Kryeministri Edi Rama, në konferencë me ambasadorin Silvio Gonzato, tha se progres raporti i BE për Shqipërinë është më pozitivi i gjithë këtyre viteve.
Rama tha se e tillë është edhe ecuria e vendit, duke thënë se kjo u afirmua edhe nga konferenca e dytë ndërqeveritare, ku u hapën negociatat për grup kapitullin e parë.
“Unë e kam thënë, sot është rasti për ta përsëritur, që raporti i progresit në këndvështrimin tim është dokumenti më i plotë më i detajuar dhe më i besueshëm ndërkombëtar që Shqipëria merr dhe mbi të cilin ne i referohemi fjali për fjali, në kuptimin e plotë të fjalës.
Është i vetmi raport ndërkombëtar që bazohet vetëm në fakte, jo perceptime, sondazhe dhe që i referohet fakteve nën dritën e parimeve dhe standardeve të funksionimit të institucioneve europiane.
Sot marrim një raport shumë pozitiv, më pozitiv i gjithë këtyre viteve dhe normalisht i tillë, sepse e tillë është edhe ecuria e vendit. Konferenca e dytë ndërqeveritare afirmoi njohjen nga të gjitha institucionet dhe vendeve të BE të përparimit të bërë nga Shqipëria.
Raporti është real dhe i balancuar dhe siç njeh të gjitha përpjekjet dhe progresin e bërë shënjon edhe piketat për hapat që duhen bërë me tej dhe çështjet ku duhet të përqendrohemi për të mbushur kushtet e anëtarësimit. Është një proces që vazhdon, por cilido dëshiron të kuptojë se ku ndodhet Shqipëria, bën mirë ta lexojë këtë raport. Askund tjetër s’do gjejë një analizë të përpiktë dhe panoramë të vërtetë të panoramës së vendit.
Drejtësia përtej politikës të brendshme, raporti bën vlerësim të lartë të zbatimit të reformës në drejtësi dhe thekson se kjo reformë ka çuar në përmirësime të ndejshme në funksionalitetin e drejtësisë në vend. Ka pika. Me shumë të drejtë KE vlerëson punën e SPAK, vazhdimësinë e rezultateve.
Ekonomia dhe rritja e mirëqenies, raporti e konfirmon vazhdimin e rritjes ekonomike të vendit dhe përgatitjen e mëtejshme të Shqipërisë për një ekonomi tregu funksionale në bazë të parimeve dhe kushteve që garanton BE.Europa, BE janë bekimi më i madh për një vend si Shqipëria që ndryshe do ta kishte të pamundur të bënte shtetin që po bën”, tha Rama.
Ca bekimi o Enver Hoxha,je bere me keq se ai,Populli eshte me i varfer se viti 91,Ke 26 ne karrike,Kush eshte ndryshimi mes teje dhe Enverit,
"Astriti"! Shko pyt Saln, e ka gati pergjigjen çaj burr, apo sdo gzohet qy e pyt. po po, absolutisht po. Poplli o shum i vorfn, çashtu bre kar i lals. Ruj sait se menja t paska hik te batha e Sals.
Kjo është njësoj me atë shprehjen që po bëjmë progres në ekonominë e vendit, por kjo duke parë zhvillimet makroekonomike të vendit por duke parë nga pikëpamja mikro(pra konkretisht familjet shqiptare) mirëqenia ekonomike për to ka rënë (rritje çmimesh). Përfundimisht rezultatet janë më pozitive por shpërndarja e të ardhurave është e gabuar. Kjo s'para i intereson qytetarit se ai nuk e ndjen në jetën e tij këtë rritje, kjo ka rritur kamjen e oligarkëve, ekonomia e qytetarit përkeqësohet.