REPLIKAT/ "Bashkimin ua kemi detyrimin demokratëve", Luan Baçi i ndërhyn Alibeajt gjatë konferencës për mediat: Ke vetëm Bardhin me vete

31 Mars 2022, 10:23Politika TEMA

REPLIKAT/ "Bashkimin ua kemi detyrimin demokratëve", Luan

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj doli në një komunikim me mediat në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar. Alibeaj ishte duke folur për nevojën e bashkimit të demokratëve kur u pyet nga gazetarja se sa deputetë mendonin si ai.

Pas shpinës së Alibeajt ishte duke kaluat deputeti i Fierit, Luan Baçi i cili ndëhyri duke thënë se Alibeaj ka me vete vetëm Gazmend Bardhin.

Replikat

Alibeaj: Kushdo ka detyrimin që ta kërkojë bashkimin sepse ua kemi detyrimin demokratëve tanë. Ndërkohë që ne bëjmë këtë tollovi, Edi Rama fërkon barkun.

Gazetarja: Sa deputetë ju mbështesin me këtë mendim zoti Alibeaj?

Luan Baçi: Vetëm Bardhi (sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi).

Alibeaj: Ja e patë një zë, ja ky është një zë që është bashkimi.

Gazetarja: Edhe zoti Bardhi vetëm një gjuhë ka përdorur dje në rrjetet sociale.

Alibeaj: Nuk është e mirë. Sepse po vendosëm se sa mbështesin, vetëm celebrojmë ndarjen. Kjo nuk është e mirë.

 

Lini një Përgjigje