Sokol Sadushi: Zbatimi i Reformës në Drejtësi është shoqëruar me vështirësi! Nuk ka dështuar, por është ngadalësuar

21 Tetor 2025, 11:30Politika TEMA
Sokol Sadushi: Zbatimi i Reformës në Drejtësi është

Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi tha se reforma në drejtësi shkëputi politikën që kishte paralizuar sistemin gjyqësor.

Në Konferencën me temë “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”, Sadushi përmendi  edhe vështirësitë me të cilat po has zbatimi i kësaj reforme.

Ai theksoi se Reforma në Drejtësi nuk ka dështuar, por është ngadalësuar për shkak të mungesës së vullnetit për ta zbatuar  me të njëjtin idealizëm që u ndërtua.

Sokol Sadushi: Sot pas 30 vitesh Shqipëria përballet me një provë të re, ta shndërrojë rezultatin e reformës në drejtësi në një proces të qëndrueshëm konsolidimi institucional.

Reforma në drejtësi shkëputi lidhjet politike që kishin paralizuar gjyqësorin, shkatërroi kulturën e pandëshkueshmërisë dhe vendosi integritetin në qendër të debatit. Drejtësia shqiptare u perceptua si shpresë.

Drejtësia shqiptare duhet të tregojë maturi.

Duhet pranuar se ngritja e institucioneve të reja nuk është fundi i reformës, por vetëm fillimi i saj. Zbatimi i reformës është shoqëruar me vështirësi  që lidhet me plotësimin e trupës së magjistratëve, me mungesë koordinimi me institucionet e reja dhe me kufizimin e interpretimeve përkatëse.

Reforma nuk ka dështuar, por është ngadalësuar nga mungesa e vullnetit për ta zbatuar  me të njëjtin idealizëm që u ndërtua.

2 Komente

  1. R
    Real

    Reforma ne drejtesi,sipas opinionit popullor ,ka deshtuar ne menyren me spektakulare te mundeshme. E cfare eshte ajo qe ben zotrote ne gjykaten e larte , duke u munduar te katapultosh ne kushtetuese sojin tend te koruptuar, qe te mbreteroni te qete. Bastard, mesoje qe Gjin Gjoni me ato qe u larguan ishin lule para jush.

    Përgjigjjuni
    1. !
      !!!!!

      Ndoshta Elvisi ka ngaterruar shenje.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje