Edhe këtë seancë parlamentare nuk kanë munguar debatet mes opozitës dhe mazhorancës. Deputeti i pavarur Agron Shehaj është përplasur në Kuvend me kryeparlamentaren Elisa Spiropali.
Debate ka nisur pasi Shehaj ka kërkuar që të replikojë për të disatën herë, ndërsa kryeparlamentarja nuk i ka dhënë fjalën.
Pjesë nga debati:
Elisa Spiropali: Keni kërkuar fjalën për cilën arsye për replikë? Po ju pyes pse e keni kërkuar fjalën?
Agron Shehaj: Për procedurë
Elisa Spiropali: Për procedurë apo për replikë? Është për të njëjtën çështje>
Agron Shehaj: Zonja kryetare, (I fikin mikfrofonin dhe flet i revoltuar nga vendi
Elisa Spiropali: E keni marrë disa herë fjalën për procedurë për të njëjtën çështje
Agron Shehaj: Po bëheni qesharakë
Elisa Spiropali: Se kush është qesharak e gjykon publiku
Agron Shehaj: Atëherë edhe njëherë, nuk ju lejohet zonja kryetare që të keni..
Elisa Spiropali: Mos mu drejtoni mua flisni për procedurë
Agron Shehaj: Nuk caktoni ju se kujt i flas unë dhe për çfarë flas unë, Keni lajthitur, harroni ju që, e dini që ju që jeni kryetare parlamente jo e maxhorancës
Elisa Spiropali: E doni fjalën apo jo?
Agron Shehaj: Do më lejoni të flas Ju kujtoj që s’jeni kryetarja e maxhorancës, nuk mund të përjashtoni
Elisa Spiropali: Ju lutemi lini këto poza TikTok sepse nuk ngjit askund ky populizëm krejt banal. Nuk impresionohem nga këto poza. Jam kryetarja e Kuvendit dhe ju kam dhënë fjalën.
Kush do ta zgjedhe Shehajn deputet mot,? Saliu jo! A e kupton ai kete? Pse nuk iken qe tani nga Kuvendi? Pse nuk shkon te beje biznes ne Itali? Se ne Vlore nuk ka vend me oer kete majmun karagjos, biznesman pa vlere.
Agron pizevengu, 29.5 kg do fitoje zgjedhjet, per te qare me budallallekun e partine e tij.
Kjo ju vjen hakut, se Lindita nuk ishte tipi që ju përshtatet...
Mendoj se Elisa Spiropali po ecën në gjurmët e Geamoz Ruçit ,jo në kuptimin negativ, por për të drejtuar me kopetencë dhe autoritet të merituar për pozicionin që mban.Nuk mund të marësh fjalën për të folur disaherë duke shpërdoruar të drejtën e fjalës,dhe kur ngrihesh nuk fletë për atë wë ke kërkuar,por korre nuk lidh asgjë , fillon me sharje ofendime akuza , kur fjalën e ka kërkuar për tjetër gjë.Stpp këtij abuzimi .Le të ulërasin sa të duan për shkelje të të drejtës të fjalës.Opinioni e shikon se kush abuzon dhe mbështet drejtimin objektiv.Le të vlejë kjo për të gjithë deputetët e çdo krahu politik.Drejtuesja(esi) ka rolin e bujkut që mban hostenin në dorë dhe kur kau(qetë) dalin nga vija ai i thotë :(eja balash në vijë dhe eçpon me hosten njëri ose tjtrin)Kështu duhet të veprojë edhe drejtuesja e kuvëndit kur ndonjë balash del nga tema për të cilën kërkon fjlën.