj...nuk je I besueshem.

      Përgjigjjuni
      1. I
        ILIR

        Pse ore psikopat ti qenke ai qe vendos standartet ? O hinjorant,megalloman i semure psiqikisht,SPAK eshte rruga e shpetimit te Shqiperise dhe i gjithe populli i ndershem e perkrah dhe do ti dale ne mbrojtje edhe nga felliqesira si puna jote.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Po mire moj drejtesi qe reagoni per paanshmerine , me fatte qe ju kerkoi z .Rama , po per saliun pse nuk reagoni qe ju quan organizzate kriminale.? E keni humbur besimin e popullit .Turp per ju .veproni me dy standarte .

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tani

            Pse kaq frike te japesh tel? Na o burre,merre cel tim. Mbaje,hape,kontrolloje dhe ma jeo prape,ose me jep nje me te ri Tr djeg ta japesh tel? Aty fshihen pislleqet

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje